Fischer: Fullani të ballafaqohet me pasojat. Papa, figurë rilindjeje si Rama

17 Shtator 2014, 09:41Politika TEMA

Historiani dhe analisti amerikan, Bernd Fischer, i cili është një njohës i mirë i Ballkanit, analizon ngjarjet më të fundit që lidhen me Shqipërinë.

Duke komentuar vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, ai shprehet se këto ngjarje ndodhin kudo, mirëpo Guvernatori duhet të ballafaqohet me pasojat.

“Këto janë ngjarje që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha vendet, si të mëdhenj, ashtu edhe të vegjël.

Do të ketë gjithmonë njerëz të pandershëm, që besojnë se janë më inteligjentë se pjesa tjetër e njerëzve dhe kryejnë krime të guximshme.

Pothuajse gjithmonë dështojnë.

Besoj se ajo që është e rëndësishme këtu, është se si menaxhohet situata.

Mendoj se është e rëndësishme të mos reagohet më shumë se sa duhet.

Një investigim i plotë duhet të realizohet dhe masat mbrojtëse të vendosen në vend, në mënyrë që të mos ndodhin më gjëra të tilla.

Ardian Fullani, si Guvernator i Bankës, është në fund të fundit përgjegjësi për atë që ndodh nën drejtimin e tij dhe ai duhet të ballafaqohet me pasojat.

Besoj se kandidati më i mirë, nëse do të jetë shqiptar apo i huaj, duhet ta zëvendësojë atë.

Në fund të fundit, nuk besoj se kjo çështje duhet lejuar të marrë energji nga procesi i ecjes së Shqipërisë përpara”, shprehet ai.

Sa i takon politikës, ai mendon se “sa kohë ‘marrëdhënia e helmuar’ midis partive politike në Shqipëri do të ekzistojë, progresi i vendit do të jetë i ngadaltë”.

“Partitë duhet të bashkëpunojnë në të mirë të vendit. Demokracia nuk mund të funksionojë plotësisht pa pasur këtë parim. Bojkoti i PD-së është joproduktiv”, shprehet ai.

Ndërsa vizita e Papa Françeskut në vendin tonë, sipas tij, është një vendim i Papës për të nxjerrë në pah arritjen e Shqipërisë në zhvillimin e një modeli të shkëlqyer të harmonisë fetare.

“E shikoj Papa Françeskun si një figurë rilindjeje, taman si z. Rama”, thotë ai për GSH.

9 komente në “Fischer: Fullani të ballafaqohet me pasojat. Papa, figurë rilindjeje si Rama”

  1. Shigjetari says:

    Po ku e shikon Rilindjen tek Rama more i pacipe.

    1. ezopi says:

      hahahahahahahahah kjo me kujtoi ate barcaleten e famshme ku eshte ai i veshur me te bardha ne krah te Gencit.

    2. Erenik Doli says:

      I/e e pacipe je vete, meqe nuk ke arritur te njohesh Berishen. Berisha eshte njeriu qe do vazhdoje (per aq sa te kete fuqi) te mbaje te gjithe shoqerine shqiptare ne gjendje te helmatisur. Me burre te poshter, psikopat bipolare dhe spiun nuk ka pjelle toka shqiptare ende. Por po i vjen fundi dhe kesaj qelbesire me sa po shifet.

      1. Erenik Doli says:

        Sai Berisha eshte nje psikopat i paklasifikuar bipolare, me ç’rregullim (sekondare) te theksuar te impulsit dhe urrejtjes se skajshme te te gjitha vlerave dhe njerezve me dhunti natyrore per te miren e shoqerise dhe te kombit. Edhe nese del se Berisha ishte spiun serb, kjo tablo pershkrimi qe po i bera me siper eshte me e keqe se te qenit spiun i ndyre.

  2. qytetari says:

    Ky Fischer-i fliska taman si Nard Noka por edhe si…….e ema e Zeqos ne maje te thanes,lol.

  3. Adel says:

    Me shume deshire ia falim Fischerit Ramen dhe Berishen, dy rilindasit tane

  4. Ozzy Osbourne says:

    Adel po ti kesh ne xhep fali!

  5. frenk says:

    Natyra I ka dhene cdo gje Shqiperise . Per fat te keq kemi nje race te poshter te mallkuar politikanesh qe nuk e duan kete vend.

  6. Motra says:

    Ah, po Zoti Bernd Fischer po flet per Fullanin, te akuzuarin e radhes ne Shqiperi! Eshte ne te drejten e tij, por nuk na tha asgje te mencur dhe te sakte per ta realizuar ne te ardhmen. Edhe keshtu edhe ashtu… tamam si me ate 29 nentorin. Shqiptaret i kane thene vete te gjitha (madje me shume) ato qe thote Fischeri. A nuk e shikoni more shoke se sa me shume prononcohet Fischeri ne Shqiperi, aq me pak e njeh ai Shqiperine. Shkroi librin per Zogun, me asnje dokument shqiptar. Po keshtu edhe ne librin per Luften, (Milo do ta beje bashkepronar. Cudi se Milo per para te vret!). Kurse ate librin per Enverin e qelbi fare. Pra e ka ulur shuime pjacen. Na ka premtuar se do te ribotoje librin per luften te plotesuar, por me kot, asnje fjale nuk ka ndryshuar. Vjen sa per te marre parate e ribotimit, madje nuk e dime nese i deklaron apo jo ne Indiana, ne shtetin e tij. Zoti Fischer, qendroni larg nga Shqiperia, se nuk keni me se c’jepni, mos e vilni edhe juve kete popull te shkrete. “Papa figure rilindje si Rama”(!), te pakten te thoshte “figure rilindje per shqiptaret.” Papa i ngjan Rames, apo Rama i ngjan Papes, pak si i paqarte na duket ky krahasim, calon me te dy kembet jo vetem me nje. Z. Fischer, jo me furce por me kove me boje vaji po ia beni lajkat Rames!, hajde dallkauk hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje