“Bilbilfryrësit”, ligji i ri i qeverisë për “spiunë” specialë në biznese dhe administratë

14 Shtator 2014, 12:55Politika TEMA

Një strukturë të re “spiunazhi” për administratën qeveritare dhe biznesin privat.

Ky është një vendim i Qeverisë për të krijuar strukturën e re me “bilbilfryrës”.

Gazeta ‘Panorama’ zbulon ligjin e ri, ku sipas saj njerëzit të cilët do të japin informacion për veprimtarinë e “errët” të institucioneve dhe bizneseve, janë quajtur “Bilbilfryrës”.

Ky është dhe një term anglez, që në shqip, por edhe sipas veprimtarisë që ato do të bëjnë sipas ligjit, quhen informatorë apo në zhargon “spiunë”.

Ligji i ri përcakton edhe pagesën e “bilbilave”, të cilët do të përfitojnë një pjesë të dëmit apo aferat që ato do të zbulojnë.

Sipas nismës së re, në çdo institucion do të ngrihet një departament i veçantë për “spiunimin”.

21 komente në ““Bilbilfryrësit”, ligji i ri i qeverisë për “spiunë” specialë në biznese dhe administratë”

  1. VPTR says:

    Saktesisht keta quhen informatore, por media ka qejf ta perdore me nje ngarkese negative, duke i quajtur “spiune”, qofte dhe ne thojza. Te gjithe vendet arrijne te ruajne rendin vetem nepermjet ndergjegjesimit te popullates per te kallzuar veprimet qe bien ndesh me ligjin ,te kryera nga persona te demshem per shoqerine. Kjo gje eshte mese e nevojshme per ne, ku popullata shkon sipas thenies, le te bjere zjarri ne fshat, por jo ne shtepine time.

    1. Euro Maloku says:

      Ne Skiperi po çahen daullet dhe nuk i degjon njeri !!
      Edhe sikur daullexhinj ti quajme eshte veshtire te bejme shtet….

    2. ------- says:

      Dakord, por edhe ne kohen e Enverit edhe keto 23 vjet keta informatoret kishin ne patronazh personat qe u jepte partia..

      keto 8 vjet, qe kaluan dhe akoma vazhdon… njerezit e shish dhe te shiu madje ka koinciduar, qe personi informator(mos te them emra konkret) si shoqe e ngushte apo shok i ngushte, qe ka ushtruar veprimtarine perpara ’90, keto 23 vjet gjithashtu, por sidomos keto 8vjet i eshte vene te njejtit person dhe pastaj ne fund(perpara zgjedhjeve te 23 qershorit) i ka thene: Po une kam qene dhe jam informatorja jote dhe tani bej cfare te duash me mua. Do te maresh hak?

  2. Leshi says:

    Kjo eshte larje goje. Vjedhja e shtetit eshte bere hapur dhe gjithshka dihet nga te gjithe dhe ska nevoje per te paguar spiune te tjere. Fatkeqesi e kesaj qeverie dhe institucioneve te saj eshte mefshtesia dhe paaftesia. Frika nga hajdutet dhe ata pershtaten me hajdutet dhe behen ortak.

  3. katnari says:

    aaaa tani po!!!
    tani po qe kthehen shqipot ne zanatin e hershem!

  4. i-- says:

    Hahahaha po krijon sigurimin e shtetit o edi?? LAte nam,mjaft u moret me budalliqe filloni te punoni se cijne zgjedhjet shpejt, e sic e hoqem nje diktaror mund te heqim dhe nje tjeter

    1. ------- says:

      ne fakt keshtu shkaterrohet ish sigurimi shish dhe shiu. Shqiperia mund te shpetoje perfundimisht nga keta monstar, por dihet se ata disinformacionin e bejne vullnetarisht, madje kane fonde…

  5. ??????? says:

    Bukur ja keshtu mbahet llafi per 300 mije vende pune .
    Informacioni nuk eshte i sakte dhe i plote ,sepse eshte miratuar qe nje ne 10 persona do jete ” bilbifryres” .
    Duke qene popullsi diku te 3 milionshi llogarite bejini vete .
    Ja ku u hapen dhe 300000vende te reja pune dhe me paga te mira biles.

  6. Nje shqiptar says:

    Shume me vend qe po krijohen brenda administrates njesi te posaçme te kontrollit te brendeshem per ta ruajtur nga korrupsioni dhe mosfunksionimi.

  7. liri drejtesi says:

    Ata qe po e ngrene kete strukture kontrolli humane kane qene vete te atille – bilbilenjte e PPSH. Prandaj edhe u zgjodhen pas 1991-it per ta qeverisur kete shtet. Me thoni nje emer te panjollosur, shembullor kudo, te nje intelektuali apo zyrtari nga e shkuara qe zuri vend edhe ne qeverite e pas 1991, apo qe beri beri kariere te lavderueshme? Asnje, mos e lodhni mendjen kot.
    Durim dhe vetem durim. Do te vazhdojne vuajtjet akoma. Te urojme qe lufte te mos kemi. Por lufte klasash do te kete me domosdo, dhe pasoja, sepse luften e klasave po e prodhon me shumice oligarkia financiare, bankare ne Shqiperi dhe kudo ne bote – fatkeqesisht.

  8. cukali says:

    Ok ! personalisht jam shume dakord per forcimin e ketij shteti qe nuk eshte shtet per qytetaret por vetem i pushtetareve dhe miqeve te tyre…
    Tani me thoni,qeveria e tanishme,ose me mire te themi qeverite,sepse edhe e kaluara ishte njelloj,dhunon ligjin e Kodit Doganor te RSH,perkatesisht nenin 34 per referencat doganore,i perdor ato sipas qejfit te doganiereve dhe ne dhunim te hapur….si duhet te quhet kjo…!!?? si mund te pretendojme te integrohemi ne Europe kur nuk njohim dokumentacionin qe leshojne Doganat Europiane…!!
    per cfare duhen bilbilfryresit,per te fryre administraten..!! te korruptuarit…!! Ne kemi Hetim tatimor,Hetim Doganor,Sektori i Krimit Ekonomik,SHISH dhe asgje..??!! Korrupsioni dhe kontrabanda vlojne gjithandej dhe se nuk ka shanse permiresimi dhe nuk mund te kete…Ne QEVERITE TONA kane ardhur gjithmone hajdute,kriminele,te korruptuar,te paafte,katundare te babezitur dhe…vetem shtet nuk kemi,dhe nuk kemi per te pastur kurre…Valle a nuk njihemi historikisht si populli qe nuk di te beje shtet…!!??
    Pershendetje nga shkodra

  9. star domate says:

    Do te hapen 299.999 vende te reja pune!

  10. Ali says:

    Po “bilbilat spiune”kush do t’i spiunoje?Dihet qe ato do te jene te paret ne shkeljen e ligjeve.Mjere populli qe do te paguaje edhe bilbilfryresit tani!Eshte e udhes qe te shtojne kamerat e sigurise ne institucione me ato leke qe do te paguajne biebilat.

  11. vlonjati says:

    Kjo do te coje nje proces te mbispiunizimit te shoqerise dhe te administrates edhe me shume sesa eshte, do te kete mbivendosje me kompetencat e Shish dhe per me teper nuk dote sjelle asje te re sepse praktikisht ne adminjstrate ata qe nane te paafte dhe jane shumica mbijetojne pikerisht me keto metod dbe e fundit me se fryma per korrupsion vjen nga lart te padisesb ata poshte do te thote te padisesh cunin tek babai/nena???!!!

  12. Bashkimi.... says:

    Shqiperia ka qene rumpall dhe do vazhdoj te jete gjithmon,me qense na hapet nje teme per te diskutuar,spiunet historikishte kane qene vullnetar,dhe jo te paguar,perjashto mbase viteve 1991,te cilet mernin nje shperblim,por e ndanin me inspektoret e policise kriminale.Nga sistemi i trazhguar erdhen po ato spiune qe i kishim patur me pare neper lagje,por keto ishin pa moral,se ishin perpunuar ne ate menyre qe te shpifnin sajonin,intrigonin,dilnin deshmitare te rem e cfare te te theme me tej,kjo kategori ishte me e afta meqense ishin te rahur me vaj e uthull,u vune ne krye te pislliqeve,ne shume raste na u bene seksere dhe ndanin leket me shefat e policise…..Por edhe ish sigurimsat nuk rinin duar kryq,i mernin informacionet qe benin informatoret dhe shkonin e u a lexonin personave ne te cilet behej fjale veprimtaria e tyre kriminale,dhe i risnin taksen,me ka ndodhur mua ky raste kur me ka ardhur badigardi i nje drejtori policie me emer ne Shqiperine e Mesme(dikur) dhe me ka lexuar nje informate ku thuhej se ne dyqanin tim kishte paketa Malboro kontrabande faktikishte informata ishte e vertete,edhe une si gjithe trektaret e tjere kisha pranuar te tille paketa,se i kontrabandonin vete pushtetaret,dhe per kete me ka mare pes miljon leke te vjetra si shkembim qe te mos me kontrollonin apo procedonin,dhe kjo behet me bekimin e drejtorit Peqinas qe conte cdo muaj kunatin,dhe badigardet per te mare taksen,e nisnin vjeljen e takses qe nga kryqezimi i Cerikiut ne El,dhe dilnin tek Stadiumi,dhe me nje here leket i kovertonin ne valute tek tregu i valutes,kishte raste qe i shkruanin vete informatat dhe na i lexonin neper dyqanet apo bizneset tona.Kishte raste qe ndonjeri nuk paguante masakrohej nga trimat e drejtorit sidomaos ca jevgj e arixhinje te cilet i kane shpene ne Kraste ku i kane masakruar……Pra me gjithe ato pislliqe kolonelit nuk i hyri asgje ne kembe kur ai me kompania e tije duhet te ishin denuar me burgim te perjetshem(qoftse do kishte drejtesi)…..

  13. muzapopullore says:

    Jam kurioz kush do ma fryje bilbilin tim?

  14. Lulja says:

    oh, cdo u punesokan gjithe sigurimsat.

  15. amaneti i njerzve te mecur says:

    eshte nje person te tajvani qe i fryre bilbilit qe ka dy muaj e se degjon njeri,
    se aty sherbehet pa fature tatimore.
    kamarieri thot ska leter,
    dhe i ben me mend llogarite.
    cojini nje mesazh tatimeve se ju zu gruka

  16. Fiku says:

    Motoja, ” Edhe ti mund te jesh bilbil”

  17. 006 says:

    Budalliku i radhes i atij te gjatit.

  18. tiqe says:

    shikoni pak ate policin DUSH HAJDARIN ter dite i pire del ne pune e neve smundemi te meremi vesh kemi te bejme me nje polic a pianec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje