Bumçi: Daja i Veliajt ndërton pallat pa leje, policia hesht

16 Shtator 2014, 14:00Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi përmes një deklarate për mediat denoncon zbatimin e ligjit sipas dëshirës së pushtetarëve.

Sipas tij Dyshja Rama-Meta po demonstron çdo ditë, se vepron me dy standarde për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

Bumçi ka shtuar se ndërsa Kryetari i Komunës Blinisht është arrestuar për murin e jashtëm të shtëpisë, kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, jo vetëm nuk është arrestohet por as nuk procedohet dhe madje as qortohet.

“Kemi këtu vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Vlorës, që e shpall të paligjshme lejen e dhënë nga ky kryetar Bashkie, për ndërtimin që ai vetë po bën”, tha Bumçi duke shtuar se Syrja Ormenaj, kreun e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i ministrit Erion Veliaj.

Bumçi theksoi se Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkelje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media.

“Mediat raportojnë cdo ditë arrestime dhe procedime penale të shumëkujt që rregullon avllinë, suvaton muret e shtëpisë, riparon catinë. Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e zbaton vendimin e Gjykatës, sepse Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Edi Rama, Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Ilir Meta.

Oligarkia thotë se udhëheq me shembull personal. Ja shembulli personal; ndërtimi pa leje, moszbatimi i ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkelje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media”, tha Bumci.

11 komente në “Bumçi: Daja i Veliajt ndërton pallat pa leje, policia hesht”

  1. Leka says:

    iK O bUMCI BEJ KAKEN. VAZHDONI AKOMA SHIKONI NDERTIME IMAGJINARE?! SIC DOLET NE DAJT DHE RRUGEN E KOMUNES E BETE PALLAT DHE TOKEN E KOMUNES E BET TOKE TE VELIAJT.

  2. nida says:

    Shpifje edhe akuza te pa baza kjo eshte e gjitha qe ju thoni edhe keni then ne kto 23 vjet.

    1. abi says:

      Mos beni xhurme ne TV shkoni edhe akuzoni ne prokurrori.

      1. nilda says:

        se mos eshte hera pare qe ju dilni edhe llapni kot neper TV u msuam me ju me ktoo deklaratata e kota tuajat.

        1. bledi says:

          eh zoti na ruajt nga ju se pervec se jeni pushta edhe te paftyre asgje nuk dini te beni merreni me dajen me dasmen per te prish imazhin e dikujt. jeni plera unikale.

          1. burg per berishen says:

            ah boll lllapet nga televizori po shkoni e provojeni ne gjykata akuzat tuaja .

  3. ilpipita says:

    o BUMQ sko bej noj gjiro nga blenshti dhe shikoje se qpo nderton kryetari i kumunes blenisht, pastaj kalo nga kallmeti dhe bej ndoj dark se te kan mungu shum kohet e fundit.

  4. mond maloku says:

    po boll lexuat librat e Enverit se late name me biografite e njerzve !!

  5. miku says:

    Na çat t.apin me keto gjera. Si nuk ngritet nje problem te hajrit si opozite qe jeni. Ore pse nuk ngrini problemin e çmimit te karburanteve ne Shqiperi? Si kur ishte ne treg 115 $ per fuçi si kur tani qe ka shkuar 91 $ ( pra – 20%)tek ne çmimi nuk ka ndryshuar. Ndoshta keshtu mund te beheni te besueshem. Tung

  6. Populli says:

    Kur keni surrat edhe ju me u anku qe keni 20-vjet vetem duke vjedhur grabitur dhe ndertu pa leje. Rrace me te pacipe se lidershipi I PDse nuk ka. Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete.
    Ju deht me ju rras ne burg dhe me ja u hy me shpulla 3 vakte ne dite.
    Me keq se komunizmi qe ta bonte biografine duke fillu nga stergjyshi.
    Klyshet e vertete te komunizmit kane uzurpuar “te djathten” debile.

    1. ezopi says:

      O popull nuk zgjidhet kjo puna nje here ma hipe e nje here ta hipa se ne fund te dites te gjithe ty te q…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje