Ndarja e re territoriale/Çuci: Decentralizimi fiskal, hap i parë që do të ndërmerret

14 Shtator 2014, 13:48Politika TEMA

Pas miratimit të Reformës Administrative-Territoriale, Qeveria ka nisur punën për përshtatjen e legjislacionit të pushtetit vendor me ndarjen e re të territorit.

Ministri për Çështje Vendore, Bled Çuci  shpjegon se hapi i parë është decentralizimi fiskal  dhe më pas do realizohen ndërhyrjet në ligjin aktual për qeverisjen vendore.

“Ka gjithmonë ndryshime ligjore, pas ndryshimit të madh të ndarjes administrative-territoriale, ne po fillojmë me radhë, gjithë paketën decentralizuese. Fillimisht do të ndryshojmë  ligjiet që të përshtasim ndarjen e re me administratën e re dhe më vonë me thellimin e reformës së decentarlizimit”, tha Çuçi.

Në bashkëpunim me grupet e interesit ministria e linjës ka diskutuar mbi platformën që do të ndiqet për modelin fiskal pas zgjedhjeve vendore të 2015-s, kur vendi, nga 385 njësi, reduktohet në 61 Bashki.

Nga ky reduktim përfitohen 6 miliardë lekë,  të cilat do të përdoren përsëri  për investime nga vendorët.

1 komente në “Ndarja e re territoriale/Çuci: Decentralizimi fiskal, hap i parë që do të ndërmerret”

  1. piano says:

    te na falni se nuk mund te bejme komente per kete lajm.
    po ku marrim vesh ne mor lal per tatime ,ceshtje fiskalee ku ta di un,pune paresh dhe mirecenie jetese.
    Ne mor lal jena me komentu per noj te shame . ca na duhe ne kesi lloj lajmesh.
    Fut aty noj lajm qe te shajme Berishen,pd ..me I fjal ato kundershtaret e idealit tone. hej… na osht bo e shamja si buka qe hame …nuk mund te rrime pa te.
    hajt pra tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje