Rama: Guvernatori do jetë shqiptar. Të gjithë ata që punojnë jashtë, të aplikojnë për KM-në

15 Shtator 2014, 15:02Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka kërkuar nga të gjithë ata shqiptarë që punojnë në sistemin ndërkombëtar financiar, të palikojnë për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me këtë bie poshtë hipoteza që guvernatori i ri të jetë i huaj.

Qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane fton shqiptarët e shqiptaret që punojnë sot në sistemin financiar ndërkombëtar dhe që janë të disponueshëm të shqyrtohen si kandidatura të mundshme për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës, të postojnë letrën e tyre të interesit në adresën e çelur enkas [email protected]

Ky proces është tërësisht i bazuar në vullnetin e mirë të qeverisë për të dhënë kontributin e saj që Banka e Shqipërisë të dalë më e pavarur dhe më e sigurtë nga situata e krijuar. Prandaj edhe pse ligji nuk përcakton apo rregullon ndonjë proces a procedurë shprehjeje interesi për mënyrën se si përzgjidhen kandidatët e Këshillit Mbikqyrës nga propozuesit e tyre përpara se të votohen në Kuvend, ne e çelim këtë proces:

a) Për të pasur një mundësi sa më të gjerë përzgjedhjeje

b) Për t’i dhënë hapësirë të merret në konsideratë kujtdo që ka mundësi të japë një kontribut si edhe dëshirë që ta bëjë këtë

c) Për ta ngritur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në një stad të ri përgjegjësie e përgjegjshmërie profesionale

d) Për të vendosur meritën si parakusht të përzgjedhjes dhe thelluar depolitizimin e Këshillit Mbikëqyrës

Çdo i interesuar mund ta përcaktojë vetë nëse dëshiron ose jo që shprehja e tij e interesit të bëhet publike. Mbledhja e letrave të shprehjes së interesit në adresën [email protected] do të vijojë deri në datën 30 shtator”, thuhet në një njoftim të qeverisë.

30 komente në “Rama: Guvernatori do jetë shqiptar. Të gjithë ata që punojnë jashtë, të aplikojnë për KM-në”

  1. Shqiperia says:

    Ka shume shqipetar qe kane studiuar ne Europe dhe punojne jashte,qe kane
    qene studente te shkelqyer ,shume punojne ne bankat e zviceres ,ato nese
    deshirojne le te marrin fatet e bankes Shqipetare .
    Nuk eshte nevoja per te huaj ,Shqipetaret kudo qe kane shkuar per studime
    kane qene njesha.

    1. Bimi says:

      O Edo o trap me zile po pse nuk e merr prape Fullanin e liruar nga gjykata e pavarur?

      Cun tirone jo shaka!

  2. al says:

    Ed Rama thirrje qe i ben cdo shqiptari ose shqiptareje per tu bere pjese e KSH te BSH eshte veprimi me i drejte ne disa drejtime.E para po therret personalitete te fushes bankare ,e dyta po kerkon shqiptare,qe nuk eshte thjeshte patriotizem por me kete rast ngren vlerat e vet shqiptareve ,te cilat u jane mohur gjithe keto vite,nga te majte dhe nga te djathte ,duke futur nepotizmin dhe militantizmin e neveriteshem .BSH eshte organi kryesor qe ben politiken finaciare ,si dhe mbron thesarin e shtetit prandaj, asnje figure politke por vetem profesionalist te sistemit bankar.Kjo histori me te tilla nderhyrje duhet te marre fund dhe banka te udhehiqet vetem nga ligji ,qe doemos duhet forcuar,pra ajo te jete e pamvarur nga politi,a dhe te japi llogari vetem para parlamentit qe i ka zgjedh.Efundit KLSH duhet ti ipet e drejta ligjore te kontrolloje BSH,dhe nuk eshte nevoja per te paguar me parate e popullit kompani fantazma auditi,qe e nxorren kontrollin te rregullt dhe nga ana tjeter banka kishte kater vjet qe vidhej sistematikish.Historia e hotel Dajtit te marre fund,dhe ky hotel mund te mbese prone e BSH por te ruaje funksioni. E hotelit sic ishte me pare,duke qene se exhte simbol i qendres se Tiranes.

  3. Luani says:

    Dmth shqiptaret qe punojne jashte jane me te mire se shqiptaret qe rrine ne Shqiperi?????

    1. Blue Jasmine says:

      Aspak Luani. Edhe sikur te vijne ne Shqiperi “te virgjer”, te pakorruptuar, aty do ndrojne lekure. Sipas vendit behet kuvendi ?

    2. Sa te guximshem jane xerrot e ksaj bote mej taj !!!
      Hahahahahahahahah…ah ti tuM i shenjt ,lum ne shqiptaret ” E jashtem” per ju

  4. Ylli says:

    Vetem kujdes mos vihen spiunet e shpifur te Ridvan Bodes e Zamir Manes, se kane nje rrjet jo te vogel brenda e jashte vendit.

  5. Ardian Fullani says:

    Z.Kryeminister

    Te falenderoj nga zemra, te jam mirenjohes dhe per mundesine per te riaplikuar per Gurvenator. Te flas si mik te vjeter se nuk do e perseris me.
    Faleminderit per sherbimin dhe fjalen e mbajtur sot.
    Neser do tu dergoj CV me shpresen per te qene serish ne banken pa te cilen nuk mund te punoj e jetoj!

    Miqesisht, i juaji,
    Ardian Fullani

  6. enter says:

    Njeriu i lehtesisht i korruptueshem si ai nga brenda ashtu edhe ai nga jashte.
    Shqiptaret qe punojne jashte jane totalisht te shkeputur nga realiteti i tregut te punes ne Shqiperi.
    Duhen njohuri te thella.
    NUk e di sa do funksionoje.

    1. Elisa says:

      Z. Enter,

      Keni pjeserisht te drejte, por nuk ju jepet e drejta qe ti pergjithesoni ne qe jetojme jashte shqiperise me nje shprehjse si “jane totalisht te shkeputur nga realiteti I tregut te punes ne shqiperi”. Jo te gjithe ata persona qe jetojne dhe punojne jashte shqiperise ne sisteme bankare nderkombetare jane te shkeputur nga realiteti shqiptar.
      Ne te vertete me te shkeputur jane ata qe ju keni dhe keni pasur ne krye te BSH sesa ata qe jetojne jashte.

      1. !!!!! says:

        Per cfar realiteti hidhet topi lart aty !!!
        Bankat ne gjithe boten funxionojn kane nji sistemi standart bankar .Cka ktu per te njohur ?!
        Nuk e kuptoj dot llogjiken e perdorur ktu nga te “zgenjyerit kapricioze” ,duke nxjere e ngritur tabelen e realitetit lart !
        Cili realitet !
        Ai i mafies ne pushtet ?
        Ai ,se nuk do ta lejone te punoj korrekt sipas metodave e sinstemeve bashkohore te bankave ne Bote ?
        Eshte interesante me shqiptaret ,leshojne fjale te cilet marrin kuptim vetem per ata ,larg cdo llogjike .
        (Le qe me duket se po e teproj ,po i kerkoj shume shqiptareve atje pfff )

  7. droga says:

    E gjene kokedhima…

  8. Asaa says:

    Qef i madh me punu ne shqiperi

  9. Aldo says:

    Po pse u jepet shansi vetem atyre qe kane studiuar e punuar jashte??
    Po ata studente te zote shqipetar qe kane studiuar ne Shqiperi, pasi prinderit e tyre shume te ndershem nuk kishin mundesi per ti paguar studimet jasht shtetit?? Pse ketyre studenteve u mohehet ky shans??

    Pastaj kush do ti vleresoje keta kandidatura qe do na vijne nga jasht??? A nuk do te jene perseri ata qe punojne ketu qe do ti vleresojne??? Pra nese ata qe jane ketu qenkan me te zote se ata shqiptare qe do na vikan nga jasht (pasi do vendosin kush nga kandidaturat eshte me i zoti), pse te mos zgjidhen nga ata qe kemi???

    1. Elisa says:

      Sepse ske ke te zgjedhesh aty; se kultura qe pikerisht jetuan ne 23 vjet ne Shqiperi I mesoi si te ishin hajdute, matrapaze, te pafytyre, legena dhe mbi te gjitha servile.
      Sepse ata pak intelektuale qe kane mbetur, perbuzen dhe pergojohen sepse nuk diten se si te vidhnin, si te shtireshin, si te genjenin.

      Sepse experienca dhe edukimi shkollor nderkombetar si ne fushen e ekonomise/finances ashtu edhe ne aspektet e tjera te drejtimit te nje institucioni eshte ne she shkalle me te larte se shume universitete ne shqiperi. Harron se diplomat bilhen me lek, dhe se mesimdhenia eshte kethyer ne biznes?

      Sinqerisht e keni qe beni kete pyetje?

  10. Ekonomisti says:

    Kush eshte ai i mencur qe do lere 120-150 mije dollareshe
    ne vit dhe te vije ketu te marre 40-50 mije dollare ne vit ?
    Te lere gjithe rrehatet dhe te vije te q..je koken me ty dhe me Salen.
    Leri more keto marrezira !
    Mashtrues deri ne fund ty o kellef.
    Ikni ore bande hajdutesh !
    Shko bertiti Braces Ty se te nxjerr te palarat !
    1000 here turp te te vije
    Ke surrat ty te kerkosh kandidatura.

    1. Juristi says:

      Ky eshte kryeministri qe injoron parimin kushtetues te barazise para ligjit, eshte kryeministri qe injoron ata shqiptare qe nuk zgjodhen te ikin por me idealizem qendruan duke menduar te benin Shqiperine, sot o Kryeminister ke te drejte te tallesh me te gjithe shqiptaret pasi ata idealiste nuk te kishin njohur ty…….., harram vota!

  11. edi says:

    Mos u grindni kot o njerez se keshtu e ka Edi e nis medergoni CV te e me pas vendos ke do ai. Akoma nuk u mesuat me kete loje te tij. Mos e merrni kaq seriozisht cdo tallje te tij.

  12. Emigranti says:

    Duhet te largohesh nga Shqiperia qe te aplikosh?
    Ky eshte kuptimi? Apo mjer ju qe rrini akoma ne kete vend?!
    Mbase e ka nje retorike interesante per kete shefi!!!!

    1. Elisa says:

      Ai nuk thote se nuk do te zgjidhet dikush nga Shqiperia, por po I hap deren dhe u jep mundesine shkalles intelektuale qe u largua nga Shqiperia sepse nuk mund te shisnin dinjitetin dhe karakterin e tyre per lek dhe pushtet.

  13. "Çun Tirone Fallco" says:

    Po ik ore “veze kllok” se paske qene kot… Ku eshte drejtesia per 21 Janarin? Pse nuk eshte ne Burg Sali Berisha me familjen dhe Lul Basha si vrases dhe hajdut? Besuam te ty per drejtesi po ti qenje nje mut si te tjeter. Qerrohu nje ore e me pare se na lodhe edhe me hartimet qe jane bere te peshtira. Qurrash

  14. emigranti says:

    Gjysma e te keqes qe do jete shqiptar guvernatori…ide shume e gjetur per emigrantet… vijne nje here ne muaj ne shqiperi, takojne miqte e shoket, i fusin nje mbledhje , marin ca leke edhe ikin prape se part time e kane si pune… keta te europes mund te ikin edhe brenda dites xhanem, vetem ata matane oqeanit mund te “mundohen pak”. governatori do e kete pak me te veshtire se do i duhet te jetoje ketu ne shqiperi larg familjes, po qe ja vlen “sakrifica”

  15. . says:

    ****************************************************************************************

    Shqiperia i vetmi vend “Rrumpalle” dhe “Amullie” ne Bote.

    Harrojeni Shqiperine ….
    kush na ndihmon te largohemi nga Ky vend i mallkuar, korruptuar, mbushur me kurrva, cuba-veriu, kriminele, vjedhje etj.

    Gruaja Fulanit
    punon ne Gjykaten e Larte (Apelimit) nderkohe
    qe shoket e saj benin “gjoja” drejtesi me burrin e saj.

    U vrane ne 97-ten, ne Gerdec, ne 21 janar, vodhen Shqiperine, thesarin, Banken …. dhe askush nuk u denua.

    *****************************************************************************************

  16. Elisa says:

    Edi mjafton te kerkosh ne LinkedIn dhe gjen nje larmi te konsiderueshem kandidatesh te cilet edhe pse mund te mos kene eksperiencen e nje 50-60 vjecari me 20-30 vjet ne sistemin financiar jane me se te afte te drejtojne nje banke si BSH.

  17. Drejtesi says:

    Tall bythen ! Pse mos e tallesh ! Sipas kokes edhe festja ,mire na e ben .

  18. shqiptari says:

    O zoti Kryeminister, nje gje nuk kuptoj une. Para ca ditesh na the “smund t’i kerkoj doreheqjen Fullanit se eshte institucion i pavarur”, apo jo?
    Cne tani qe i mblidhka kryeministria CV per aplikim? A eshte Kuvendi qe i zgjedh e perzgjedh, a je ti???

  19. Ardiani says:

    Pse lodheni kot , Ylli Cabiri do te jete Guvernatori i ri i Bankes. Si dhe pse do jua themi me vone, por Ylli Cabiri eshte vendosur…..

  20. Adel says:

    Eshte bo shteti si han me 5 porta. Tani socialistet nuk morin ne pune nqs je me shume se 40 vjec, mundesisht te mos kesh eksperience pune

  21. Oferta says:

    O EDO ! Si shume ere po vjene Tirana, mo tiroso. Tani plasi peshku dhe u mor vesh se, pse dhe kush e zhduku Santon? Populli shqiptare nuk ha bar. Vollkani eshte ne prag dhe I fuqishem. KUPTOJE SOT. Neser do te jet von.

  22. Mashtruesi says:

    Ky vend tashme e ka arritur fundin. Me nje guvernator karagjoz por hajdut,me nje kryeminister te paafte dhe dhjaks,me nje sistem drejtesie totalisht mafioz jemi kthyer ne Irakun europian. Paaftesia e Partise Socialiste deri ne mosdashje per te drejtuar vendin sipas standarteve perendimore po e con ket vend drejt nje revolte popullore te papare ndonje here. Duhet gjetur forma qe te gjithe politikanet dhe jygjtaret e ketij vendi te izolohen nga pushteti qe ushtrojne. REVOLUCION.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje