Akuzat e PD për pallatin e Kokëdhimës/ Policia: Objekti në Qeparo ka leje ndërtimi nga viti 2002

16 Shtator 2014, 11:38Politika TEMA

Policia e Vlorës ka nisur verifikimet në lidhje me objektin 3 katësh të ndërtuar në Qeparo, të denoncuar si pa leje dhe të kundraligjshëm nga deputeti demokrat Arben Ristani si pronë e deputetit Koço Kokëdhima.

“Objekti 3-katësh në buzë të detit, në vendin e quajtur Skalomë në Qeparo është i vendosur në një sipërfaqe 6300 m2, e cila është pronë e shtetasit Aristidh Kokëdhima, e vërtetuar me aktin e marrjes së tokës në pronësi, me numër të aktit 17937 në ngastrën 219 me kufi, në Veri Odise Sava, Jorgo Kondi dhe Liso Lani, në Lindje nga lumi, në jug nga deti dhe në Perëndim nga zhavorishte. Shtetasi Aristidh Kokëdhima ka nisur ndërtimin e një objekti, me leje ndërtimi të lëshuar nga Bashkia e Himarës, më datë 26.04.2002”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Në vijim sqarohet se më datë 03.04.2007, Policia e Ndërtimit ka nxjerrë vendim prishjeje, numër 688 për këtë objekt, me pretendimin se ishte pa leje ndërtimi.

Këtë vendim Policia e Ndërtimit në atë kohe ia ka adresuar shtetasit Koço Kokëdhima, edhe pse objekti dhe toka ishin në pronësi të shtetasit Aristidh Kokëdhima.

“Shkresa përkatëse, që ka bërë këtë ngatërresë, i përket datës 04.04.2007 dhe nënshkruhet nga Drejtori i Policisë së Ndërtimit dega Vlorë, Gëzim Gosturani.

Gjykata e Vlorës me vendimin numër 1070, datë 21.05.2007 me numër 1279 regjistri, vendosi të pranojë padinë e shtetasit Aristidh Kokëdhima dhe të anulojë vendimin Nr. 688, datë 03.04.2007 të Policisë Ndërtimore dega Vlorë, duke arsyetuar se ky ndërtim është i ligjshëm. Ai është zhvilluar në tokën e Aristidh Kokëdhimës, të fituar me ligjin 7501, dhe me leje ndërtimi të lëshuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë 12 vjet me parë.

Në përfundim të verifikimeve dhe bazuar në dokumentet e provat shkresore, bëjmë me dije opinionit publik se ndërtesa në fjalë është pronë e shtetasit Aristidh Kokëdhima, ndërtuar në mënyrë të ligjshme”, përfundon sqarimi i policisë së Vlorës.

56 komente në “Akuzat e PD për pallatin e Kokëdhimës/ Policia: Objekti në Qeparo ka leje ndërtimi nga viti 2002”

  1. agim says:

    Pse nuk hidhey ne gjyq per shpifje dhe informim te rrem te opinjonit shkerdhata Ristani,se vetem keshtu munde te mbyllet goja gojkeqijve

    1. Gjenerali Bato says:

      Ik ore palaco! Turp per policine e Sajmir Tahir Kokedhimes qe jep te tilla deklarata! Ky ndertim eshte monstruoz, madje me keq se ai i Bashes ne Vlore! Ligji 7501 eshte per tokat bujqesore dhe jo per tokat ne bregdet. Per me teper, ekziston dhe nje ligj qe ndalon ndertime te tilla kaq afer bregdetit. Pra leja, edhe nese ekziston, eshte e paligjshme!

      Rilindje leshi me 2 standarde!

      1. Adriatik says:

        Skandal merr nje hajdut toka me ligjin 7501 ndersa pronaret e vertete kane 20 vjet qe nuk marrin cfare i takon.

        Shtet islamikesh rrumpalle.

      2. Epiriiiiiii says:

        Gjeneral LESHI…………., gjith KAMZA PASKUQANI BATHORJA etjetj Jane NDERTIME ne TOK te NXANUM dhe Shteti i Legalizoj, PERSE??????????????valle Sduhet tja LEGALIZOJ (edhe sikur ta kete Pa Leje, Jo qe e paska me Leje)A.Kokdhimes ose Qofte edhe K.Kokdhimes kur ata e kane ne TOK te TYRE pa Konflikt Pronesi Jo te NXANUM dhe Nderuar ne Distance te Mjaftushme nga Deti. Ju jini Palo Njerez me 10000000…. Standarte. Duhet te Ishte TROPOJAN apo Kuksian ai qe mos te kish Probleme!!!!!!!!!! e NXANUM.

    2. Sokrati says:

      Ka leje dhe per zgjerim aq sa di doje palla

    3. arber radomi says:

      para se te hidhet ne gjyq ristani (i cili eshte palaco burre), duhen futur ne burg ata qe kane dhene leje per ndertim ne breg te detit. kur do ta mesoni o shqiptare se ne breg te detit nuk lejohen ndertime????????? kaq! burg per ata qe kane dhene ate leje dhe shembje e ndertimit abuziv.

      1. Piloja pe Korçe says:

        Plotesisht dakord me ty Arbër.

    4. Demir says:

      Sic duket ligji 7501 ndake edhe zhavorishtet bregdetare per toke bujqesore??/
      Futeni ne burg kush ka shperndare si toke bujqesore vijen bregdetare (Zhavor)???

      Ky eshte ligji, kush mund ta tjetersoje token bujqesore ne truall ndertimi 300 m larg detit.

      Kush do ti paguaj kanalizimet dhe devijimet e ujrave te zeza dhe te bardha te ketij ndertimi ne kete largesi nga deti??

      Nje mal me shkelje te rilindjes

    5. Meroja s’ka treguar se eshte ne pronesi te vellait te Kocos !!

      Por ti aq kupton ! Problemi eshte se perse i ka dhene leje 10 metra nga deti. Arrin ta kuptosh ??

  2. beci says:

    Edhe vjerri i Lul Bashes me leje e kishte por ia prishen sepse leja ishte dhene ne kundershtim me ligjin.
    Pervec kesaj ky objekti i Kocos ne qofte se e ka lejen prej 2002 sot mund te quhet pa leje sepse ajo ka skaduar me kohe.
    A do prishet ky objekt ? Ate e di RILINDJA

    1. Piloja pe Korçe says:

      Pa tjetër që duhet të prishet. Në se jo atëhere Rama është i njëanshëm dhe mos na flasë për më për Rilindje por për Rivdekje.

  3. BERTO says:

    sa shpejt i del ne mbrojtje koco qafirit more mero zavalli!

  4. Andreas says:

    toka e dhene ne perdorim me ligjin 7501, eshte toke bujqesore dhe jo edifikabile. lejen e ndertimit qe ja ka dhene bashkia e 2002 pra kur e kishin socialistet, ja ka dhene ne kundershtim te shume ligjeve, ndaj edhe Bollano ja bllokoi per 8 vjete dhe ja tani qe e moren prape socialistet rifilloi ndertimi.

  5. flamur says:

    E para, toka e ndare me ligjin 7501 nuk mund te jete ne breg te detit. Duhet kontrolluar titulli i pronesise.
    E dyta edhe nese ka pronesine ne rregull nuk mund ti jepej leje ndertimi ne breg te detit pasi ka nje ligj mbi ndertimet e tilla. Duhet kontrolluar edhe leja e ndertimit.
    Eshte e sigurte qe eshte shkelur nje rregull me ate ndertim. Nese nuk e prish Edi sot do e prishe qeveria e PD pas 5,10 apo 15 vitesh se ky ndertim ngjan me cibanin e Bashes ne Vlore.

    1. Vlonjati says:

      Bravo flamur,
      1) Ligji 7501 ka per objekt vetem token are, dhe nuk rregullon zonat turistike, sikurse eshte rasti ne fjale,
      2) Edhe nese toke 75001, nuk lejohet ndertimi ne toke are, sespe kekrohet kethimi i saj ne toke truall dhe pastaj tew ndertohet.

      Nga cdo kendveshtrim ndertimi eshte i kunderligjshem dhe leja eshte absolutisht e pavlefshme sepse eshte dhene ne kundershtim flagrant me ligjin.

  6. caci says:

    Ky objekt duhet te prishet pasi toka eshte dhene sipas ligjit 7501.Kokedhima dhe Rama fituan ne zonen e Bregdetit mandatin pasi u premtuan pronareve te tokave me shume se e djathta e Bamir Topit.Nqs se ky objekt do perfundoje,deputeti i Bregdetit duhet te dorezoje mandatin per mashtrim.

  7. tani says:

    ka te drejte policia se eshte me rilindjen ska problem se eshte ndretuar ne rere .se pastaj fillon shkarkimi ne vlore nga i pari te i fundit ne polici

  8. translator says:

    DERRAT E BETONIZMIT TE BREGDETIT KANE NJE NOCKE

    Shikojeni o milet policine qesharake te Edvinit qe per BUNKERIN e Lulzim Bashes nuk pyeti fare per leje ndertimi dhe i vuri tritolin dhe e prishi fet e fet. Dhe te gjithe thane:

    SA MIRE BERI RILINDASI EDI RAMA!

    sepse pavareisht lejes mafioze te ndertimit pallati-BUNKER i Lulzim Bashes binte ndesh me cdo llogjike elementare ndertimore te urbanistikes Boterore. Ky pallat thjesht ishte si nje PENIS i ngrefur komunistesh per te prishur virgjerine e Lungomares Famoze ne Vlore. Pak a shume keshtu u shpreh atehere Kryeministri i sapozgjedhur Edi Rama per pallatin e Bashes apo te vjehrit te tij pak rendesi ka dhe mileti i tha: EJVALLAH! Deri ketu OK! Te gjithe me ne fund rane dakord me llogjiken e Edvinit per te mbrojtur Vloren dhe natyren. Po me sarajet prej betoni te Kokedhimes disa metra larg detit? Ku i gjeti tapite familja Kokedhima per te kollofitur vijen e reres dhe bredetin shqyptar, e cila qe ne Kohe te Zogut ishte prone publike e Shtetit dhe Kushtetuta e Mbreterise se Pare shqyptare e ndalonte rreptesisht shit-blerjen e saj? Nga i gjeten Kokedhimat letrat per te hedhur dore ne pronen publike, sepse eshte absurde te mendosh qe ja ka falur Enver Hoxha per debulesen qe kish per spiunet e tij te Sigurimit te Shtetit sic ka qene edhe familja Famoze Kokedhima.

    SHIKOJENI O MILET POLICINE QESHARAKE TE EDVINIT!

  9. e vero says:

    Prone private 20m larg bregut ????? E padegjuar ,e pabesuar,
    Rama duhet ti vej tritolin ,eshte e nejte me Pallatin e Bashes.
    Rilindja e ka filluar shume keq .Voten time nuk do ta marri kurreeee.

  10. Toka Jone says:

    Hahahaha….Ligji 7501 te jepka toke 20 metra larg detit. A c’ben gruri dhe jonxhi aty, taman toke pjellore!!! Uje boll, hesapi!

  11. Rezi says:

    Sa per te qeshur…ligji 7501 paska dhene toke “buke” 20m nga deti. Bravo policia, na sqaruat se çfare po ndodh me tokat ne bregdet, nga te dyja anet politike……

  12. Christ says:

    EDI RAMA po nuk e prishe kalane e Koço Kokedhimes ne Qeparo
    te kam dhjere ne RILINDJE !
    Gjithe Bregdetin do ta kesh kunder!

  13. mitro says:

    Normale qe mund te kete marre leje ndertimi ne kohen e Nanos pasi ne ate kohe ai blinte frigoriferet e Tiranes per pese lek ,perdori gazeten e tij per te perfituar nga e majta qe ishte ne qeveri dhe nga Edi Rama qe ishte kryetar i bashkise se Tiranes.Ai merrte nga Rama shumicen e tenderave te bashkise duke bere pune skandaloze ,kete e di gjithe Tirana.por duke qene s’e leja eshte ne kundershtim me ligjin per ndertimet ne bregdet te prishet sic u prishen per gjithe te tjeret.Ligji nuk ka te nenes dhe te njerkes,ndryshe Rilindja do ishte dhe Ripjerdhje njekohesisht.Po zhgenjehemi me standartet e dyfishta te Rames dhe me nepotizmin e tij.

  14. mirel says:

    Kapter Ra miu, pallati eshte me I madh nga koka e Likes, dhe hidhesh nga ballkoni bie ne det, si mund te jete I ligjshem dhe I pranueshem ky pallat?
    Ne te kundert, ngrijani prape Bashes ne Vlore, eshte e njejta gje.

  15. rumpalla says:

    Mund ta kesh lejen edhe nga shekulli i kaluar, por ky objekt eshte nê kundershtim me ligjin dhe duhet rafshuar sa s’eshte vone. edhe Lulja me leje e kishte, po ja shemben !!!

  16. illyrians says:

    Duket me sy qe eshte ndertim jashte normave, duhet prishur urgjentisht. Perndryshe eshte e kote te quhet Rilindje..

  17. GENTI says:

    PER EDI RAMEN!
    z. KRYEMINISTER, 20 METRA LARG DETIT CDO KARABINA: E IMJA, E LULIT, E ARGITES, E KOCOS APO ARISTIDHIT, ESHTE NJE NDERTIM PA LEJE NE HAPSIREN PUBLIKE TE SHQIPTAREVE.
    NESE NDRYSHIMI DHE RILINDJA JANE PJESE E NJE PROCESI QE PERFSHIN DHE JU ME PUSHTETIN TUAJ DHE JO VETEM NJE LUGE BOSH QE NA SERVIRET NE, ATEHERE KY KRIM QE MBRETERON NE PRONEN PUBLIKE, DUHET TE SHKATERROHET.
    NDRYSHE, NUK KE PER TE QENE VECSE NJE KOPJE E SHEMTUAR E SALI BERISHES, DUKE I REZERVUAR VETES NJE FUND TRAGJIK, NDERKOHE QE SHQIPTARET JANE ME INTOLERANTE SE KURRE NDAJ RIPERSERITJES SE MODELIT TE BERISHIZMIT DHE NUK KANE PER TE LEJUAR KURRE, QE ASHTU SI SALI BERISHA I KALEROI DUKE I VJEDHUR E POSHTERUAR NE EMER TE LIRISE, JU TE VAZHDONI TA BENI NE EMER TE RILINDJES.
    SI VOTUES DHE MBESHTETES I JUAJ, POR MBI TE GJITHA SI QYTETAR I NDERSHEM I KETIJ VENDI PRES TE SHOH RRUSPAT DUKE SHEMBUR ME THEMEL KETE NDERTESE TE TURPSHME, QE DISKRETITON JO VETEM PS-NE, POR POSHTERON LIGJIN DHE LIRINE E CDO QYTETARI TE NDERSHEM TE KETIJ VENDI!
    NUK KAM NDERMEND DUKE JU VOTUAR, TJU BESOJ SI NJE MERCENAR! NESE DUHET TE ZGJEDH MIDIS PERKRAHJES NDAJ “RILINDJES” QE ABUZON ME PUSHTETIN DHE INTERESAVE TE KOMBIT TIM, DUHET TE DINI QE DO TE ZGJEDH INTERESAT E KOMBIT TIM, DUKE JU LUFTUAR SI NJE E KEQE QE DUHET SHFAROSUR.
    PRANDAJ JU FTOJ TE REAGONI MENJEHERE!
    KENI HUMBUR SHUME KOHE DHE KOHA ESHTE ARMIKU ME I MADH I JUAJI. E KENI MBUSHUR TE GJITHE KUPEN DHE ASKUSH NGA SHQIPTARET, NUK MUND TJU TOLEROJE LUKSIN QOFTE DHE TE NJE SEKONDE ME TEPER, NDRYSHE NJEMILJON SHUPLAKAT E BERISHES, DO TE SHNDEROHEN NE DYMILJON HANXHARE DHE SOPATA.

  18. salhajvonic says:

    qr kur flitet per ligjet nalbanistan
    Po tkishte ligje nalbanistan do lulzonte tgjith mileti
    nalbanistan ka vetem maliqie

  19. burgaxhiu says:

    Ed Rama Populli po pret dinamitin per kete monster buze detit – nese nuk e ben je … kuptoje vete.

  20. lisi says:

    Ta gezosh o zoti Aristidh.Zagaret ate pune kane ,do lehin.Ti rri i qete ne shtepine tende.

    1. ??????? says:

      ta gezoje deri dditen qe do lere kocua pushtetin se pastaj do i duhet te paguaje qimet e kokes e zor se do ja lene ne kembe me gjithe keto zullume qe beri ay ne breg te detit .
      Vete e filluan lojne e prishjeve e lojen e zbatimit te ligjit .
      E me ligjin shqiptar ay ndertim aty eshte jashte cdo ligji e llogjike se vete ay i gjati ka thene nuk ka per te patur ndertime jo me afer se 100metra nga deti .
      Dhe ka nje gje qe keta malukater nuk harrojne dhe sikur te hipin ne qeveri mbas 8 vitesh se dhe ky i gjati gjithe jeten nuk do te rrije .

  21. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Nuk do prishet or jo… Se Koqo e ka kapur rilindjen per koqesh dhe e shtrengon sa here ja do palla. Mjere rilindja, te nenshtrohesh nga nje njeri pa shtylle kurrizore si Koqo Kokedh (nuk e di si vazhdon…). Rama shpirtin ta jep, Koqon nuk ta jep. Kaq per sot.

  22. Pelasgian says:

    Kocoja ka te drejte te ndertoje edhe ne DET te hapur ! Eshte krahu i djathte i kryerilindasit . Mos doni te shqetsoni perseri kryerilindasin per kto pune ?

    Sa per dijeni , ai nuk punon tek INUK , As ne Gjykate , as ne prokurori .

  23. gel says:

    Qe te rrime shtermber e te flasim drejt, zona qe supozohet se i eshte dhene Aristidh Kokedhimes me ligjin 7501 nuk ka qene fare toke bujqesore por zone ranore ku ishte ndertuar fusha e sportit e fshatit. Normalisht nqs eshte dhene nje territor i tille si toke me ligjin 7501, ajo eshte dhene ne kundershtim me ligjin, prandaj komisioneret qe kane bere kete gje duhet te denohen per shperdorim te pozites. Elementi i dyte negativ eshte lejimi i ndertimit ne toke sipas ligjit 7501, asnje lloj ligji nuk egziston qe te mundesoje dhenien e lejeve te tilla.
    Por megjithate objekti ne fjale eshte nje resors turistik me te gjitha karakteristikat e nje resorsi per te cilen ka nevoje vendi

  24. qirjako says:

    Po te pakten dergojni nje keshilltar ta mesoi kur duhet te flase ai polici i Vlores,se kush flet kur duhet te hesht,dhe hesht kur duhet te flase ,eshte budalla.

  25. Dea says:

    Po sa e ka afatin “leja e ndertimit” ??? Apo sipas rastit :). Ndertimi shume i shemtuar dhe shume afer bregut.

  26. bregdeti says:

    Kokdhima u be bisnesmen u be gazetar u be politikan u be patriot ka eksperiencen e studentve shqiptar qe paguajn te marin diplomat universitare per c’far do profesioni qe kan par ne endrat e tyre. Ne mengjes je bari delesh ne mbasdite je avokat. Kjo eshte Shqiperia e sotme kete trashgimi u la demokracia e sal nanos.Populli shqiptar do vuaj sepse kombi shqiptar nuk ka korniza kombtare.Te gjithe te degjeneruarit deklarojn patriot dhe vazhdojn te shesin gjithcka ka ngelur nga sal trapi.Uqerit bashkohen kur vene per te gjuajtur naten e diten vaj hall per delet e varfera,

  27. Ilir meta says:

    O Edo po ti e di or burre se ne bregdet nuk jep dot leje Bashkia Himare duhet te kete miratim nga KRRTSH e asaj kohe ose KKT e sotme apo per Kocon nuk i kerkojme keto gjona Ha ha ha

  28. nardone says:

    per mua do te ishte me e ndershme qe te futej ne burg kush e nxori ligjin 7501,ne burg ata qe japin lejen ,ne burg ai qe e nderton,ne burg ata qe e kane lene kaq gjate pa e kontrolluar,

  29. Akili says:

    Po te kishte qene pa leje dhe per me teper i Kocos do e kishte rrafshuar Berisha me kopene e tij te qelebesirave qe e bene vendin “ndertim pa leje”.

    1. edi says:

      e ke gabim Akil. Berisha mund te kete gjithe te zezat por nuk u vuri tritolin ndertimeve te pasunareve te opozites. Perkundrazi ata vazhduan te pasurohen e te bejne preokopi edhe nen Berishen.

  30. ed snobisti says:

    pa leje nga krtrsh sikur nuk ka ndertime apo jo edo? kjo eshte si leja e Bashes ne Vlore more shoku kryeminister

  31. Metalurgu says:

    Nja dy pyetje shumë të thjeshta:
    1)c’lidhje ka Aristidhi me Kocon përvec mbiemrit?
    2)ku i gjeti milionat e evrove për ndërtimin Aristidhi, ndonjë kredi apo ja ka
    dhënë Kocua?
    3)kundrejt gjithe dokumentacionit dhe lejeve që duhen për te bere një ndërtim a
    do të lejohej që i njëjti të ngrihej tek monumenti i Skënderbeut?

  32. Drini says:

    Perse Shqiptaret jane popull qe i percjellin ngjarjet,fenomenet apo shumcka tjeter ne formen epidemike!?Komentet qe i behen ketij shkrimi me ngjajne me tacibaot,apo fletrrufete e kohes se “ndritur”.Shumica e komentuesve epidemik kane haber si zhvillohet bregdeti pasi nuk jemi te vetmit qe e kemi ate.Kane pare se si ne Dubaj krijohen ishuj ne mes te detit e pastaj ngrihen gradacela,kane pare se kudo ku ka bregdet ne Evrope apo gjetke resorset jane nje menyre zhvillimi.Ndryshimi qendron ne faktin se ne rastin konkret permendet Kocua e pas kesaj gjerat ngaterrohen keq pasi futet politika ne mes qe shumica e komentuesve e kane per zemer.

  33. Leone-53 says:

    Demokraci nuk do te thote vetem te flasesh por edhe te veprosh.
    Keto zera nuk vene sepse veshi i Edi Rames eshte “i shurdher” per Kokedhimen por jane shume te ndjeshem per ne!

  34. Strazimiri me paruke says:

    Mos ja vini re Ristanit se ai non stop 24 ore ne 24 ore eshte tap, pijanec i rendomte qe pi raki plepi me pace derri. Zoti pijanec dil dhe denonco sarajet e Sulltan Sali Kriminelit, qe ka ndertuar pa leje vile sheikesh tek Gjiri i Lalezit, duke e kaluar me emrin e “bukuroshes” Korbi Argita.

  35. taso kume says:

    @Drini ne DUBAJ NUK OKUPOJNE PLAZHE por i bejne large bregut pa influencuar ne ne buzen e detit ,ky lloj ndertimi per sa i perket QEPAROIT behet vetem ku ndahet fusha me ullinje me malin,un jam i majte por kunder betonit buze detit se pas tete vjetesh do vi automatikishte ne pushtet e djathta dhe jam plotesishte i bindur qe do kete fatin e REZOSIT TE BASHES NE VLORE.

  36. Ilir meta says:

    Prishe vete Aristith leri pordhet e di vete ti qe eshte pa leje ta ka thene dhe vete zoti Valil Bollano , bile ka dashur te ta prishe por me ato marifetet pezullimet e gjykates se ke shty ske mundesi ta mbash me kaq qelbesirlleqe qe po ben koco jot edhe 50 vjet pushtet te kete diten qe do te ndryshoje objekti do te te prishet mos u gezo nga keta komentues militante qe jane gati tia marin me goje Ed Rames dhe te vejne elozhe kot

  37. aqifi says:

    Ligji 7501 e jep token ne perdorim per te mbjella me pretekstin qe popullsia e fshatit te siguronte mbijetesen gjate tranzicionit dhe me pas me urbanizimin dhe zhvendosjet e popullsise drejt qyteteve toka tu kthehej pronareve.

    Rilindasit kane vendosur te zhvillojne turizmin.
    I gezofshi o shqiptare se I zgjodhet per me te mire se Bisha Berisha po nje mut I keni te gjithe se komunista jane.

    Vetem nacionalistet punojne per vendin e nuk shiten per para.

    Shqiptare duhet nje alternative e re nacionaliste!

  38. Keta jane mashtruesat e kombit .Keta nuk duhet te votohen me .Zgjedhjet po vijne dhe me popullin i keni keq ,nuk durojmd me te luani me ne .Mjaft luajti Vicidoli .

  39. franck says:

    CDO LEJE NDERTIMI KA NJE LIMIT KOHE QE NE RASTIN NE FJALE DO TE THOTE QE LEJA KA SKADUAR DHE ESHTE E PAVLEFESHME DMTH KA KALUAR AFATIN E KOHES NDERTIMIT ! ME VJEN SHUME KEQ QE DHE JU PO PUNONI SI QEVERIA E MEPARSHME ME DY STANDARTE !!!!!!

  40. stefan cole vlora says:

    Rama qe te binde ata qe e duan edhe ata qe nuk e duan duhet te nderhyje ne kete katrahure 5 metra nga deti.ligji nje per te tere

  41. Po ckeni o me mua mavrine. Koço e bëri jo unë. Mua po më bien dhe lesht e bythës

  42. Eh ky iphone me këtë tastierën gërqisht spunon mirë me shqipen

  43. Poshtë Koço. Ishalla e fusin në burg e më ngelet prona mua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje