Edhe pse Kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë zyrtare në Kinë ditën e enjte bashkë me delegacionin e ministrave, vota e tij është numëruar si “prezente” në sallën e Kuvendit. Në procesverbalin e votimeve të 4 projektligjeve, bie në sy fakti se karta e Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në anën tjetër të botës, ka qenë në folenë e votimit dhe sipas elektronikës së Parlamentit ajo është numëruar si prani në sallë, edhe pse është listuar në kartat e deputetëve që nuk kanë votuar.
“Panorama” ka publikuar procesverbalet e votimit elektronik, ku veç Kryeministrit Edi Rama, si votë “prezent” është numëruar dhe ajo e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, edhe ky pjesë e delegacionit që vizitoi Kinën.
Po ashtu, veç Ramës dhe Gjiknurit, janë dhe 10 deputetë të tjerë të maxhorancës së majtë dhe 5 deputetët e PDIU-së që numërohen si prezentë në votim, por ata nuk morën pjesë në punimet e seancës. Gjatë seancës të ditës së enjte, kreu i Kuvendit Ilir Meta para votimit bëri verifikimin e prezencës, nga ku dolën 74 deputetët që votuan pro, dhe mes tyre deputeti socialist Pandeli Majko, i cili gabimisht votoi abstenim. Votën gabim Majko e shoqëroi me një të qeshur, duke vendosur dorën në ballë, pasi ishte prezent dhe votoi gabimisht abstenim.
Përpos kësaj, edhe pse prezenca me elektronikë doli 74+1 deputetë, në procesverbalet zyrtare shifrat janë “mbarsur” me 15 vota të tjera. Në procesverbal, prezenca është shtuar nga 75 deputetë në 91 deputetë prezentë në sallë.
Cfare gabimesh keto, smund te falen.
Cne, keto gabime nuk ndodhin ne shtetin e Albanistanit
Eh shoke….!
Jo or ti “Rilindja” nuk toleron mashtrime te tilla.
Futia karit kot….po eshte e mundur te votoi….behet nje pocesberbel ku shkruhet se votoj,kundra apo pro..o butallistan
Po jane dallaveret e ketyre per ti dhene rrogen deputeteve te ps dhe lsi kur mungojne.. se ne shkrimin e plote sqarohej qe deputeteve i hiqet dita e punes nese nuk votojne ne kuvend.. Dhe keta mjeshtrat i lene kartat e votimit dhe i shesin sikur jane ne salle… Cfare manipulatoresh..
Po si nuk eshte e mundur te shkosh e te vijsh ne Kine,kur sic thone ata merhumet e opozites Rama paska nje aeroplan Jet personal per te fluturuar.Keto sajesa nuk i han dot kerkush qe ka dy pare mend ne koke!Hakersat e sotem bejne gjithshka te mundur e si te mos sajojne nje foto me emrat e deputeteve votues ne parlamentin shqiptar!Opozita,si e papune qe ka mbetur, i ka ndezuar me tej “baterite” e shpifjeve denigruese kunder qeverise ne shtyp e Tereveret e saj me shkak e pa shkak(sipas Lulushit: ajo bekerka punet e qeveria merret me loqe,me falni me llogje!??),sic e tregoi edhe ai emisioni i turpshem i bythlepirsave te vjeter te Berishes ne ate “Opinionin’ e atij Toptanit tek Klani,ku solisti kryesor ishte A.Frangaj,pronari i kesaj terevere berishiane!