Fushë Krujë, shpërthen makina e kryetarit të Bashkisë/ Bardhi: Nuk kam konflikte

15 Shtator 2014, 08:54Politika TEMA

Rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme, automjeti i kryebashkiakut të Fushë Krujës, Gjon Bardhi, ka shpërthyer.  
 
Makina tip Benz e kreut të Bashkisë së Fushë-Krujës ndodhej e parkuar pranë banesës së Bardhit në fshatin Larush.

Sipas informacioneve, nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz.
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nisi hetimet duke shoqëruar disa persona për të zbardhur motivet e shpërthimit të automjetit të kryetarit të Bashkisë Fushë-Krujë, Gjon Bardhi.

Bardhi ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd, ndërkohë që ky është shpërthimi i 16-të që ndodh në zonën e Fushë Krujës brenda vitit.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Fushë Krujë, shpërthen makina e kryetarit të Bashkisë/ Bardhi: Nuk kam konflikte”

  1. Andreas says:

    +1 per Max Velon.

  2. altini says:

    po qe demokrat ky kryetari mire ja kane bere,po eshte socialist duhet gjetur autori

  3. tiqe says:

    u ba kjo F KRUJA si qyteti i minatorit sa banor jane se kur me bjen rruga vec ca qene e disa polic shof

  4. Dallaveri says:

    Shteti duhet te perqendroje forcat ne Fushe Kruje,

    po degjojme shume shperthime ne kete zone dhe eshte shume e cuditeshme

    e asnje spo kapet per tere keto veprime.

  5. Siguria says:

    I kane lene forcat ne Lazarat ka dy muaj tani u ka dale boja dhe Reneas jane bere shoke me gjithe banoret.I njohin me emra adresa fytyra prit kur te lidhin dhe ndonje krushqi e te lindi ndonje borrokoc.Ja humben seriozitetin atij reparti.

  6. Tiranasi says:

    Kjo eshte e keqja se per tu dukur te pafajshem e model kulture e civilizimi gjithe thone nuk kemi konflikt. Po te jete per kot , ngacmojne ndonje pensionist ose pensioniste .
    Para rreth 10 vite u qellua nje bisnesmen i njohur para Pallatit te Kultures ne Tirane, te nesermen tha : -” nuk kam asnje konflikt, kane ngaterruar shenjester ” , pastaj pas ndofta nje viti u vra ne ashensor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje