Arrestimi i Fullanit/ Gaiani: Drejtësia të bëjë punën e pavarur

13 Shtator 2014, 13:53Politika TEMA

I mbetet drejtësisë tashmë të bëjë punën e saj pas arrestimit  të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, tashmë të shkarkuar nga detyra.
 
Këtë mesazh përcolli nga qytetit i Shkodrës, Ambasadori italian në vendin tonë Massimo Gaiani. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas një takimi që zhvilloi me Kreun e bashkisë Lorek Luka, Gaiani tha se prokuroria duhet të vazhdojë të punojë e pavarur.
 
Sipas diplomatit italian, sistemi bankar në vendin tonë është normal dhe i sigurtë, edhe pas skandalit që shpërtheu në këtë institucion me vjedhjen e parave në thesarin e shtetit në Linzë.
 
Gaiani nuk la jashtë vëmëndjes edhe bojkotin parlamentar të opozitës, duke ritheksuar qëndrimin se vendi i saj është në Kuvend.

“Ne i kemi ezuruar të gjitha mundësitë që opozita të kthehet si opozitë në Kuvend”, u shpreh ambasadori i Italisë në Shqipërië, Massimo Gaiani. 

1 komente në “Arrestimi i Fullanit/ Gaiani: Drejtësia të bëjë punën e pavarur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje