Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në Fushë-Krujë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se eksplozivi është vendosur në një ndërtesë tre katëshe e cila funksionon si qendër biznesesh në qendër të qytetit të Fushë-Krujës dhe që është në pronësi të Esat Karajt.
Bëhet e ditur se 200 gramë lëndë eksplozive i janë vendosur godinës, në katin e parë të saj, e cila rezulton të jetë pikë lojërash fati. Kjo ka ngritur dyshimet e policisë, e cila po heton sa i përket vendosjes së eksplozivit për shkak të konkurencës.
Shpërthimi i ndodhur pak pas mesnate, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Deri më tani nuk janë identifikuar ende autorët, ndërsa po punohet për zbulimin dhe arrestimin e tyre si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
A nuk ishin ripjellsit ata qe thane se do i pastrojme te gjitha lojrat e fatit? Ja pra, sic e shikoni dhe vete… po pastrohen. Por pa buldozera ?
Keta thane qe do heqin te jashtligjshmet jo cdo casino.
Ju lumte! asnje te mos egzistoje.
Po Ripjellja sikur i dha “fund marrezise” me keto apo zhurm zhurm, shum shum zhurm!
ky 200 gr tritol e eshte vene vet nga pronari per pak zhurme te hetohet edhe ky njeri pse do ta ket vene