INTERVISTA/ Berisha: Prokuroria kishte si synim arrestimin e Fullanit, jo hetimin. Izet Haxhia, vrasës

17 Shtator 2014, 00:52Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Kreun e Qeverisë Edi Rama për inskenim në rastin e arrestimit të Ardian Fullanit.

Akuza ish-Kryeministri drejtoi edhe ndaj organit të Prokurorisë, që sipas tij nuk ishte i interesuar për hetimin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, por për arrestimin e Fullanit.

“Prokuroria nuk interesohej për hetimim, por për të arrestuar guvernatorin. Prokurori nuk e mori në pyetje. Në këto kushte u vërtetua se nuk kishte për qëllim hetimin.

Po të shkojmë tek kasaforta, ajo ka një sërë procedurash dhe sigurisht, pra i administron një përgjegjës sigurie. Për të faktuar se prokuroria nuk do hetimet, përgjegjësi i Departamentit nuk ka dëshmuar në Prokurori, i cili është babai i Brisilda Shehajt.

Po të ishte përgjegjësi në Prokurori, nuk do kishte arrestim të Guvernatorit. Kemi një arrestim të paracaktuar për arrestimin e Fullanit. Është inskenim i Ramës”, tha Berisha.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ish-Kreu i Qeverisë tha se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet vendosre, ndërsa rikandidimin e Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës e konsideroi si një vendim të tijin.

Gjithashtu Berisha tha se në PD ka mendime diversive, duke shtuar se nuk e dinte nëse kishte disa rryma.

 

Zoti Berisha do kisha dashur ta nisja këtë interviste me shumë pyetje, por doja të ndalesha tek aktualitetit. Doja tju pyesja për skandalin që ka përfshirë Bankën e Shqipërisë. Jeni një nga të vetmit zëra të politikës që e konsideroni stalinist arrestimin. Mos jeni vetëm?

Mund të jem vetëm, por në këto kushte e bëj për të drejtat dhe liritë njerëzore. Kam mbetur dhe do mbes pro i atyre parimeve. Ndodhi një krim i shëmtuar. U vu dorë, u prek, u vodh, në kasafortën e shtetit. Jashtë populizmit, dhe e them këtu për arsye strikte për arsye politike, kërkova publikisht një hetim të rreptë dhe vendosjen para ligjit të përgjegjësve të këtij akti. Nisi një proces që në pamje të parë ishte proces në përputhje me shtetin ligjor. u arrestuar hajduti, dhe bashkëpunëtor. Publikisht qëndrova, pasi nisi analogjia. Kisha denoncuar publikisht vjedhjen e Thesarit në Krrabë, por në rastin e tij, ku u vodhën mbi 40 milionë dollarë. Meta deklaroi se në Krrabë theksoi se aty ka qymyr dhe jo flori. Në atë rast, i vetmi që u arrestua ishte oficeri që më informoi. Madje për këtë rast u arrestuan dhe dy fshatarë dhe oficeri dhe asnjë tjetër.

Për çfarë na shërben ky paralelizëm?

Hajduti në këtë rast u arrestua.

Hajduti u vetëdorëzua..

Kjo nuk ka rëndësi, pasi ai është arrestuar.  Prokuroria nuk interesohej për hetimim, por për të arrestuar guvernatorin. Prokurori nuk e mori në pyetje. Në këto kushte u vërtetua se nuk kishte për qëllim hetimin. Po të shkojmë tek kasaforta, ajo ka një sërë procedurash dhe sigurisht, pra i administron një përgjegjës sigurie. Për të faktuar se prokuroria nuk do hetimet, përgjegjësi i Departamentit nuk ka dëshmuar në Prokurori, i cili është babai i Brisilda Shehajt. Po të ishte përgjegjësi në Prokurori, nuk do kishte arrestim të Guvernatorit. Kemi një arrestim të paracaktuar për arrestimin e Fullanit. Është inskenim i Ramës.

Cili është interesi i Ramës?

Interesi i Ramës është se caktohet nga një qëllim; udhëhiqet nga urrejtja. Ka një faqe për zonjën Fullani, ku e ka detyruar Ramën për të mbajtur atësinë e të birit. Një padi që u bë ndaj meje, i ra fatkeqësisht zonjës Fullani të merrej. Edi Rama çdo tre muaj deklaronte se nuk do ketë para për të paguar pensione dhe rrogat, dhe se deklaroi se Fullani do pres paratë.
Fullani mund të ketë pasur 120 të meta, por ka mbajtur qëndrim stabiliteti monetar për kohën e krizës rajonale.

Do doja të dija, a keni marrë ju njerëz të vendosur në Këshillin Mbikqyrës? Kanë pasur poste politike? Cila është Elisabeta Gjoni? 

Ajo ka qenë këshilltare tek unë për 23 vjet dhe ka ndjekur specializime nëpër botë dhe është një nga personalitetet më të mira në këtë fushë. Petraq Milo është doktor i Shkencave, dhe ka drejtuar si zyrtar i lartë i BE, ka rindërtuar financat e Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk u bë Guvernator.

Ju flisni për pavarësi të Bankës. A mund të flasim për një të tillë?

Po mund të flasim. Banka me ligj, duhet ti jap qeverisë 5 % të deficitit buxhetor. Nga vitit 2012 nuk i është kërkuar asnjë qindarkë BSH.

Më kujtohet se Fatos Nano u burgos për shpërdorim detyre?

Ai u fundos për një dosje të hartuar nga PS. Dosja e Fatos Nanos u përgatit nga ish-ministra të qeverisë së tij, në kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm, dhe nuk është lëvizur asnjë presje nga qeveria ime.

Pse nxituat ju të gjykonit drejtësinë? Pasi Fullani nuk ishtë dhënë ende masa?

Nuk nxitova, Prokuroria shkeli të drejtën themelore të të drejtave të njeriut. Arritja madhore e qytetarëve shqiptar është se janë të pafajshëm deri sa të caktohet masa. Rasti i Fullanit, nuk ekzistonte asnjë prej kushteve në të cilat përcaktohej privimi i lirës.

Ju akuzoni për proces stalinist, megjithatë Prokurori i Përgjithshëm është zgjedhja juaj dhe e Presidentit..

Arrestimi ndodhi pikërisht kur kryeprokurori nuk ishte në Shqipëri. Mund të mendojë se, Prokurori u dha urdhër që të arrestohej Fullani pasi të ikja unë, por mund të jetë krejt tjetra, dhe në mungesë të tij u dha urdhri nga Rama që të arrestohej Fullani. Prokuroria është organ i centralizuar. Rama pasi ekzekutoi urdhrin shpërndau ministrat nëpër ambasada duke thënë se Fullanin e arrestoi Berisha, pasi një akti i tillë nuk mund të bëhej pa u thirrur tjetri. Llalla duhet ti bëjë këtë gjë të ditur vartësve të tij, se s’duhet të arrestoi pa djeninë e personit në fjalë.

Guvernatori është përgjegjës për administrimin e Bankës…..

Në Francë u vodh banka në një shtet që është më burokratiku në botë.

Ju thoni se prokuroria prishi hetimet, nuk keni shqetësim se ju keni prishur hetimet? 

Përkundrazi, njeriu që foli më pak se kushdo tjetër është Sali Berisha. Unë kam thënë se vjedhja e parave në BSH duhet ndëshkuar.

Pse se mban përgjegjësinë dhe Gjykata? Nuk firmosi vetëm Prokuroria… 

E shoqja e Muç Muçit ka firmosur në Gjykatë. Me një kërcënim absolut u la dje një zonjë brenda në burg.

Nga kush?

Nga Edi Rama. Dhe ngeli në burg, sikur të ishte një anëtare bande dhe jo një zonjë e nderuar. Mbeti një zonjë brenda për të shpëtuar vetë Edi Ramën. Madje qahej në Facebook se e kishin sharë.

E sulmuan….

Ka një skuadër ai që e paguan në zyrën e shtypit, dhe ata shajnë Berishën.

Çfarë ka në dosjen ‘Top secret’?

Ka një dosje sekret banka, në të cilat ka rezerve dhe sekrete. Ligji i Bankës e dekodon kryeministri dhe Persidenti. Ka sekrete që dekodohen dhe s’mund të c’dekodohen nga askush. Ajo dosje nuk zbulohet. Dojsen sekrete nuk e ka pasur asnjë tjetër, pasi s’duhet ta ketë, por vetëm Guvernatori. Dhe zonja Meksi mund ta ketë siguruar, se di.
Meksi ushtroi klimë terrori në Këshillin Mbikqyrës. Meksi bën ligjin në bankë është bërë superguvernatore.

A do të përfshihet PD në përzgjedhjen e guvernatorin e ri?

Nuk shoh asnjë lloj motivimi të PD në këtë çështje, pasi është kompetencë e Presidentit. Nëse ai zgjedh për t’i pyetur partitë, nuk ka asnjë llojn proteste nga PD.

Kjo a ka detyrim ligji ta zgjedhë Presidenti guvernatorin brenda Këshillit Mbikqyrës? 

S’ka asnjë detyrim, pasi kështu e përcakton ligji.

A do të ketë përplasje mazhorancë-PD?

Jam i sigurt që do ketë përplasje. por jam i sigurt që Presidenti do mbajë balancat dhe do zgjidhë me maturi çështjen.

A jeni ju kundër një guvernatori të huaj në BSH apo një që punon jashtë?

Ky është një gjest të atij që hedh gurin dhe fsheh dorën. Kjo bëhet për efekte mediatike. Kjo është çështje e Presidentit të Republikës dhe nuk dua të komentoj mbi të.

Këto ditë po riciklohen nga njerëz që punon afër jush disa akuza se ju keni mbajtur anë në konfliktin e tmerrshëm në Tropojë, e kam fjalën për një intervistë të Izet Haxhiajt… 

Të fusësh në emision një vrasës…Ky zotëri së bashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës. Ka pasur vëllanë oficer policie në ditën e vrasjes. Kjo intervistë është marrë nga djemtë e Arta Dades dhe të merrem me një vrasës s’ja vlen. Se kush i ka dal në pritë Azem Hajdarit atë e di drejtësia. Ka një dosje dhe hetimet e kanë dënuar.

Pse këto akuza pse qarkullojnë herë pas here? Dhe pse ndodhi gjithë ai konflikt? A do zbardhet ndonjëherë se çka ndodhi në Tropojë? 

Së pari çfarë ndodhi në Tiranë? Së pari kam pasur dyshime për Nanon e më pas për Gjinushin dhe Fatos Klosin. Por, vrasësit kanë shkuar nga Tirana në Tropojë tek Nehat Kulla. Nuk besoj se socialistët të kishin kaq interes për procesin, por ja imponon BE.

Qeverisja e zotit Rama ka mbushur një vjeçarin e vet. Çfarë ka qenë ky vit për ju?

Ky vit ka qenë viti i skandaleve qeveritare. Nëse do bëjmë vështrim mbi këtë vit, do ngjajë me një shprehje, qeveri të bazuar në skandale. E filloj zotëria e tij pa dhënë betimin, me një vizitë në Kosovë ku për herë të parë përzuri nga Parlamenti opozitën e Kosovës. Pasi shkoi e lexoi një fjalim kryekëput të përgatitur nga Rexhep Qosja. Rugova dhe LDK kanë qenë kundërshtare sëbashku, por asnjëra prej tyre nuk mohoi kurrë punën e Rugovës

Qosja ka qënë kundër Rugovës. Shkon në Neë York dhe instalohet në një hotel me 4 mijë dollarë nata, për dy javë rresht. Një tjetër skandal ishte dhe ai i Tatimeve. Mandej dhe avionet e drogave në Divjakë. Ku i ra rrota në Divjakë, dhe vraponin si Sanço Panço për të marrë meritën për kapjen e drogës. Një tjetër skandal ishte dhe pedofili i të punësuarit të Koço Kokëdhimës.
Pedofilin e arrestoi Neës24 dhe jo Edi Rama. U ekzekutua para Policisë së Shtetit, në vendin më të filmuar në vend, një nga tre bankierët me te fuqishem e vendit. Kush e pësoi? Asnjë. Para tre javëve u shkarkua një polic. Dhe Edi Rama theksoi se; më vranë mizorisht një mik të mirë, një cun Tirone.

Por dhe të vrarët e tjerë janë bij nënash. Doli një skandal në bankë. Filloi procesin stalinist, me Meksin, me të gjitha mjetet, gjersa shkoj në arrestim pa e marrë në pyetje Guvernatorin. Merr armët kimike. i premtoi qeverisë Amerikane për armët.

A ka bërë diçka të mirë qeveria Rama? 

Ata po marrin një aspekt tjetër. Qeveria e tij nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë. Sado u përpoqën që ta relativizojnë avoketën e fshehur, dhe ky u rrëmbeu shumë premtime, dhe s’bëri asgjë.
Çdo premtim ishte një mashtrim, por çdo gjë shkojë në drejtimin të kundërt. Me marrëveshjen që bën me CEZ penalizuan ekonominë shqiptare dhe po i çojnë shqiptarët me çmime të larta.

S’mund të themi se s’ka bërë reforma….

Po ka bërë pseudoreforma. Premtoi 300 mijë vend pune.

Brenda një mandati….

Po brenda një mandati. Por thonë se janë 43 mijë vende pune, por harron se i ka dyfishuar sigurimet shoqërore dhe ka rritur taksat. Ekonomia sot është në një situatë kritike. A e dini ju tjetër se kreditë e këqija janë më të larta se kurrë dhe kanë arritur në 25 %. Ka kontraktuar një borxh të ri me 300 milionë euro.

Zoti Berisha ju jeni jashtë Parlamentit…

Ky është një vendim i dhimbshëm. Por çfarë ndodhi? Një deputet i yni u agresua nga një deputet tjetër, dhe nuk u mbajt asnjë qëndrim nga Kryesia. Dhe vetëm dy javë më pas, kryeministri i tij i çon sms një deputeteje të re ku i jepet fjala për të folur. Rama i ka bërë me shenjë grupit të gatshëm dhe është shoqëruar në korridor.

A mjafton kjo që të qëndroni ju jashtë parlamentit?

Rama më drejtohet mua dhe me thotë se s’do të përgjigjem ty dhe s’do të flas. Mos fol i thashë. Dhe kur e pa se ky mekanizëm s’po funksiononte nisi kërbaçin dhe provokimin ndaj Strazimirit. Ai i paraqiti me fakte dhe dokumenta.

Ju nuk jeni në Parlament…

E vodhën serverin grupet e trafikut të krimeve. Por çfarë kërkuam ne? Respektimin e ligjit. Ne shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe ai lejoi të niste komisioni. Një tjetër skandal ishte dhe martesa e Veliaj. Ministri Veliaj deklaroi se dasmën e ka paguar mamaja. Dhe ky është një nga skandalet e radhës.

Doja të ndalesha tek bojkoti i opozitës. Ju e keni kritikuar ashpër bojkotin e PS. Ju sot keni arsyet tuaja, por ju kur do ktheheni në Parlament?

Është vendim i dhimbshëm. Por unë nuk jam më pjesë e vendimeve të PD dhe mirëpres çdo vendim të saj.

PD ka Kongresin dhe pas pak ditësh do zgjidhen drejtuesit e rinj. Si ju duket ky proces?

Kjo ishte gara më e hapur e PD-së. Kryetari dhe drejtuesit kanë vendosur të bëjnë një pjesmarrje të gjerë. Do jetë një proces votimi i hapur dhe i ndershëm dhe do fitojnë ata që do votohen më shumë. Kuvendi do bëjë analizë të zhvillimeve.

A ka një vendim final? A do të shkrihet kryesia e PD-së? 

Nuk e di, nuk jam i përfshirë në këtë drejtim. Kryetari do zgjedhë forcën më të përshtatshme.

Ka zëra në PD se ka një rrymë ‘Olldashi’?

Nuk e di nëse ka rrymë, por ka diversitet mendimesh.

A do të ketë bojkot për zgjedhjet lokale të vitit 2015?

Bojkotet nuk janë të frytshme dhe nuk besoj se PD do bojkotojë zgjedhjet.

A do rikandidojë Lulzim Basha në kreun e Bashkisë?

Ajo është vendimmarrje e tij, i takon Bashës të vendosë.

Po e ndiqni nga larg kuvendin e PD-së

Po nga larg po e ndjek..

Dhe për ata që e besojnë se ju s’mund të rrini larg… 

Po nga larg, pasi e kam 0 interes.

Mediat italiane deklaruan se ISIS planifikon të sulmojë Papën në vizitën e tij në Shqipëri më 21 shtator. Keni një pozicion sa i takon vizitës së Papa Franceskut?

Kjo është një ngjarje historike, pasi Papa vjen për tërë shqiptarët. Një nga motivet kryesore është ai mesazhi madh që e vlerëson bota; bashkëjetesa fetare.
Nuk parashoh rrezik, ndonëse ISIS përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin në botë e rajon. ISIS ka një qëndrim monstruoz dhe të paimagjinueshëm. Por do ti jepet një përgjigje e merituar këtij hibridi të monstruozitetit njerëzor. Nuk ka asnjë rrezik për Papën, pasi vjen në një vend të sigurt dhe do të gjejë mikpritjen që meriton.

Do doja një pozicion tuajin sa i takon një nisme për rishkrimin e historisë…

Rishikimi i historisë është për bllokmenët. Unë kam vlerësimin më të palëkundur për luftën dhe kam mirënjohje të thellë për ata që ranë në atë luftë. Dua ta them këtu se pa atë luftë nuk dihet se cili do ishte fati i Shqipërisë.
Duke thënë këtë se lufta solli diktaturën më të egër ndaj shqitparëve. Dhe ata që thonë se u çliruam, ata u tallën me veten e tyre. Kur kreu i qeverisë shpërndan në Fb diktatorë, nuk ka sesi që Qatipë të tij të mos vendosin të rishikojnë historinë.

E shikoni si një nismë të dëmshme….

E shoh si një përpjekje të dëmshme për të rikthyer të shkuarën staliniste..

Ndërkohë që keni kaluar 1 milion fansa në Facebook jeni tepër aktiv ku komunikoni

Është e vërtetë, diskutoj me fansat e mi.

Madje dhe denonconi…

Po dhe denoncoj.

Mendoni se denoncimet duhet të shkojnë në organet kompetente, si në rastin e djemve të Dades… 

Nëse më informojnë se diçka ka ndodhur unë informoj. Për t’ja adresuar këtë prokurorisë duhet një dosje e plotë. As Dabullat, e as Gregu i Ramës, nuk i përgënjeshtrojnë dot.
Ka shkuar Muho tek Rama dhe i ka thënë që me punën e Hipotekave merret Meta. Çndodh aktualisht? Aktualisht torta është ndarë midis Ramës dhe Metës. i kërkohet kompanisë së huaj që të bëjnë median, ndaj dhe sekserët që duan të nxjerrin para, thonë sesa duhet të ofrohet. Ka një terror mbi mediat. Menjëherë u dëgohen kërcënimet. Edhe këtu kur ishte dëshmitari Gjokorja, u sulmua Neës24.

Këtë gjë e keni bërë dhe ju zoti Berisha….Gjoba tek tatimet, lëvizja nga Piramida.

Sarajet e Koço Kokëdhimës, 25 metra nga buza e detit. i ka sëbashku me Ramën. Janë shkelur 5 ligje. Dhe del policia e Vlorës sot dhe thotë se ajo është me leje. Por ligji i urbanistikës që objekti të jetë 200 metra nga deti, ndërsa ai është 25 metra

Nuk mendoni se duke goditur rendin, i bëni dëm atij..

Faleminderit për pyetjen tuaj. Një njeri që respektoi është polici. na është thënë nëse brenda 1 viti do përmirësohet rendi,. Por në vitin e qeverisjes ë parë dhe të hovit ka pasur 89 vrasje. Në vitin 2013 ka pasur 38 vjedhje me armë, ndërsa në vitin 2014 ka pasur 349 vjedhje me armë. Ka pasur 54 raste tritolesh dhe kanë shkuar në mbi 100 raste tritoli. Do ndalem tek vetëvrasjet.

Mendoni se dhe për këtë raste ka faj qeveria? 

Do ndalem aty…Në vitin 2014 ka pasur 207 vetëvrasje. Vetëm gjatë një dite të muajt korrik ka pasur 3 vetëvrasje. A ka përgjegjësi qeveria? Qeveria me pushimet masive nga puna, ka bërë që ky të jetë shkaku kryesor. Bëhet dasma me 2 mijë vetë dhe njerëzit pushohen nga puna.

A do ti këshilloni Zotit Basha që PD të rikthehet në Parlament. A do ta presim këtë reflektim? 

Ai që duhet të reflektoj duhet të jetë mazhoranca. Unë besoj se shqiptarët nuk kanë interes për një opozitë fasadë. Dhe nëse i mbyllen dyert dhe nuk flet, duke harruar se koha është për deputetët e barabartë.

40 komente në “INTERVISTA/ Berisha: Prokuroria kishte si synim arrestimin e Fullanit, jo hetimin. Izet Haxhia, vrasës”

  1. pilot says:

    Mbrëmë në emisionin Studio e Hapur në kanalin televiziv News 24, deputeti Sali Berisha ish-kryeministër, është pyetur për intervistën që Izet Haxhia ka dhënë për gazetaren Mira Kazhani në DITA. Ai e quajti gazetën “media e Hakmarrjes për Drejtësi” dhe vijoi linjën e hipokrizisë ndaj figurës së Hajdarit: “U ekzekutua tribuni i lirisë shqiptare – tha ish-Presidenti i 97-s dhe e quajti ish-truprojen e tij, një vrasës. Ai iu shmang pergjigjes se pyetjes nese duhet rihapur dosja Hajdari

    Gazetarja: Në Dita njerëz që punonin afër jush, kanë disa akuza se ju keni mbajtur anë në konfliktin e tmerrshëm në Tropojë. E kam fjalën për një intervistë të Izet Haxhiajt…

    S.Berisha: Të fusësh në emision një vrasës… Ky zotëri, së bashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg, ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës…. Ka pasur vëllanë oficer policie në ditën e vrasjes. Kjo intervistë është botuar nga djemtë e Arta Dades… Të merrem me një vrasës s’ja vlen… Se kush i ka dalë në pritë Azem Hajdarit, atë e di drejtësia. Ka një dosje dhe hetimet e kanë dënuar.

    Gazetarja: A do zbardhet ndonjëherë çfarë ka ndodhur realisht në Tropojë? A ka kapacitet drejtësia jonë?

    S.Berisha: Së pari, çfarë ndodhi në Tiranë… këtu u ekzekutua tribuni i lirisë shqiptare nga njerëz me uniformë. Oficera, majora, kolonelë të policisë. Po si e ekzekutuan ata? Pa mbështetje politike në asnjë mënyrë. Fillimisht kam pas të gjithë dyshimet për Fatos Nanon, mbrapa dyshimet janë për Gjinushin dhe Klosin, që mund të jem prapë i gabuar. Fakti që viktima e këtij akti terrorist ishte qeveria “Nano” dhe e meritonte sepse i tha BE që zbardh vrasjen, ose ke humbur legjitimitetin. Ky akt ka pasur mbështetje të qeverisë nga Tirana, deri në Tropojë, ata kanë shkuar pa u ndalur kurrkund. Një pjesë kanë shkuar te Nehat Kulla. Unë nuk besoj që socialistët kishin interes për procesin, por këtë ia imponoi komuniteti ndërkombëtar, sepse këtu erdhën prokurorë ndërkombëtarë që sqaruan ngjarjen. Autorët, disa janë vrarë, të tjerë janë burgosur dhe janë dënuar me jetë. Nuk mund të them se ka qenë plotësisht, që përfshiu dhe politikanët që e porositën, por ekzekutorët janë dënuar.

    Gazetarja: A duhet rihapur dosja “Hajdari” dhe a ka kapacitet drejtësia jonë për të dhënë një verdikt të drejtë?

    Drejtësia jonë duhet të hidhte dritë, sepse në Tropojë ka qenë vendi me më pak vrasje në gjithë vendin, nga viti 1900, deri 1997, vrasjet numërohen me gishtat e një dore. Më shumë ka vrarë një i çmendur që rastisi të ishte një skizofren që vrau njerëz me armë në rrugë në vitin shtatëdhjetë e ca, se sa të gjithë vrasjet e ndodhura në krahinë. Vrasjet pas i ka nxitur vetëm qeveria për një urrejtje për krahinën time dhe kjo është shumë evidente. Drejtësia po të punojë, mund t’i gjejë që të gjitha. Dëshmitë e vrasësve si puna e atij që bashkëpunon me Dabullat, me shpresë se do marrë ndonjë kockë prej tyre… (gazetarja e ndërpret duke i thene qe do flasin me vone per kete)

    ******

    1. Bela says:

      Hahahahahaha Makbethi qe po shan viktimat!

  2. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SUNITET SHQIPFOLES NUK MUND TE BEJNE PATRIOTIZEM ME FLAMUR SUNIT TERRORIST.. says:

    Ik mor hajvan sepse nuk te votoj populli.

  3. pilot says:

    marre nga Dita:

    Atëherë çfarë po ndodh?

    Është opsioni i “vetëdorëzimit” të Bitrajt, ofruar nga prokuroria, që ka prodhuar paradokse logjike. Ky opsion sugjeron që Bitraj shkoi më këmbët e veta në prokurori. Gjithnjë për publikun është prezantuar zyrtarisht versioni “vetëdorëzimit” të tij. Askush nuk e ka debatuar vërtetësinë e këtij versioni. Por… zhvillimet e muajve Qershor-Korrik 2014 tregojnë se prokurorët nuk po ngroheshin në Diell duke pritur Bitrajn t’u trokiste tek dera, por kishin nisur disa hetime në sektorin bankar. Pas vrasjes së Artan Santos, prokurorët e Krimeve të Rënda shkuan në zyrën e tij dhe ndër të tjera sekuestruan dhe të gjitha dokumentet shkresore dhe elektronike që gjendeshin në atë zyrë. Pra gjatë muajit qershor prokurorët ishin në punë duke hetuar fort në sektorin bankar, për pasojë: varianti se ishin prokurorët ata që e kapën Bitrajn në hetim e sipër është shumëfish më i besueshëm se varianti zyrtar që Bitraj u vetëdorëzua duke mos pasur asnjë motiv bindës për ta bërë këtë gjë. Nën zë, edhe në korridoret e organit të akuzës, në biseda informale nuk përjashtojnë se “mund të jetë rastësia ajo që zbuloi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë”. Kjo do të thotë se zbulimi i vjedhjes në Bankën e Shqipërisë mund të ketë ardhur si kombinacion i rrethanave të paparashikuara, pasojë e eleminimit të papritur fizik të z.Santo. Pra Santo u vra, prokurorët nisën hetimin për vrasje, por gjatë rrugës konstatuan se kishte të dhëna shtesë për të nisur dhe një hetim paralel mbi një skemë të panjohur financiare që mund të lidhte dy bankat. A e ka zbuluar prokuroria emrin dhe rolin e Ardian Bitrajt gjatë hetimeve të muajit Qershor? A doli emri i Bitrajt në kompjuterin apo dokumentet e Artan Santos? Ajo që dimë me siguri deri më tani është fakti se Bitraj është i arrestuari i parë, si “strumbullari” i kësaj vjedhjeje, por “strumbullari” nuk ka alibi bindëse për vetëdorëzimin e tij. Ndërkohë organi i akuzës në një periudhë të shkurtër kohore (vetëm 10 ditë) ka vënë në pranga 17 punonjës të Bankës së Shqipërisë, që të gjithë, hallka të zinxhirit të veprimeve operacionale me lekun “cash”.

    Vetëdorëzim si sekret…

    Bëhet e qartë se prokuroria po ruan me fanatizëm sekretin hetimor mbi skandalin në Bankën e Shqipërisë. Kjo për faktin legjitim sepse në horizont është duke u shfaqur një skandal që mund të përfshijë aktorë të rëndësishëm dhe me peshë në sistemin bankar e më gjerë. Kjo përforcon dhe pistën që Bitraj është diktuar dhe arrestuar nga prokuroria, por për shkak të përmasës së implikimeve dhe efekteve në stabilitetin financiar të vendit, prokuroria ka zgjedhur që publikisht të paraqesë opsionin e vetëdorëzimit të Ardian Bitrajt. Ndërkohë që paralelisht bëhen arrestime në zinxhirin më të lartë hierarkik të Bankës së Shqipërisë, me një vepër penale krejt modeste si shpërdorimi i detyrës. Një tjetër argument që mbështet nevojën për sekret hetimor lidhet dhe me sasinë prej 7 milionë USD, që mungonte në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Kjo vlerë monetare ka ngecur në rrjetë vetëm kur prokuroria në muajin Qershor pas vrasjes së Artan Santos dhe arrestimit të Bitrajt filloi procedimin hetimor në Bankën e Shqipërisë. Ajo që dihet është vetëm shuma prej 7 milionë USD, që u bllokuan në momentin e nisjes së hetimit, por mbetet e paqartë se sa mund të jetë vlera totale e qarkulluar në këtë skemë.

  4. burgaxhiu says:

    o kok lope ke te fala nga Izeti… burre i pabese dhe kriminel

  5. Labi Vlore says:

    Gjykatesit dhe prokuroret e Shqiperise jane ne masen 80% juristet e plepave,qe Sali Serb Berisha shkolloi me 6 muaj kurs.Por,me sa duket,juristet e plepave gjenden perballe nje zgjedhjeje.Te denojne dhe hetojne korrupsionin,vrasjet,grabitjet e viteve te shkuara,apo te shkojne vete ne burg,per kriminelet qe kane nxjerre nga burgu gjate qeverisjes se Saliut??Ma do mendja,se keta kursant 6 mujoresh po i kthehen Sali Serb Berishes ne Boomerang.Rasti Fullani e deshmon kete te verete.

  6. Vasili says:

    Me ne fund shqiptaret e moren vesh te verteten.Ishte loje e bukur e mafies nderkombetare per te shpetuar mikun e tyre Sali Berisha nga urejtia mbare popullore.Nje terheqie e zgjuar duke ngritur me shpejtesi maramendese institucione e pa varura me njerezit e tij ne menyre qe ne momenyin e duhur ti tregonye mazhorances dhembet.Po a eshte mazhoranca ne pozita ,JO dhe ne asnje menyre kjo nuk mund te pranohet,pasi aty eshte besniku i Saliut ILIR META.Ky hajdut profesionist i mafjes Berisha si dhe presidenti po i Berishes BUJAR NISHANI e bejne parlamentin e 1.000.000.shqiptareve te deshtuar dhe k/ministrin Edi Rama nje lolo qe i gezohet postit qe i dhane.Mos haroni disa thenie BURRE SHTETI,DHE YLL NE NGJITJE,jane thenie per kokat e mafiesprandaj o popull zini bythen me dore dhe ikni nga syte kembet per te shpetur jeten e femijve tuaj se ky vend le qe zbehet por eshte vdekje prures per cdo shqiptar.NGUSHELLIME.

  7. ZANA says:

    IK OR KANSERI I SHQIPRIS IK ORE HAJDUT IK OR KRIMINEL SE E SHKATROVE ATE VEND I SHKATROVE ATA NJEREZ MOR PLER

  8. Flamurtari says:

    O monster, cfare lloj celenterati je sepse me gjithe ato krime qe ke bere materia qe mbush koken tende nuk mund te jete tru. Me sakte do te ishte te themi se e ke te mbushur me zhavorr opo me shushlla dhe je moster e sjelle ne toke nga djalli. Ti ske asgje te perbashket me humanoidet, as me njethundraket apo dythundraket e dobishem. Ti je vetem nje monster e ndertuar me porosi nga laboratoret e sherbimeve antishqiptare. Pse na u poftise ne ketu ti dhe shkaterrove jeten e tre brezave te shqiptareve duke perdhosur dhe te ardhmen. Cfare kupton ti nga kjo jete? Asgje them une. Edhe parate qe ke vjedhur nuk te hyjne ne pune. Parate shijohen nga ata qe i meritojne dhe i kane hallall te djerses se tyre, pra nga njerezit. Ti as ke qene as je dhe as do te jesh ne breza i afert me njeriun. Ti ke lindur monster dhe pjellat e tua jane monstra. Ti do ti kesh haram dhe nuk do ti gezosh parate sepse jane gjaku dhe mundi i dikujt tjeter.
    Edhe familjen qe krijove eshte produkt incesti dhe perversiteti. Dhe mos dil me ne ekran e media se na e shpife. Sa here te shikojme ty na shpifet vakti i rradhes.

  9. bbb says:

    Nqs prokuroria jone do ishte tamam prokurori, duhej qe Saliut sot ti vihen hekurat per rihapje hetimi…te akuzohet per dezinformim dhe akuza te rreme. Ne fillim me 12.9.98 ka thene se e vrau Nanoja( kemi prova te pakundertshme ka thene Berisha dhe Vili Minarolli), me pas ka akuzuar Jaho Salihin i cili nuk ka shtire asnje plumb kundra pleres Hajdari…Tani thote se Izaeti eshte vrases(?!) Me skandalozja eshte se kurre Saliu nuk thote se Azemin e ka vrare Fatmir Haklaj…(?!)

  10. spartaku says:

    Ik ore se na ndote Shqiperine.Ke 23 vjet qe vetem helm nxjer nga goja qe te vjen era si qen I terbuar.Po plas nga xhelozia dhe rrethimi qe po te ngushtohet.Ik ore bajge ik.Te fala sateme….

  11. Fred says:

    Ty sali berisha,te qifsha gocen,mbesat,nusen e djalit,gocat e xhaxhait,gocat e vellezerve dhe TE GJITHE CFAR KE RRETH E RROTULL.Shqiperi te desha shum,por te them qe ta befsha mutin.

  12. rea says:

    Ala flet ky serial killer. Plani i tij per viktimat e tij eshte I tille, i pasuron ne fillim, ju jep pozita dhe ofiqe, pastaj vjen faza tjeter kur ata bejne sherbimin e rradhes per te, vrasin ose hedhin ne ere, dhe pastaj saliu i zhduk, i vret, i helmon, ose aksident me makine. Deri kur me!!!!!!

  13. luani londer says:

    Nje pyetje Sali Berishes,,,,A eshte perdorur banka shqipetare per miqte e tu pe te hapur LETER KREDIT,per blerjen e SHEQERIT,NAFTES,ORIZIT,,duke diturse ne vitin 1992,,93,,e ne vazhdim nuk kishte shqipetare per te blere sasira qe kushtonin,,me miljona dollare?Kthehuni historise e do gjeni te pa parat ci kane punuar Bankes Berisha e Nano si eshte luajtur me parat e popullit dhe sa kane fituar ne 22 vjet miqte e shoket e sa ka fituar BANKA SHQIPETARE! Berishe sje aq i drejte sa cthuhet ta kane fut shoket por dhe familja ka perfituar.

  14. timi says:

    Ik mor kriminel. Ti je e keqja e ketij vendi or maskara.

  15. Vicidolas zbrit nga Mali says:

    O Sali,xhaPlaku Sali
    Gojen pse e ke plote me Vrrere te Zi?
    Vere pak Doren ketu poshte tek mua
    Cfarete gjesh;Haji kur te duash.

    Ja ke mare Vajit si Grate e Liga
    Bertete dhe Cirresh vetemnga Frika
    Te kuptoje se nje hall imadh te ka zene
    Ndaj ne kete moshe po vertitesh si Kali ne Leme

    Dhe pse flete shatra patra nuk ke qeder
    Blloku ne Mendje te eshte ngulur thelle
    Pa cka se Blloke bere ti vete
    Me Parane Lume,vec Kriminel i vertete.

  16. lisi says:

    Do te thote se ti kafshe e eger ke ne dore vetem gjykatat,jo prokurorin?
    Shume keq eshte ,po gjysma e se keqes.Kemi shpresa se dicka do behet,deri tek arrestimi yt.

  17. noku says:

    esht megjithmend njeriu me i pa skrruoullt ne bot..as me pak e as me shum fatkeqsia me e madhe e ktetij kombi..vrases,mashtrues,tinzar,tradhtar far muti.

  18. gega says:

    Robt ku ti kesh o klysh serbi

  19. Davidi says:

    Si nuk pushoj me keto genjeshtra e intriga njehere.Secili njeri normal e ka kuptuar tashme se ky njeri me intriga e mashtrime ,me killera e kriminel,madje edhe me qmimin e mijera jeteve e mbajti pushtetin ,duke frenua zhvillimin dhe integrimin e vendit.Kur degjon si flete ky njeri i pa fije dinjiteti e skurpulli e kupton pse Shqiperia gjendet ne kete gjendje te mjeruar.Si eshte e mundur nje njeri i till te sundoje shqiptaret mbi nje decenie.O zot ky nuk eshte thjeshte normal,ky nuk ka fijen e turpit.Nuk skuqet kur genjen as nuk hesiton te vrase.Per kete ky vit i pushtetit te se majtes eshte viti me i veshtire.Ky nuk e ka kuptuar se tashme eshte vetem kufome politike qe kundermon mbi dhe.Se shpejti neqoftese eshte gjalle do te ballafaqohet para drejtesise me veprat makaber te vrasjeve dhe korrupcionit.Te vrasjeve makaber per tu mbajtur ne pushtet dhe pasusruar ky dhe familja e tij biologjike e politike.
    Ani thoshte per Izet Haxhine se eshte killer.Por nuk e pyeti moderatorja e News 24.Atehere perse e mbante Presidenti i Shqiperise killerin me se afermi,Perse killeri ishte bere pjese e familjes se tij?Si eshte e mundur qe bodygardat e tij te behen udheheqesa te gardes dhe policise se shtetit.A nuk eshte ky vete kryekilleri se ndryshe nuk dorrethohej nga vrasesit e kriminelet.
    Ky as ne boten tjeter nuk do te gjeje prehje e qetesi sepse shpirtzerat njerzeve te vrare pa asnje faj nuk do ta lene ne qetesi askund.

  20. vasil bitri says:

    NAFILLOI DITEN MBRAPSHT KY BUDALLA. KY ESHTE NJE SKYCOFREN DHE NGATRESTAR ME I MADH I SHEKULLIT. SHERRIN E TIJ DO TA PAGUAJN SHQIPETARET EDHE QINDRA VITE TE TJERA.

  21. asteri says:

    eshte humje kohe dhe injorohet kanali televiziv qe mer ne interviste kete te RJEDHUR.

  22. Kotropuzi says:

    O ti je Skenderbeu i shqiptarve( jo byt…rve se i atyre asht coni i Tirones Ed Roma mer jahu ) kush ta keni inatin o Sali Berisha ti rrofte ko.et.

    1. ivani i madh says:

      e ku te lini ju zagaret e tij per te bere ate veprim ju edhe kur te ngordhe do rini prane varit te tij dhe do hungerini si qente henes.Se nga jo race e peshtire jeni .

  23. tir says:

    edhe sa duhet ta durojme ket flliqesire filo serbe hapini burgjet qe tu lirohet vendi ketyre mostrave te gjitha poshtersit e keqe eqeverisjes te klanit te tije po i vuan populli a nuk ka ndonje kazan plehrash per ket monstren

  24. psy says:

    Nuk arrij t’a kuptoj me ju mediat,perse duhet thirrur ne studio Berisha,nje anetar i thjeshte i PD,perse degjoni broçkullat e tij,shikoni se ç’fare inkoherence ka….si mund t’a humbni kohen me nje idiot te tille qe e ka lodhur kete popull deri aty ku nuk mbahet!

  25. Dispanceria says:

    Sinqerisht ore sali, je nje Kriminel i lindur. Ke goje dhe flet, pale kur thua per Izetin eshte nje vrases. Sigurisht ai eshte vrases, por ka mare urdher nga ty, po vazhdon te jete dhe ai kaq kriminel sa ty, le te vazhdoje te mos flasi.

  26. Vlonjati says:

    Ky njeri qe ka vrare e prere,akuzon se Azemin e ka vrare Skenderi dhe fatosi,kur deshmitari okular thot se ne prite e ka nxjerre ky mostra vet. Ky psikopat i lindur dhe i renduar nga semunja gjen shesh e ben pershesh,sepse nuk ka provuar kush ti veje hekurat per vrasjet ne gerdec,vrasjet ne bulevard e shum e shum te tjera,si ato te nxitjes se vrasjeve ne tropoje.Ky eshte kellire e shqipetareve.

  27. titi says:

    ky ka qene dhe eshte nje komunist i ndyre,nje deficient qe nu di cfare thote sot dhe cfare thote neser.ka qene nje fatkeqesi per kete vend qe ne krye (maskarai ramiz) na la kete njeri te ndyre ,spiun ,intrigant shpirt zi qe eshte gati te shkaterroj vendin dhe kombin per interesat e tij.Lidheni kete maskara sa me pare.ky eshte me i rrezikshem se org.ISIS dhe ka rrezik qe te organizoj ndonje atentat kunder papes dhe te thote e vrau Edi.

  28. Korcari1 says:

    A do ti dale Avni Rustemi ketij bajge qe na eshte bere ferre.Vetem ashtu shpeton Shqiperia nga Haleja Sali Berisha.

    1. MARA says:

      nALODHE KOKEN. Koherenca jote eshte per te deshiruar. Armiku yt nr1 ka qene Edi rama, Petrit Ramohito, dhe Saliu per ty doli papritur me i miri dhe e bija e Hamdi beletes… Mjaft qetesou.

  29. Bledi says:

    Ka nderhyre vete Berisha per ta nxjerre Fullanin,por dijeni se po ky do t,a heqi qafe ashtu sic beri me Santon,mbasi keta dine shume per transaksionet bankare te Sali Kriminelit.

  30. rita says:

    Pse e nxirrni këtë monstër, nëpër ekrane e gazeta, për të irrituar shqiptarët…???!!!

  31. pakicat says:

    PO TE VEREHET ME KUJDES INTERVISTA AI NUK I PERGJIGJET ASNJE PYETJEJE DERI NE FUND…POR TENTON TE FUTI LEXUSIN NE PERROIN E TIJ PSIQIK TE SEMURE SIC E THOTE I MADHI MERO BAZE ME QELLIM QE NE TE DEBATOJME ME MARREZITE E TIJ DHE NE FUND DICKA DO TE NGELET NGA SHPIFJET ER ZAKONSHME TE KETIJ TE LIGU….

  32. Hamdiu says:

    Une e degjova intervisten dhe nga ato qe tha duket ashiqare se ashtu si ka vepruar vete ne keto vite, kerkon t’ua vesh te tjereve. Por nuk ka faj, deri sa ja krehin bishtin dhe e lene mbi dy ore te hedhi helm, helm vetem helm. Po ku ja del atij intervistuesje, qe per mendimin tim nuk duhte ta pranonte kete ndermarrje publike. Ai mbyt edhe Bleder, Sokol e kedo jo me Elin.

  33. Hajri says:

    Vrases je vetë dhe vrases kanë qenë dhe janë edhe ata që të rrethojnë ty,more këlysh kurvet…

  34. drejtesia says:

    Nuk tha kot Berisha se ne mediat shqiptare jane te angazhuar nja 50-60 vete qe cdo dite shajne e shpifin kunder tij,por qe jane te nivelit me pertoke ne mesin e keti populli.Dhe se ka keq,lexoini komentet e tyre te kuptoni se cfar shpifjesh e akuzash ordinere e pa asgje te vertete bejne…Dhe se kuptojne budallejte se pacavuret e komenteve te tyre me teper ia ngrejne vlerat Berishes,sepse dihet boterisht qe kur te shajne rrugacet dhe goj ndyret do te thote se ti je njeri i nderuar…

  35. ish bankieri says:

    O i cmendur se po na plas duke te degjuar.Ti nuk rri dot pa permendur familjaret e zyrtareve per te larguar vemendjen nga krimet e tua .

    Ibrahimi eshte i certifikuar nga FBI dhe sa ishte Drejtor i Sigurimit te Bankes Shqiperise,sebashku me R. Tashon nuk ndodhi absolutisht asgje,por kur zotrote ne 1997 i vure flaken vendit, nen krismat e armeve ata kane shpetuar miliarda leke.Ibrahimi pergjigjet per eskortat dhe po te ishte fajtor do ta kishe futur menjehere ne burg nga sejmenrt e ty. Merita e vjedhjes eshte e keshilltareve te tu.

  36. Nje i zakonshem says:

    TURP;TURP;TURP per ato medja qe therrasin ne interviste krye tradhetarin,krykreminelin,kryehadutin,me te poshterin shqiptar qe gjendet ne kete planet,une nuk e krahasoj as me nje ,ky eshte i veçante ne lloin e tije ,ky eshte Sali Ram Berisha.

    Me kujtohet gjyqi Teme Sejkos ku, dhe si u trajtua ku ne nuk kishim ndonje te dhene konkrete por diktatura beri punen e vete siç dihet dhe nuk do kallauz.Ashtu duhet ti behet gjyqi Sali Berishes mu ne mes te Tiranes qe perdori te gjithe menyrat me te poshtera per ta çperfytyruare dhe ja arriti qellimit me ane te kremineleve te tjere dhe niperve dhe mbesave te tyre.Ky per shqiptaret eshte nje kafshate qe nuk po kaperdihet dhe çdo shqiptarii ka krijuare nje ngerç ne gryke dhe nuk kaperdihet dote.Kjo gonxhe duhet te zgjidhet pa tjeter dhe shpejt se ky kreminel çdo minute qe kalon punon kunder shqiperise dhe kunder popullit shqiptar.Te gjitha te tjerat jane dengla dhe pallavra.

  37. Treviso says:

    Sali Berishaa a eshte ne gjak me shqiptaret? nuk ka rendesi se kush i pergjigjet. Kesaj pyetje munde ti pergjigjet dhe nje deputet i P.D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje