PD i rikthehet akuzave ndaj Koço Kokëdhimës/ Ristani: Qeveria po lejon pashallëkun në Qeparo

14 Shtator 2014, 11:55Politika TEMA

Partia Demokratike dhe banorë të Himarës denoncojnë pabarëzinë para ligjit, që sipas tyre po merr jetë kudo në vend. Duke u ndalur tek ndërtimi që po bën Koço Kokëdhima në Qeparo, 3 metra larg detit, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me çdo kondicion urbanistik, Partia Demokratike dhe banorët e Himarës, janë shprehur se do të bëjnë gjithcka për ta ndaluar këtë pabarazi para ligjit, këtë masakër që i bëhet territorit e pasurisë së përbashkët.

Deputeti Arben Ristani, duke dënuar këtë shkelje të ligjit, u shpreh se qeveria po krijon pashallarë të rinj.

“Sot Qeparoi e ka një hall të madh. Një nga djemtë e vet nuk e do. Një nga djemtë e vet ka bërë këtë çiban këtu duke i marrë bukurinë Qeparoit. Një nga djemtë e Qeparoi ka bërë një çiban të madh këtu duke i marrë tokën Qeparoit. Një nga djemtë e Qeparoit ka bërë këtë çiban të madh duke i zënë dhe duke i ndotur detin Qeparoit. Por nuk është vetëm kjo.

Të tillë çibanë kanë dalë kudo sot. Në këtë hall të madh sot është Tirana. Në hall të madh është edhe Fieri, në hall të madh është edhe Vlora, në hall të madh është edhe Saranda, ku pashai që do të jetë pasha, që do ti ngjajë edhe pashait të Janinës, që do ta konkurojë pashain e Janinës sepse kërkon ta bëjë kështjellën edhe më të madhe se sa e Porto Palermos. Pashai i ka marrë tokat kudo. Në hall të madh janë edhe në Xarë.

Pashai po merr edhe naftën në Fier. Por në hall të madh është edhe Shqipëria sot, sepse kjo rilindje, kur lodhën pashallarët, duan edhe minorene për t’u çlodhur. Partia Demokratike është sot këtu bashkë me ju që të garantojmë se ne do ta luftojmë pashallikun, pashallëqet dhe pashallarët, se ne do të mundohemi patjetër të vendosim drejtësi në këtë vend, sepse është një e padrejtë shumë e madhe.

Kur fakir fukarai mundohet të rregullojë shtëpinë, kur fakir fukarai mundohet të rregullojë avllinë, dhuna policore dhe shteti policor e çon në burg, ndërkohë që pashallarët bëjnë saraje të tilla. Këto saraje janë pa leje ndërtimi. Janë në kundërshtim me çdo rregull të urbanistikës, me çdo plan urbanistik, janë vetëm 3 metra larg nga deti siç e shihni. Kjo është një padrejtësi e madhe të cilën ne së bashku duhet patjetër ta luftojmë dhe tia heqim këto çibanë Shqipërisë”.

Banorët e zonës janë të tronditur nga ndërtimi që po bën deputeti Kokëdhima. Sipas tyre Kokëdhima u ka zënë fushën e futbollit, me sarajet e tij.

“Kam qënë këtu kur isha djalë i ri në shkollë të mesme dhe kam luajtur futboll tek kjo fushë dhe tani me këtë akt të Koços, më kujton filmin Tomka dhe shokët e tij kur shkuan gjermanët dhe i zunë fushën.

Tani nuk kanë se ku të luajnë më rinia e shkollës apo fëmijët e Qeparoit. Ky është akti i Koços, kjo është padrejtësia që i bëhet kësaj zone në tërësi që nga Konispoli e deri në Vlorë. Kjo është padrejtësia që u bëhet e gjithë shqiptarëve me këtë ligj të shëmtuar për mosbarazi përmes njerëzve. Këta janë njerëz që pushtojnë dhe uzurpojnë gjithçka ndërsa të tjerë duhet të shkojnë në burg sipas mendit të tyre”.

Një tjetër banor shprehet se kjo është revoltuese dhe se ata nuk do ta lejojnë.

“Sot jemi mbledhur këtu për të denoncuar një veprimtari e cila ka kujton kohën e djeshme të sistemit diktatorial. Dihet historikisht se Himara ka qënë një popull demokrat i cili ka guxuar të shprehë kundërtshimin e tij ndaj ligjeve të padrejta.

E kemi paguar shtrenjtë por nuk jemi gjunjëzuar dhe nuk do të gjunjëzohemi në të ardhmen. Kemi përkrah shumë subjekte të tjera politike të cilat kërkojnë zbatimin e saktë të ligjit. Dhe kur vjen puna tek zbatimi i ligjit, duam që ligji të jetë i njëjtë për të gjithë.

Një ligj të tillë, çdo demokrat, edhe ne si të tillë do ta zbatojmë dhe do të jemi korektë ndaj çdo gjëje. Por theksoj edhe njëherë se veprimtari të tilla jo vetëm dëmtojnë sistemin politik në mbarë Shqipërinë por edhe vendin tonë. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Me aq fuqi sa të kemi, në mënyrë demokratike do të ngrejmë zërin tonë”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Moisi Meminaj, tha se “Partia Demokratike ka denoncuar pazaret korruptive të dyshes Rama-Kokëdhima. Ja dhe rezultati. Jemi këtu për të denoncuar zaptimin e plazheve publike nga kjo dyshe dhe jo vetëm.

Jemi këtu për të ngritur zërin e të gjithë atyre qytetarëve që u mohohet e drejta për të ndërtuar. Jemi këtu edhe në emër të qytetarit Arjan Meçe i cili sot është në burg pa afat sepse kërkonte të restauronte shtëpinë e vetë. Jemi këtu për të denoncuar të gjitha aktet korruptive të kësaj maxhorance”.

Kompleksi që po bën Koço Kokëdhima në Qeparo është vetëm 3 metra larg detit. Në shkelje flagrante të ligjit. Të gjithë banorët e zonës dhe pushuesit janë të shqetësuar për këtë ndërtim korruptiv të deputetit të zonës.

21 komente në “PD i rikthehet akuzave ndaj Koço Kokëdhimës/ Ristani: Qeveria po lejon pashallëkun në Qeparo”

  1. salhajvonic says:

    Iku fazllici i salihajvonic
    Ka ardh koqio kokollieri Ky i gjo tvogel tmir qi osht albanistanez ene i len leket po nalbanistan
    Kurse fazllici i conte nserbi

    1. buffon says:

      Me akuza politike jemi ngopur. Ristani nuk ka as edhe nje leter ne dore qe verteton se ekziston nje godine e tille, e aq me teper qe te jete e Koço Kokedhimes. Pra Ristani ja ka futur kot.

      1. gertjan says:

        Populli nuk harron. Opozita e sotme ishte ajo e cila lejoi zaptimin e bregdetit nga godinat shumekateshe, qeveria e sotme po i shemb. Sa per z. Kokedhima e akuzoni kot pasi ai po u gjendet prane banoreve te Jugut, dhe kete e pranon i majte e i djathte qe banon atje.

      2. gjyshi says:

        Shpif shpif se diçka do ngelet. Te mjeret ne per opozite qe kemi.

  2. 1 says:

    Ktyre shkerdhatave grupit te plehrave te shqiperise ,
    si ka mbet gje tjeter ne ate vend vetem me pellit ,sot per njerin deputet te PS-se e neser per tjetrin .Vetem nji gje kan te mir se e bejne me radhe .Njiher dalin baxhellat e shpelles ,njiher vete PeDet . O jua shkerdheft ate GOjen e Shpelles ky popull ,qe tju mbyllet njeher e mire .
    Kur u bo edhe ky sarandjoti gango ,yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt q.rbt kurve shpelle .Fshatar sarande ptuu kerma qe qelbet ate vend

  3. janullatos .. says:

    ku je ristan rakija

  4. qytetari shqiptar says:

    dihet, kokdhimi esht njo nga padrinot e shqipris ..

    1. Eagle says:

      Ta dini ju kush eshte ortak me koqen kokqimin ju iken truri
      Mendoni pak me shume , kur kocua bente lek ne tirane kush e ndihmonte?
      Kur sot ben lek sarande himare e kudo kush e ndihmon?

      Germoni se do gjeni flori o demokrate

  5. Lleshi says:

    Keni mbi 20 vjete qe beni gam, gam dhe asnje nuk eshte denuar. Ju lumte per aktrimet qe keni bere dhe vazhdoni te beni. Sa t’na keni ne lolot (popuull budalla)shume mire e keni.

  6. DREJTESI says:

    Ristan,ti paske qene djale i dale me kohe e me vakt.

    E mbake mend qe aty paska patur nje fushe futbolli! Por pse nuk thua qe, kjo ndertese aty pas kurrizit tend,eshte bere ne kohen qe “pasha” i Shqiperise ishte Berisha?
    Apo,po te permendesh kete fakt nuk te dalin hesapet pastaj.
    Jeni bere te besdisaur me denoncime koti. Politiken shkoni dhe bejini aty ku keni vendin dhe jo duke bere turizem tani qe sezoni mbaroi.

  7. Faikonica says:

    Oi Edi me kte moral e pret Papen.Po si nuk ngjave pak nga Kolombet more I pabese…Po me Kocon do me hi ne hiistori more,apo e ke kollaj me dale ma I mire se Enveri,Berisha,Meta

  8. al says:

    Kur jep deklarime ky tipi qe eshte per burg ,a del esull apo i pire?.Po ti je ish i burgosur dhe fallcifikatori me i madh i zgjedhjeve ne keto 23 vite demokrature.Leri llafet ,se populli te njeh se cfar mostre pijanec qe je ,po ne qofte se ka shkelur ligjin dhe ka bere pa leje ndertime, Koco Kokedhima sic thua ti,beni padi penale per te dhe ne qofte se nuk ka te drejte tia prishin me urdher gjykate.Po ne qofte se ka firmen e KKRT se qeverise tende cfar do beni?.Deri tani keni denoncuar dhe ne te gjitha rastet keni dale bllof,jeni jo parti por oborri i tutorit tend.

  9. lisi says:

    Bravo Kocos qe po investon ne vendin e tij.Po ti Saliovic ku po i investon ato qe ke vjedhur?

  10. Laberia says:

    Sigurisht kur lajmi bie ne dore te kundershtareve te zotit Kokedhima, ai behet me i tmerrshem se sa mund të jetë..Nje njeri i dehur përjetësisht si Ristani mund të jetë i besueshëm për nje çast edhe tek “Tema” Mjafton që ai të flasi kundër Kokëdhimës!

  11. RISTANI says:

    O RISTAN po ti duhet te ishe ne BURG bashke me shokun tend FULLANIN o qelbesire. Ku ke surrat ti te flasesh per ligj e drejtesi?????????? legen

  12. MEMEDHETARI says:

    Ristan,qe te dale fjalimi me i forte,hidhi ca shurre rakise…

  13. perandori says:

    Sipas ligjit ndertimi eshte i paligjshem te tjerat jane pa rendesishme.

    Diskutoni per objektin jo per individin.

  14. AC/DC says:

    Ristani eshte kush eshte por ne kete rast ka 100% te drejte. K.Kokedhima nuk eshte me I mire se legenat e P.D-se

    1. Haxhiu says:

      E HABITESHME ESHTE KUR LEXON KETA QENTE E KUQ KETU ..NE VEND TE DENOJNE KOQON QE KA BERE SARAJE NE MES TE DETIT … MEREN ME RISTANIN O KLYSHA TE KUQ PERFUNDIMISHT PAGUHENI QE TE KOMENTONI KETU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje