Bare: Basha po zhbën vlerat historike të Tiranës

17 Shtator 2014, 17:28Politika TEMA

Partia Socialiste reagoi përmes deputetit Besnik Baraj mbi një leje ndërtimi të dhënë nga Bashkia e Tiranës, pranë një monumenti kulture

“Jemi këtu përballë këtyre dy objekteve paradoksalë. Njëra është Ministria e Kulturës, e cila me një vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur monument kulture. Objekti tjetër që shikoni që ngjan si një përbindësh në raport me Ministrinë e Kulturës, i është dhënë leja për ndërtim nga Bashkia e Tiranës.

Por leja e ndërtimit ka një histori të veçantë. Fillimisht u dha leja për ndërtimin me 7-të kate, sot është duke u ndërtuar me 9-të kate dhe ka gjasa që të ndërtohet edhe më shumë. Natyrshëm, ne por dhe publiku njëkohësisht shtrojmë pyetjen,

A janë respektuar të gjitha ligjet, kuadri rregullator që ruan monumentet e kulturës?” Sigurisht në këtë rast këto nuk janë respektuar”, theksoi Bare.

Në vijim ai shtoi se ” kjo zonë është një zonë me denduri shumë të madhe të popullsisë ku mungojnë jashtëzakonisht shumë mjediset e gjelbra”.

“Fare mirë këtu mund të ishte ndërtuar një mjedis i gjelbër i cili do të rriste vlerën edhe të këtij monumenti kulturor dhe historik, por njëkohësisht do t’u vinte në ndihmë për kushte jetese dhe mjedisore edhe banorëve të kësaj zone, ku siç e thashë mungojnë zonat e gjelbëruara.

Cila është arsyeja që Kryetari i Bashkisë nuk respekton vlerat historike dhe kulturore të qytetit tonë, këto vlera të cilat edhe pse janë të pakta ne duhet t’i ruajmë?

Nga ana tjetër, do t’i thonim që nëse në vlerësimin e qytetarëve Kryetari i Bashkisë vlerësohet si llafollogu më i madh në këto 20 vite, por njëkohësisht edhe punëbërësi më i vogël, nëse nuk ka mundësi që të zhvillojë dhe të ruajë vlerat historike të qytetit të Tiranës, të paktën mos t’i zhbëjë ato.

Mos t’i dëmtojë në mënyrë që nesër ne të kemi  histori, kujtesë dhe  kulturë”, theksoi deputeti socialist.

6 komente në “Bare: Basha po zhbën vlerat historike të Tiranës”

  1. gimi says:

    Basha duke zbatuar urdherat dhe porosit e saliut sic ka bere dhe saliu me porosit e enverit thjesht po tregon se sa antishqiptar eshte e se sa shum po punon kundra ktij kombi, historia do ta tregoje.

    1. Ruzhdi says:

      Socialistve per larguar i ka mbet vetem edhe Lulzim Basha dhe po ja mrrini qellimit krejt. JU socialistet nuk keni ardhur per ta rregulluar Shqiperin dhe per Jetuar mè mirè por vetem per te u hakmarr ndaj Djathtistve dhe te Qeverisni dyzet vite e ardhshme si Enver Hoxha kjo esht kultur Komuniste bej kundershtar dhe Qeveris kultura Juaj Socialiste.

  2. Dita says:

    Po me po bllokoni ndertimet.. Tironsit po i ze shtepia brenda ju na tregoni monument kulture…

  3. drejtesia says:

    I biri gardjanit,drejtorit burgu te regjimit barbar komunist,ka kurajo te jape mend per demokraci….nga e ka marre edukaten demokratike ke birce…

  4. mondi says:

    Ai vend do behet, duke nderruar mentalitetin, qe qarte duket sa primitiv eshte ne komentet qe behen. Pamvarsisht kush e thote idene, qofte dhe nje i burgosur, qofte dhe nje pijanec, ka dy mundesi ose te jete e drejte ose jo. Aresya qe ballkani e ca me shume shqiperia nuk behet eshte te mentaliteti primitiv i gjykimit. E meritoni te jetoni ne llum. Eshte kjo aresya, mungesa e shpreses qe me beri ta le ate vend. Tung

  5. arjola says:

    Shpesh here njerzit fshihen mbrapa asaj qe i mungon. Po ta njihje ti drejtesia Besnikun do e mbyllje gojen dhe do kuptoje qe eshte model i humanizmit dhe thjeshtesise. Kam punuar me te ne fakultet per shume vite. Ishte i jashtezakonshem ne drejtim dhe komunikim si kolege, pra vertet demokrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje