Konferenca e Pezës/Luan Rama: Monument krenarie në historinë e Shqipërisë

16 Shtator 2014, 11:55Politika TEMA

Deputeti i LSI-së Luan Rama me rastin e 72-vjetorit të Konferencës së Pezës, vlerësoi këtë ngjarje historike e cila sipas tij përcaktoi karakterin patriotik dhe anti-fashist të luftës partizane.

“Peza është monument krenarie në historinë antifashiste të shqiptarëve, është çeta e parë antifashiste në Europë”, tha ai duke shtuar se mesazhet e Konferencës së Pezës janë gjithnjë aktuale dhe frymëzuese.
 
Konferenca e Pezës njihet si përpjekja e parë për unifikimin e shqiptarëve, duke e rrjeshtuar vendin përkrah koalicionit botëror anti-fashist. Platforma kryesore e konferencës ishte bashkimi i shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në frontin nacionalçlirimtar kundër fashismit.
 
E pranishme në aktivitetin e zhvilluar në Pezë ka qenë edhe  ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila u shpreh se këtë vit, janë bërë përpjekje të sjellim sigurinë për të ardhmen.
 
“Shqipëria anëtare e NATO, po ecim të sigurt drejt BE-së. Shqipëria nuk mund te behet ajo qe te paret ëndërruan dhe ju punuat, nëse nuk përkujtojmë gjakun e martireve. Ata që luftuan për një ideal që duhet të mbahet lart me krenari. Mirëqenia e këtij vendi dhe shqiptarëve kudo që janë. Të reflektojmë për amanetin e të parëve. Ta gëzojmë festën dhe të kujtojmë me meritë dëshmorët e martirët”, tha Kodheli. 

3 komente në “Konferenca e Pezës/Luan Rama: Monument krenarie në historinë e Shqipërisë”

  1. john says:

    ceta e pare antifashste ne europe ? HA HA HA …. A E NJEH MIRE HISTORINE E EUROPES … HISTORINE E LUFTES 2 BOTERORE KY LUANI …APO E KA MESUAR NE SHKOLLAT KOMUNISTE .. KUR BRIGADAT AMERIKANE ZBARKUAN NE ITALIE NE 42 ..KUR BATLIONET ANGLEZE BENIN LUFTE NE AFRIKE … MAROK ALGERI TUNIZIE ..KUR AMERIKANET ZBARKUAN NE NORMANDIE NE 6 QERSHOR TE 44 ME 200 MIJE TRUPA TANKE AVIONA DHE NJE MATERIAL LUFTE QE BOTA KURRE NUK E KISHTE PARE …CETAT E PEZES AS QE NUK EXISTONIN ..FRANCA QE ESHTE VENDI ME I MADH NE EUROPE I FORMOI BRIGADAT NE QERSHOR KORRIK TE 44 MBASI ALEATET ZBARKUAN NE NORMANDIE ..SE GJERMANET NUK TE LININ ME MARRE FRYME ..BRAVO PARTIZANET E PEZEZ ..POR CETA E PARE ESHTE FORMUAR NE GJORME TE KRUJES ..

  2. jari says:

    signor LEONE kto dy fjal qe the per konferencen e pezes bejn qe ne me taksat tona te paguajme nje dreke ne Peze..

  3. translator says:

    ME I LARTE SE DAJTI S’KA DHE ME I GJATE SE LANA’SKA!

    keshtu flet per Konferencen e Pezes si e Para Levizje Antifashiste ne Bote, Luan Dallkauku i LSI-se qe eshte Partia e Rryshfetcinjeve te Like Floririt, po pse i vrane komunistet gjakatare shqyptare ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit o Leone Enveristi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje