Haxhinasto: Fondet për sinjalistikën rrugore do vazhdojnë të rriten

14 Shtator 2014, 12:50Politika TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto ka inspektuar sot punimet qe po behën për plotesimin e sinjalistikes rrugore tek kryqezimi i rruges së Rinasit.

Ne vazhdojmë aksionin për plotësimin e gjithë sinjalistikës në rrugët e Shqipërisë. Kjo është një nga nyjet e rëndësishme të aksit të veriut, sic është ky kryqëzimi që sapo del nga Aeroporti i Rinasit drejt qytetit te Fushë Krujës”, tha ministri Haxhinasto.

Kjo punë do të vazhdojë edhe me një ndërhyrje shumë më të rëndësishme në aksin rrugor Tiranë – Kashar dhe pastaj më tej në Durrës me qëllim që rrugët të vijnë në standartin e domosdoshëm të sinjalistikës dhe sigurisë për t’i shërbyer ashtu siç duhet përdoruesve të tyre, shtoi ai.

Cështja e sinjalistikës rrugore është një prioritet madhor për ne prandaj ka marrë edhe angazhime më të mëdha buxhetore vitin 2014, por do të ketë angazhime edhe më të mëdha vitin e ardhshëm pasi akoma jemi shumë larg atyre raporteve të nevojshme midis investimeve kapitale dhe investimeve për mirmbajtje të rrugëve e sinjalistikë me qëllim që rruga të vij në standart. Pra ato standarte që jemi duke i përputhur plotësisht me standartin evropian” tha Haxhinasto.

 

Do të shtrihet aksioni edhe përtej Tiranës?

 

Aksioni do të vazhdoj me projekte të posaçme dhe një projekt i rëndësishëm ka qënë segmenti rrugor midis Rrogozhinës dhe Sarandës që pati efekte te dukshme gjatë kësaj vere, ku trafiku u stabilizua në mënyrë të jashtëzakonshme dhe numri i aksidenteve ra në nivele të pa krahasuara më përpara. Kështu që ky do të jetë edhe qëllimi në vazhdimësi, që sëbashku me përfundimin e atyre projekteve të rrugëve që kemi në proçes të sjellim në standart cilësinë e rrugëve.

 

Sa është fondi i akorduar për vitin 2014 për sigurinë dhe sinjalistikën?

 

Për vitin 2014 vondi ka qënë rreth 10 milion dollar, por vitin e ardhshën në planifikojmë që ky fond të ketë rritje.

6 komente në “Haxhinasto: Fondet për sinjalistikën rrugore do vazhdojnë të rriten”

  1. neda says:

    Z. Haxhinasto, roli individit ne cdo aspekt nuk mund te injorohet,prandaj ju e keni vete ne dore ne se doni te mbeteni ne memorien e popullit,beni nje gje qe askush nga paraardhesit tuaj ne ate detyre nuk e ka bere, mund te kene folur ne teori por praktikisht asgje nuk kane bere.Jane bere thjeshte rruge elektorale dhe asgje me teper. Beni sinjalistiken e te gjithe rrugeve tona si dhe nenkalimet e mbikalimet simbas standarteve nderkombetare.Per ti bere keto ne menyre dinjitoze edhe ne si biznes nuk e kemi problem te kontribuojme qofte edhe me nga 200 dollar. Rruget duhen prure ne standartet Europiane, roli qeverise dhe i juaj ne vecanti eshte jo i vogel.Zhvillimi cdo vendi fillon nga rruget.

    1. Veterrani HERO says:

      Po shoke! Urrraaaaa! Urrraaaaa! Urrraaaaa!

  2. taku says:

    me shum nevoje per sinjalistike kane nevoje rruget me kryesore, ato qe te cojne ne tirane apo durres, spo e dime ne shqiptaret nga cili drejtim te shkojme kur bejme udhetim jo me turistat. duhen ndryshuar dhe rregullat e qarkullimit se nuk ndalet makina ne korsi te parakalimit ne autostrade e te dale nga krahu tjeter po te korsia e parakalimit, nuk hyet ne europe kshu

  3. lali says:

    Hiqeni trapolen ne hyrje te Kamzes se na thyet makinat.

  4. liri says:

    TI s’ke rruge mor zagar kerkon te vesh sinjalistike,ky eshte ministri me kungull I rames.

  5. jugori nga veriu says:

    Hajde degjo pordhet e Rames upssssss pordhet e Europes tani……hahahahahahahahaah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje