Bitraj: Ndjej keqardhje për shef Fullanin dhe kolegët e tjerë. Kisha arsye të forta që vodha

16 Shtator 2014, 08:58Politika TEMA

Ardian Bitraj është shprehur nga qelia e burgut 313 se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga paratë e vjedhura në bankë, pasi i ka lënë të gjitha në loto sporti.

“Historia ime është e qartë dhe shumë e thjeshtë. Unë i kam vjedhur ato para dhe i kam shpenzuar në loto sporti. Askush nuk fshihet prapa meje, askush nuk ka përfitiuar. Madje, për gabimet e mia po vuajnë edhe persona të tjerë”, tha Bitraj për GSH.

Bitraj shprehet se ndjen keqardhje për “shef Fullanin dhe të tjerët që janë arrestuar”.

“Më vjen keq jo vetëm për shef Fullanin, por edhe për kolegët e mi që janë arrestuar. Përsa i përket përgjegjësisë penale të tyre, nuk mund të jap koment, pasi është çështje e hetimit. Unë mbaj përgjegjësi për veprimet e mia,” thekson ai.

Bitraj deklaron se është i gatshëm të përballet me Fullanin në gjyq.

“Nëse është e nevojshme dhe më kërkohet, patjetër që do të dëshmoj”, nënvizon Bitraj.

Bitraj hedh poshtë zërat se ka miq politikanë, po ashtu mohon të ketë denoncuar vjedhjen pas vrasjes së bankierit Artan Santo.

“Nuk kam miq në politikë. Prej vitit 1993 punoj në sistemin bankar dhe jeta ime ka qenë e lidhur me këtë sistem. Të tjerat janë hamendësime”, shprehet ai.

Ai është shprehur gjithashtu se ka pasur arsye të forta pse ka vjedhur te Arka Stok, por për këtë gjë ka dëshmuar tek prokurorët.

17 komente në “Bitraj: Ndjej keqardhje për shef Fullanin dhe kolegët e tjerë. Kisha arsye të forta që vodha”

  1. luci says:

    A nuk tha Sandri qe pergjegjesia eshte e vjedhesit? Kete po thote edhe vete vjedhesi tani. Sic duket eshte bere marreveshja edhe per shpetimin e tij!

    1. DREJTESI says:

      Me pare ke thene se arrite te vidhje duke perfituar nga sistemi i sigurise.
      Po sikur ky sistem te funksiononte normalisht,a do kishe mundesi te vidhje z. Bitraj?

      Kembengulja juaj per te nxjerre pa lagur shefat lart,eshte dukshem mbajtja e premtimit qe ke dhene ne rast se do kapeshe nje dite. Ti i zgjidhe hallet e tua,dole nga borxhet e shumta,shlyejte kredine e shtepise.
      Ata qe te lejuan i dinin pikat e tua te dobeta dhe perfituan nga kjo dobesi.

      Ti,edhe sikur te kishe mbajtur shenim se sa para ke vjedhur,nuk do ishe kurre kaq i sakte me shifrat qe jane raportuar nga vete B.Sh per mungesen e sasive te parave.

      Futi nje dore poker atje ku je,bej ndonje telefon per bast “live”,por kujdes,jo me shuma te medha se pastaj bie ne sy.

      KAQOL!

    2. lirie kazazi says:

      bitraj ne qoftese nuk ka bashkepuntor te varet ne mes te sheshit ose te pushkatohet nuk ka falje per te as dhe me burgim te perjeteshem jo po varje varje

  2. Andreas says:

    Mos u beni budallenj se nuk denohet njeri ne shqiperi perveç ndonje xhepisti qe fle rrugeve. Ketij Bitrajt di i japin verejtje me paralajmerim per pushim nga puna dhe kaq!

  3. XUME PROTOPAPA says:

    I MJERI ARTAN SANTO

    me shume gjasa shkoi per lesh dhie pse nuk ju bind mbase urdherit per te shkembyer parate e vjedhura ne Banken e Shqiperise.
    Qe CIA (Central Intelligence Agency) ne shume raste ka perdorur parate fallco per operacionet e saj ne destabilizimin e qeverive dhe shteteve ne tere cepat e globit, nuk eshte nje risi e re.

    Here si “ndihme” amerikane per te ndertuar kopshte femijesh apo lyerje kangjellash rrethues te “Shtepive te Femijeve Jetime”, e shumicen e rasteve per financimin e bandave kriminale per puçet shtet-rrezuese. Gjithnje nen rrogoz, gjithnje jashte zyrtarizmit qeveritar amerikan.

    Dhe nuk i kane munguar asnjehere “lokalët”, siç e pame nga intervista e para ca koheve te Izet Haxhise, gjithnje te organizuar nga “turiste” shqiptar-desherues te te gjitha moshave e kategorive, perfshire ketu edhe pedofile. Ja si prezantohet rishtas nje 67-te vjeçar qe po viziton Korçen keto dite:

    “City washington DC – 20002 – District of Columbia – USA
    Hi, w/m, washington dc, 67, 5 ft 8 inches tall, 165 pounds, blue eyes and brown hair, very hairy, masculine,Low Keyed and a friendly, decent guy!
    MASCULINITY gets my attention..a good heart and personality keeps it!! I like to Travel and meet new Masculine, Non smoking men, from around the world..all ages.
    Sept 2014 I will be driving to nearly all parts of Greece and to Korca Albania and Mykonos.
    Michael. My email: [email protected]
    Sa e sa te tjere si ky kane “vizituar” vendin tone, njeri syresh shkruante ne profilin e tij per tu madheshtuar: agent i CIA-s, pak vite me pare.

    Ai motori i zi me vrasesit e Santos “humbi” gjurmet andej nga rruga e Elbasanit, shkruanin kronikat e pak muajve me pare, apo çuni i Gac Mazit i gdhire tek shkallet e Bankes, si shans i dyte ne se killerat nuk do realizonin vrasjen pas daljes nga makina te Santos, ti afronte nje kafe ne baret aty rrotull…

    Trocit, qe po perdoret nga Llalle-Mete-Ramet e turnit, do i thoshnja te kerkonte “groposjen” e parave te vjedhura nga Bitraj, andej nga rruga e Elbasanit, e nuk eshte çudi qe ndonje Mejreme, nga ballkonet e pallateve pas ambasades, te kete pare motorin e zi ate dite te zeze te ketij krimi makaber.

    Shume larg po shkoni me keqberjet ndaj ketij vendi ti çuni i Rexhepit nga Çepani, me jelek-shqyerin e Izet Haxhise, çun tirone i Kristaqit. Mund te lironi te urdheruar edhe hajdute si Fullani me shoqe e shoke shume, mund te fshini edhe te dhenat nga serverat e celularet, mund te mbyllni edhe ambasadat me vendet e NATO-s e te tjera ku kane shkuar parate tuaja, por nuk mund te fshini dot nga kujtesa e shqiptareve keto bema te ndyra ne stile mafioze.

  4. amla says:

    Uau sa shume paskemi gabuar me Fullhajnin?! A na fal o Fullhajn se ti paske qene goxha cun Tirone dhe ne nuk e paskemi dit?1 Zoti marrte hak per poshterimin qe po i behet ketij populli!

  5. lavirja e bulevardit says:

    keto komedi mafioze, qe po i perjetojne shqiptaret me 2014-ten, nuk i kane perjetuar as sicilianet me 1960-ten.

    Mafia siciliane ne ate kohe dinte te manovronte me bukur, se keto palaco politikane e ambasadore, qe vigjilojne momentalisht ne Shqiperi.

  6. sfinks says:

    po mor po ke pas arsye.ke qe nga viti 1993 qe punon ne bank dhe sa ke marre ti rroge per nje muaj ka shqiptare qe si ka marr per 5 vjet .po ju lumt politikaneve qe po tallen me kete popull te shkrete.

  7. Shaqja nga Mbrostari says:

    Gjynaf ky cuni. Sa cuni mire! Do kete pasur aresye te forta se ndryshe nuk do vidhte aq pak. Edhe une kam aresye te forta per leke prandaj do te aplikoj per te punuar ne banken e shtetit. Ne CV kam goxha te dhena per eksperience ne kete fushe.

  8. . says:

    Qesharrak ….
    tamam ashtu sic ishte rregjimi kanunor-verior i kriminelit Sali Bisha me shtet “Rrump[alle”.

  9. Aleksander says:

    KUJDES Edi Rama !-Po fillon te humbasesh vota,besimin e shqiptareve…apo s’e ke problem tani qe ndjehesh kaluar ?!

  10. otto says:

    Ky duhet te lirohej I pari pasi ka vjedhur se ka pasur aresye te forta
    Fullhajni qe u lirua ka pasur aresye te dobeta ose ka vjedhur pa aresye fare.
    Tragjikomedia shqiptare me sistemin e korruptuar te drejtesise.
    Reformimi I sistemit te drejtesise do te ishte perfshirja e popullit nepermjet votes ne zgjedhjen e drejtuesve te gjykatave.

  11. lumi dhe deti says:

    Ty te lumte ajo dore qe vodhe, po nuk vodhe ti, i stiset muhabetet, po padronet nuk do t’ju lene ne balte, kujtoni se populli eshte budalla, populli eshte shume i zgjuar, mos kini merak te tera do t’i villni, te bejne dhe sylesh, kisha arsye per te vjedhur o burra dhe ne te vjedhim,mire mor zotni mire hallall u qofte me kete gjykate qe kemi.

  12. lira says:

    Ky i shkreti duket qe eshte si qen i rrahur.
    Kaplloqja akoma nuk i mbushet se ka rene alibia e llotove.
    Eshte i vogel dhe nuk e ka pare filmin -real- Tregimet e komisarit te policise. Kerko mbrojtje se qe te mbyllin gojen ka shume variante. Qe ta kesh jeten e sigurte bashkepuno se sekretet te hapin gropen shume kollaj.

  13. shp says:

    Ti lepurush, je kuptu qysh diten e par qe ke dal ne sken, qe je tu u tall,sepse asht regjizori ai qe ta ka ngarku ket rol.

  14. al says:

    Bitraj eshte hajdut i koheve moderne,dhe me nje karakter te forte.Ky hajdut ka shpirt te mire ,dhe kjo kuptohet nga autokritika qe ben ,duke i kerkuar falje te gjitheve dhe shefit Fullanit.Po ti mer hajdut karriere ,para disa ditesh pohove se ,tregova vjedhjen ,qe te mos e pesoja si miku im Santo,tani thua i kam kryer vet ‘dhe ne kete rast ska njeri qe te rrezikon ,bile pikat e basteve do te falenderojne per ngritjen e bisnesit te tyre ,ne kete kohe krize.Vetem se kemi nje drejtesi ,qe e paguajme per te mos dhene kurre drejtesi ,se ky bixhozxhi shpirt madh e ka hak tejete perjete ne qeli.Fullani ka avaze te tjera ‘por do gjykohet kur Malajt!Bendot dhe Miret te gjykohen vet nga drejtesia.Ministri Naco per kete veprim te gjykates ka te drejten ligjore ti kerkoje KLD se partise demokratike, te shqyertojne veprimet ligjore qe hodhen poshte vendimet e shkalles se pare te gjykates.Turp gerthet nje ish kryeminister me te meta mendore dhe shurrojne ne breke gjygjtaret.Keto nuk ja vlen te jene ne organet e drejtesise.Populli ka neveri per qenie te tilla te peshtira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje