Kjo është historia e një vajze 14-vjeçare që quhet Narin, e cila iu bë dhuratë një komandanti të Shtetit Islamik. Ata i vranë të vëllanë dhe u përpoqën ta bëjnë konkubinë, por ajo ia mbathi. Historia sillet nga Washington Post.
Teksa dielli u ngrit mbi fshatin tim të pluhurosur më 3 gusht, të afërmit e mi u zgjuan me një thirrje të tmerrshme: xhihadistët e Shtetit Islamik po vinin drejt nesh.
Prisja të ishte një ditë si gjithë të tjerat, e mbushur me punë shtëpie në Tel Uzer, një vend i qetë në fushat perëndimore Nineveh të Irakut, ku jetoja me familjen. Por në vend të kësaj, na u desh t’ia mbathnim nga fshati më këmbë, me rrobat e trupit dhe disa gjëra të vlefshme.
“Pasi ecëm rreth një orë drejt veriut, ndaluam të pinim pak ujë nga një pus në zemër të shkretëtirës. Planifikonim të shkonim refugjatë në malin Sinxhar, ashtu si mijëra jezidë të tjerë si ne, sepse kishim dëgjuar shumë histori për mizoritë e IS-it dhe se çfarë u bënin atyre që nuk ishin myslimanë.
Por sa hap e mbyll sytë, e gjetëm veten të rrethuar nga makina të militantëve me uniforma të Shtetit Islamik. Disa nga fshati ynë ulërinë të tmerruar. Nuk isha ndier kurrë aq e pashpresë në 14 vite jetë. Ata na e kishin bllokuar rrugën dhe ne nuk mund të bënim asgjë.
Militantët na ndanë sipas gjinisë dhe moshës: një grup për djemtë e rinj dhe të fuqishëm, një për vajzat e reja dhe një grup i tretë për burrat dhe gratë e moshuara.
Këtyre të fundit, xhihadistët u vodhën paratë dhe bizhutë dhe i lanë në oaz.
Më pas futën në një kamion vajzat e reja dhe na vunë armën në kokë. Më vonë mësuam se djemtë e rinj i kishin vrarë, përfshirë vëllain tim 19-vjeçar, që ishte martuar gjashtë muaj më parë.
Atë pasdite, na çuan në një shkollë të boshatisur në Baaj, një qytet i vogël në perëndim të Mosulit pranë kufirit sirian. Atje takuam shumë vajza të tjera jezide, të cilat ishin marrë peng nga Shteti Islamik. Baballarët, vëllezërit dhe burrat e tyre ishin vrarë, ashtu si dhe tanët. Më pas hynë ushtarët e IS. Një prej tyre recitoi vargjet “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profeti i tij”, dhe na detyroi t’i përsërisnim pas tij. Ne nuk u bindëm. Ata u zemëruan. Na shanë dhe mallkuan besimin tonë.
Disa ditë më pas, na bashkuan me disa dhjetëra vajza të tjera në Mosul, ku IS-i kishte qendrën në Irak. Disa prej luftëtarëve ishin sa unë në moshë. Ata na thanë se ne ishim pagane, ndaj na lanë në dyshemenë e ndërtesës për 20 ditë, dhe na ushqenin vetëm me një vakt.
Herë pas here vinte një prej tyre dhe na thoshte të konvertoheshim, por ne refuzonim. Si jezide besnike, ne nuk e braktisnim besimin tonë. Qanim shumë dhe vajtonim për ata që kishim humbur nga komuniteti ynë. Një ditë, rojet i ndanë vajzat e martuara nga ato beqare.
Shoqja ime e fëmijërisë, Shajma dhe unë, iu dhamë dhuratë dy anëtarëve të IS-it në jug, pranë Bagdadit. Ata donin të na bënin gratë e tyre ose konkubina. Shajma iu dhurua Abu Husseinit, një kleriku. Unë iu dhashë një 50-vjeçari të shëndoshë me mjekër të zezë, që dukej i rangut të lartë. Ai e kishte pseudonimin Abu Ahmed. Ata më çuan në shtëpinë e tij, në Falluxha.
Abu Ahmed, Abu Hussein dhe një shërbëtore jetonin në një shtëpi në Falluxha që ngjante si pallat. Abu Ahmed më kërkonte të konvertohesha, por unë nuk pranoja. Ai u përpoq disa herë të më përdhunojë, por unë nuk e lija të më prekte. Për këtë arsye, ai më mallkonte dhe më rrihte çdo ditë me grushte dhe shkelma. Për të ngrënë, më jepnin vetëm një herë në ditë. Shajma dhe unë nisëm të diskutonim vetëvrasjen.
Na dhanë celularë dhe na udhëzuan të telefononim familjen. Udhëtimi i tyre kishte qenë po aq i vështirë sa i yni. Ata kishin arritur në malin Sinxhar, ishin rrethuar nga IS-i që ishte përpjekur t’i vdiste nga uria. Pas pesë ditësh nën rrethim, forcat kurde i kishin evakuuar në Siri, dhe më pas i kishin sjellë mbrapsht në Irakun Verior. Nëse ata vinin në Mosul dhe ktheheshin në fenë islame, na udhëzuan pengmarrësit tanë të thoshim, ata do të na lironin. Siç merret me mend, familjarët tanë nuk i besonin IS-it, ndaj nuk e kryen udhëtimin.
Në ditën tonë të gjashtë në Falluxha, Abu Ahmed dhe shërbëtorja u larguan për punë në Mosul. Abu Hussein, pengmarrësi i Shajmas qëndroi. Në muzgun e ditës tjetër, ai shkoi në xhami për t’u lutur dhe na la vetëm në shtëpi.
Duke përdorur telefonat, kontaktuam Mahmudin, një mik sunit të kushëririt të Shajmës, që jetonte në Falluxha, për të kërkuar ndihmë. Ishte shumë e rrezikshme për të që të na shpëtonte nga shtëpia, ndaj Shajma dhe unë përdorëm thikat e kuzhinës dhe sëpatat e mishit për të thyer drynat që na mbanin mbyllur.
Të veshura me fustane tradicionale të gjatë që gjetëm në shtëpi, ne ecëm për 15 minuta në qytetin e qetë nga lutjet e mbrëmjes. Më pas Mahmudi erdhi dhe na mori në rrugë e na çoi në shtëpinë e tij.
Të nesërmen, ai pagoi një shofer taksie për të na çuar në Bagdad, që është dy orë larg me makinë. Shoferi tha se ia kishte frikën IS-it, por pranoi të na ndihmonte për hir të Zotit. U veshëm si vendase dhe i mbuluam fytyrat, duke lënë vetëm sytë të dukshëm. Mahmudi na dha karta false identiteti, në rast se na ndalonin për kontroll.
Nuk isha ndier kurrë aq në ankth. Në çdo pikë kontrolli, isha e sigurt se do na zbulonin. Në njërën, s’më kujtohet a ishte e IS-it, apo e forcave irakiane – Mahmudi u dha ryshfet rojeve që të na linin të shkonim.
Kishim kontaktuar me miqtë jezidë dhe kurdë të familjes që të na ndihmonin në Bagdad. S’mund ta përshkruaj, sa e çliruar u ndjeva kur arrita në shtëpinë e tyre.
Në Bagdad, miqtë e familjes na dhanë karta identiteti false që të fluturonim për në Irbil, kryeqyteti i Kurdistanit në veri. Nuk e besoja ende që ishim të lira, derisa avioni preku tokën. Pasi qëndruam atë natë në shtëpinë e një deputeti, udhëtuam drejt Shekhanit për në banesën e Baba Sheikh, lideri shpirtëror i jezidëve.
Pas aq shumë ditëve tmerr, përqafimi i tim ati ishte çasti më i bukur i jetës sime. Në mbrëmje takuam edhe nënën dhe qamë të tre në heshtje. Por lajmet e këqija nuk kishin mbaruar. Atëherë mësuam se IS-i ma kishte vrarë vëllain tek oazi.
Kunata, një vajzë shumë e bukur, mbahej ende peng në Mosul, përcjell shqip. Tani, unë po përpiqem ta kaloj atë që ndodhi. Nuk kam vënë më këmbë në fshat, edhe pse është liruar nga IS-i.
Ende kam makthe për atë që mund të na kishte ndodhur, nëse unë dhe Shajma nuk ia mbathnim. Dua të shkoj në një vend ku mund t’ia filloj nga e para.
Marrë nga Zëri
o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeee,ku je mer paliosouii…………
Boten e pushtuar i keqi
Ngjarje makabre, njesoj si masakrat e grekeve kunder popullsise came 70 vjet me pare…..
pafytyresi sunitesh,koment ne nick nome e dikujt tjetri…………..
Nuk ka çam me emrin Andreas o i pabese! Maksimumi ju veni tek ndonje Hasan, Hysen, Hamdi, Xhemil, Xhevdet, Xhebrail… keto togfjaleshat turko-arabe jane llagapet tuaja.
E SHIKONI SE C’FARE BEN ISLAMI EXTREM O KOPILA E TURQISE NE KOSOVE DHE NE SHQIPERI?? APO CA PO PYES UNE…. JUVE QE JENI TE GATSHEM TE CONI ATJE VAJZAT APO MOTRAT E JUAJA, GJOJA SE JU A KA KERKUAR MUHAMEDI…. AHAAA MUHAMEDI QE U MARTUA ME NJE FEMIJE…. PTUUU!!!
Gjithcka qe po ndodh ne Irak, Libi, Siri e gjetke ne vendet arabe jane “PRODHIM” puro U.S.A. e asgje me teper.
-Sulmi i padrejt ndaj Irakut me “preteksin” e armeve kimike qe gjoja posedonte Sadami nga ana e U.S.A-s dhe skllavit amerikan Toni Bler (te Anglise) bene ate qe sdo te kete kurre qetsi ne Irak.
-Pushtimi i padrejt i Libise per arsyen fare te thjeshte se Gedafi vrau 2 vete ne lindje te Libise beri qe te shperbehet krejt Libia ku pasojat po i ndjen poppulli italian qe “po mbytet” nga emmigrantet afrikan.
-Dhe ajo qe po ndodh ne SIRI e kudo ne vendet arabe eshte “fryt” amerikan sepse amerikes nuk i “rrihet” pa lufte.
-Dhe per te gjitha keto poshtersira duhet te paguajme ne europianet e thjeshte?!…
Amerik e poshter perher te kam urryer dhe do te urrej sa te jete jeta!..
Milano.
Ti rruash topet Amerikes ti vaffanculo. Se duan plehrat islamike te trazojne boten se ka fajin Amerika. Po ne Angli qe po bejne dhizma ne mes te dites, apo e ka fajin Amerike.
Hajde edhe njehere ti rruash sheleget.
Indianapolis, Indiana USA
Me vrap o te share te shani!!! Ka nje jave qe kjo histori eshte botuar ne Washington Post, ku i gjithe publiku Amerikan qeshi me kete palo histori te sajuar keqas! Ju te vrare tru thare vazdoni bjerini fyellit me nje vrime ? ? ?
Dhe shqiptaret u bashkohen kriminelve te muhamutit!!!
kjo ngjarje te pikellon shume por na rikthen kujtesen me gjithese e dine te gjith kur turqia kishte pushtuar shqiperine dhe desh shekuj te na kthente me dhune force djegje dhe taksa per ata qe sktheheshin mutliman ket e enderron cdo mutlim u dhjesha mente e fen njerezit duan paqe e harmoni
Ne greket vrasim vetem me gojore.
Ti je thjesht nje çam(i pabese natyrisht) nuk je grek!