PD kërkon dorëheqjen e Veliajt: Shkeli ligjin për trashëgiminë kulturore

13 Shtator 2014, 14:17Politika TEMA

Koordinatorja për mediat në Partinë Demokratike Silvi Bardhi akuzoi ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj se ka shkelur Ligjin për Trashgimin Kulturore.

Gjithashtu, sipas Bardhit, kompania e dasmave, që u angazhua në ceremoninë martesore të ministrit Veliaj, ia ka faturuar shpenzimet Bashkisë Gjirokastër.

“Erion Veliaj ka shkelur Ligjin për Trashëgimisë Kulturore. Kundër ligjit janë përgatitjet për skenën e dasmës në Kala që është një monument i kategorisë së parë dhe mbrohet nga UNESCO, por që u vu në dispozicion të dasmës qeveritare.

Eshtë abuzim i pastër dhe skemë mashtrimi që Geraldina Spoza, një shoqëri dasmash, ia faturon Bashkisë Gjirokastër këtë zijafet, si aktivitet kulturor”, deklaroi për mediat Bardhi.

Duke u bazuar në akuzat e mësipërme, Silvi Bardhi dhe partia që përfaqëson, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Veliaj ose më së pakti shkarkimin e tij nga ana e Kryeministrit Rama, pasi i gjithë opinioni publik është i skandalizuar.

“Qytetarët dhe mbarë opinioni publik janë të skandalizuar. Ndërkohë, Erion Veliaj hesht. Asnjë shpjegim për këtë korrupsion të veshur me vello e papijon. Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen. Ose Edi Rama duhet ta shkarkojë dhe të tregojë që nuk mashtroi sërish kur tha se ministrat do të largohen kur përfshihen në skandale”, u shpreh në fund të deklaratës për mediat Koordinatorja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.

15 komente në “PD kërkon dorëheqjen e Veliajt: Shkeli ligjin për trashëgiminë kulturore”

    1. Xha Temja says:

      Po une, a jam opinion publik?

      Nese jam,po te them qe nuk jam i skandalizuar fare me dasmen e e Erjonit por jam tmerresisht i indinjuar me ju,ne menyren se si beni opozite.

  1. Ertp28 says:

    Hahahahahhaahhha

  2. rita says:

    Plehraaaaaaa…!!!! Kur do ta “lironi” këtë vënd…???!!!

  3. bossi says:

    po juve PD jeni ma skandal

  4. alby says:

    hahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sa legena keta PD-istat ,pisat.haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sa humoriste morr-istat

  5. Mira says:

    Ik o Silvi bej kaken. I jeni sul Veliajt dhe e shani sa here ben shurren. Shajeni per punen qe ben apo si gjeni dot asnje difekt ?

  6. lavirja e bulevardit says:

    A ju keni ik per lesh si parti! Sa me shume brockulla nxirrni, aq me teper fundoseni.

    Vete flisni, vete degjoni, vete komentoni brockullat qe thoni, troc muhabeti nuk ju pjerdh me njeri si parti.

  7. Jeta says:

    Shiko nje vit me pare kur ai Shefi plak i yti i nxorri te gjitha kalate ne shitje per kafene dhe restorante. Kjo qeveri po i sjedh seriozitetin dhe vemendjen e munguar Gjirokastres. Ate qe Berisha nuk e beri as me Tropojen as me Kavajen.

  8. Sali Miku says:

    S’latë mashtrim pa bërë. Të gjithë ata që punojnë për vendin sulmohen nga plakushi. I erren sytë kur shikon që punohet. I do të gjithë si Fullanin, të vjedhin për të.

  9. veterani says:

    Skandali jeni vete me thirrjet dhe cirrjet qe beni per ministrin me te suksesshem te qeveris rama dhe ne asnje menyre ne populliu.Qytetaret jane te cuditur me kete opozite te coroditur qe nuk di ku eshte vete.

  10. Daniel says:

    Fantazistet e PD duhet te na thone qarte, behet fjale per dasem te paguar nga shteti apo shkelje te trashegimise kulturore. Cila qendron ? Bjerini faktet qe te fillojme punen. Por fakte, e jo fantazirat e Berishes qe si beson me njeri.

  11. meri says:

    Uuaa PD s ka me lajme ka marre fund, mire qe u martua Erioni se nuk kane c te thone me hahhaaa -:) ik se lat nam ! Mos shkuan me zor njerzit ne dasem, u kenaqen bile, po ju kenaqen. Boll se e lodhet popullin bile me shume e ngrini Erionin se e paskeni frike qe merreni me te.

  12. Treviso says:

    Qytetaret dhe mbare opinjoni publik eshte gezuar se u martua nje çift ne kalane e harruar nga banda mafjoze me ne krye kriminelin Berisha.
    Per kete dasem jane skandalizuar vetem mafjozet dhe tradhetaret e atdheut.
    Partija Demokratike me keto deglarata vazhdon shperberjen gjithnje e me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje