Vizita e Papa Françeskut/ Basha: Përzgjedhje kuptimplotë që na jep nder të gjithëve

17 Shtator 2014, 14:18Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri si një privilegj të veçantë.

Në një postim në rrjetin social facebook Basha shkruan se “kjo është vizita e parë e Papa Françeskut në një qytet dhe në një vend europian, një përzgjedhje kuptimplotë nga ana e Shenjtërisë së tij që na jep nder të gjithëve, një bekim për vendin tonë, një vlerësim i jashtëzakonshëm për qytetarët e Tiranës dhe për çdo shqiptar.”

Po ashtu Basha njofton se do t’i japë Papës titullin e “Qytetarit të Nderit”: Për mua, është një nder i veçantë që në emër të qytetarëve të Tiranës, t’i dorëzoj Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi”.

2 komente në “Vizita e Papa Françeskut/ Basha: Përzgjedhje kuptimplotë që na jep nder të gjithëve”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Mire do beni,ka merita,ju vuri ne pune !

    1. andromeda says:

      E more Lul pelivani. Ti dhe bashkëmëkatarët e tu do prisni Papën do i puthni dorën dhe papa do t’ju bekojë e t’jua fali mëkatet. Porse populli s’ka për t’jua falur ato mëkate që keni mbi shpinë. E ku asht vullneti i popullit aty asht dhe vullneti i zotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje