Apeli lë në burg Elivar Golemin

15 Shtator 2014, 13:18Politika TEMA

Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi do të vijojë të qëndrojë në burg, e vënë përballë akuzës së “shpërdorit të detyrës” sa i përket skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.

 Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që dha në mungesë masën e sigurisë të “arrestit me burg”, ndaj saj.  

Në seancën e zhvilluar në Apel, Inspektorja e Përgjitshme e BSH-së e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e saj, ndërsa ka pohuar se në bazë të ligjit duhet të raportonte cdo 3 muaj përpara Këshillit Mbikqyrës, gjë që e ka bërë.

“Kundërshtoj arrestimin dhe akuzat, gjithcka ka ndodhur pa prezencën time. Kjo është hera e parë që më jepet mundësia të flas. Shpreh kundërshtitë për akuzat që më janë ngritur dhe arrestimin”, tha Golemi në seancën gjyqësore.

“Ku mund të ndërhyj unë tek provat? Nuk ka rregullore që filan kohë apo periodicitet për të ushtruar audit. Unë me ligj kam detyrim të raportoj çdo tre muaj para Këshillit Mbikëqyrës dhe e kam bërë këtë gjë”, ka vijuar Golemi.
 
Ajo është shprehur se anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ermelinda Meksi në korrik e ka kërkuar ta takojë, sipas saj, pa praninë e administratorit.

Ndërkohë që edhe avokati i Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e Golemit, duke vënë theksin në shkeljen e procedurave dhe ligjit.

“Akuza nuk qëndron, por edhe masa e sigurisë është në shkeljen e procedurës, ndaj dhe kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë”, tha ai.

Sipas avokatit mbrojtës të Golemit, “lirimi i shtetases në hetim nuk cënon provat, ndërkohë që Golemi ka depozituar në Prokurori të gjitha dokumentacionet e kërkuara”.

Në anën tjetër Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të masës së sigurisë së dhënë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa e ka cilësuar apelimin jashtë afateve ligjore.

Pasi u tërhoq për të marrë vendimin, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën “Arrest me burg” për kryeinspektoren Elivar Golemi.

Pak më parë, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në arrest shtëpie punonjësin e BSH-së, Ilir Dedja, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Prokuroria kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Apeli.

 

35 komente në “Apeli lë në burg Elivar Golemin”

  1. Tironci says:

    mossss nje intelektuale si Golemi ne burg? mosss qameti…. ?

    1. lumasi says:

      hahahaha…
      edhe une te njetin mendim kam.
      ishalla te terhqi kemben per te tjeret.

  2. bravo says:

    ec tek vendi ku te takon leri llafet!!

  3. Pse ca donte kjo Matmazela pushime ne Maldive !

  4. jetimet 21 Janarit says:

    FEMIJET SHQIPETARE KANE 25 VJET NE BURG TE PA NGRENE!

  5. star domate says:

    Nje here ne 3 muaj e raportoje vjedhjen 0 ?????

  6. Z says:

    Te rrine ne arrest se kane para e mund te largohen nga Shqiperia

  7. ekspert says:

    Personalisht nuk doja te shikoja nje femer pas hekurave, por kur mer persiper nje detyre relativisht te veshtire, e cila pervecse kerkon profesioanlizem dhe perkushtim te larte ,kerkon dhe kembengulje per t’u perballur me DALLKAUKE ANORMALE dhe DALLAVEREXHI. Zj.Golemi duhet ta dinte mire qe departamenti qe ajo drejtonte ishte FILTRI NR.1 i cdo parregullsie, nese auditet do te kryheshin ne menyre periodike dhe me profesionalizem.

  8. ALpini says:

    Mbeti ne burg se i tha -JO-fteses se komisionit te ekonomise qe si kryetar ka nje hajdut xhepash .

    1. elio says:

      Alpini(maloku), si thua te lirojne nje person qe kishte si detyre te ruante parate dhe me neglizhence nuk e beri??? Leri brrockullat e hajduteve. Dalngadale po I shtrengohet Baces suaj…

    2. Piku says:

      Per mua dhe kjo do te mjaftonte, askush nuk ka bythe te mos jape llogari perpara perfaqesuesve legjitime te popullit. Dhe sidomos kur nuk ke kryer detyren per te cilen paguhesh!

    3. m 35 says:

      Mbeti ne burg se i tha PO fteses se berishes fullhanit dhe frangajt
      ska lidhje me erjonin.Erjoni eshte ne rregull,ajo te behet pishman qe
      nuk tha po FEMER HAJDUTE cfar turpi.

  9. psevertete says:

    t’fala Braces

  10. tifozi says:

    Kjo eshte drejtesia ne Shqiperi ajo sjell fakte gjykata e denon me thashetheme

  11. dona says:

    Ke akuzon kjo qe flet per here te pare,kete e luten ne Parlament te vinte e te fliste e nuk denjoi?Te zbatohen ligjet si i zbatonte xhaxhi!

  12. tomi says:

    Ka mar hakun qe i takon po kur bente qef me parat e SHQIPTARVE i vinte mir ksaj femre,bente qefe dhe luante me lekun e njerezve dhe mendonte si duket se ja jepnin parat per ate hunden e bukur,njerzit rropaten per buken e gojes ne kte vend rrogen dhe qefet ja jepnin qe te bente punen si rojtare e lekve te popullit ato ja vodhen detyren nuk e beri te rri ne burg te te ter punonjesve te bankes qe nuk kan ber detyren ti sekuestrohet pasuria dhe deri tek rrobat e trupit,nuk keni par ligje ju o njerez e kam me kte kanibalin me psoudenimin ALPIN qe mendon me shum per boten se per parat qe paguan taksat,ne FRANC po ti kesh hyr ne hak bankes te sekuestrojn dhe macen dhe qenin po per rroba mobilje para ato ti harrosh se mund ti gezosh mas zullumeve dhe vjedhjeve te prones perbashket.PO NGA ALPINI NUK KE çTE PRESESH MALOK ESAPI SE KA IDEN E PARAVE TE BANKES KUJTON SE ESHT MALL BELIK?I THOT BRAçES HAJDUT KY MOSTER E PAFYTYR QE ESHT DEPUTETI ME KORREKT QE KA PATUR KY VEND NGA VITI 90TE,KA ARDHUR KOHA TE SHAN DHE TE OFENDON ALABAKU HAJDUTI DHE I PA SHKOLLI SHYQYR QE ERDHI DITA TE BLEN LABTOP KTA MOSTRA DHE HAJDE MERU ME KSI SPECIESH TE KAM RIXHA.

  13. tomi says:

    Ka mar hakun qe i takon po kur bente qef me parat e SHQIPTARVE i vinte mir ksaj femre,bente qefe dhe luante me lekun e njerezve dhe mendonte si duket se ja jepnin parat per ate hunden e bukur,njerzit rropaten per buken e gojes ne kte vend rrogen dhe qefet ja jepnin qe te bente punen si rojtare e lekve te popullit ato ja vodhen detyren nuk e beri te rri ne burg te te ter punonjesve te bankes qe nuk kan ber detyren ti sekuestrohet pasuria dhe deri tek rrobat e trupit,nuk keni par ligje ju o njerez e kam me kte kanibalin me psoudenimin ALPIN qe mendon me shum per boten se per parat qe paguan taksat,ne FRANC po ti kesh hyr ne hak bankes te sekuestrojn dhe macen dhe qenin po per rroba mobilje para ato ti harrosh se mund ti gezosh mas zullumeve dhe vjedhjeve te prones perbashket.PO NGA ALPINI NUK KE çTE PRESESH MALOK ESAPI SE KA IDEN E PARAVE TE BANKES KUJTON SE ESHT MALL BELIK?I THOT BRAçES HAJDUT KY MOSTER E PAFYTYR QE ESHT DEPUTETI ME KORREKT QE KA PATUR KY VEND NGA VITI 90TE,KA ARDHUR KOHA TE SHAN DHE TE OFENDON ALABAKU HAJDUTI DHE I PA SHKOLLI SHYQYR QE ERDHI DITA TE BLEN LABTOP KTA MOSTRA DHE HAJDE MERU ME KSI SPECIESH TE KAM RIXHA.

  14. lavirja e bulevardit says:

    kjo nuk pranohet, nje vajze 37 vjecare intelektuale si Elikari (me falni Elivari), te qendroje ne burg????

    O burra te protestojme, me ne krye Salen dhe Bashen!

  15. nocka says:

    Po pse ka shprese qe te lirohet intelektualja , mos bre, po si do bej avokati i saj, po ajo ka vjedh dhe te denohet, pse te lirohet, po u liruan keto kemi marre fund, atehere le te arrestojne gjithe popullin se mos i ka vjedh ai parate, se ndryshe gjynah e shkreta si mund te rrije ne biruce, eshte e pafajshme, te kalbet, qe te shpresojme dhe ne se ka shtet dhe gjykatat japin vendime te drejta.

  16. shqip says:

    dmth, raportoje cdo 3 muaj!!!, po per cfar raportoje? Po auditin (inventarin e parave te pakten) sa 300 muaj kishe qe nuk e kishe kryer? apo skishte rregullore ??? hajde gallate hajde.

  17. tiqe says:

    po po dhi e zgjebosur bishtin perpjete avokati ket pune ka por pparet e popullit kjo per pese lek te nxjerr syte mbajeni dhe pak se fillon te flase vet bushtra

  18. kuki says:

    Imagjino si qesh Bracja tani …….

  19. Sheva says:

    Te dashur injorante,

    Parate e vjedhura NUK jane parate e taksapaguesve shqiptare, nuk jane pjese e buxhetit (fitimi i Bankes se Shqiperise kalon ne buxhet, ne kete rast maksimumi eshte fitim i munguar). Banka e Shqiperise vetemenaxhohet, nuk mbahet nga taksat e popullit.

    E dyta…as Elivar Golemi dhe as Guvernatori nuk akuzohen per vjedhje, por per shperdorim detyre, dmth neglizhence per mosfunksionimin si duhet te gjerave. Akuzohen, nuk jane shpallur as fajtore.

    E treta, cudi si nuk flitet per vjedhjen e Bankes Qendrore te Frances, ku u vodhen per koincidence shuma te ngjashme, por publiku nuk i vuri lakun ne fyt guvernatorit, u kapen fajtoret per vjedhjen dhe kaq, te gjithe vazhdojne punen normalisht. Njelloj edhe te Raiffeisen, ku sapo ndodhi nje vjedhje, nuk futi njeri ne burg CEO-n, sepse “ai duhet ta dinte, mos them qe edhe ai eshte hajdut”.

    E katerta, Z. Mero Baze le te kerkoje te njejten drejtesi, kompetence dhe rigorozitet nga Ministri Saimir Tahiri, pasi ndodh nje vrasje ne mes te bllokut ne mes te dites dhe vrasesit dalin nga Tirana pa asnje pengese, me te njejtin mjet, pa u lodhur fare. Pse s`kerkon njeri doreheqjen e ministrit per kete? Nuk eshte skandaloze kjo?

    E pesta dhe e fundit, shumica derrmuese e komentuesve ketu jane nje mase delesh, qe indoktrinohen nga politikanet dhe jane te errur nga tifozlleku i tyre per partite politike. Nuk shohin qe kjo eshte thjesht nje loje per te kontrolluar te vetmin institucion qe gezonte nje fare pavaresie, pa permendur ketu faktin qe eshte institucioni me nivelin me te larte te profesionalizmit ne Shqiperi.

    Keto eksitimet alla Brace tip “me ne fund ka shtet, gjerat kane ndryshuar, burgun meritojne keta qe vjedhin leket e taksapaguesve” tregojne qe populli vertet ka qeverine qe meriton (jo se e shkuara ishte me e mire).

    1. lavirja e bulevardit says:

      o intelektualja Sheva,

      Po Guvernatori i Frances jetonte ne te tille luksi dhe paga mujore e tij ishte 60-fish me shume se nje qytetar i Frances, dmth rreth 150 mije Euro ne muaj????

      Po Guvernatori i Frances mos kishte gje lidhje me vrasjen e ndonje bankieri ne France????

      Po ne Banken e Frances ishin punesuar gjithe farefisi i elites politike franceze???ß

      etj etj…. , se pertoj me ti rendit.

      1. Sheva says:

        Lavirja e bulevardit,

        me sa di une Guvernatori nuk eshte akuzuar per asnje nga keto. Per ca po flasim?

        E di ti si funksionon drejtesia?

        1. wer says:

          Ne France ceshtjen e ka gjykuar drejtesia franceze dhe kjo nuk ka lidhje me llumin qe ka mbuluar institucionet shqiptare. Ndodhi “rrufeja ne qiell te hapur” – sic thote Fullani – qe te diktohej megatrufa, lidhjet ( e mundura ) me politiken dhe zhvatja e parave. Ka mundesi qe banka te jete ne “breke e kanotjere”. Prokuroria duhet te nxjerre te verteten se cfare ka ndodhur. Me Fullanin jashte, puna e prokuroreve do te jete me e veshtire. Mafia ( si gjithmone mjaft e zhdervjellet ) do te gjeje mundesine te riorganizohet. Ligja ndalon me burgim per ngjarje shume me pak kompromentuese, pse ju vjen kaq keq per Fullanin ?

          1. Sheva says:

            wer,

            shume shpejt e kalove si ceshtje dhe fillove me demagogji. Rasti ne France eshte thuajse identik, ka ndodhur ne shuuume banka te tjera dhe nuk eshte futur ne burg Guvernatori ose CEO. Drejtesia franceze, meqe ti e konsideron superiore, e quajti si nje vjedhje ordinere dhe kaq, ma shpjego ti pse nuk arrestuan 50 veta nga Banka e Frances, duke perfshire Guvernatorin. Dhe me shpjego pse ne asnje vjedhje banke (qofte qendrore apo tregtare) nuk eshte futur ne burg drejtori, pervec rastit kur ka patur gisht me vjedhjen.

            Ketu po kerkohet burg, mundesisht gijotine sepse “ai duhet ta dinte edhe nqs nuk ka gisht, leqe ka gisht po le ca ben kshu”…

            Qe kjo vjedhje te kete lidhje me politiken dhe boten e krimit e thua ti. Dhe Mero me shoke. Shko provoje nese ke prova.

            Mua nuk me irriton ky rast specifik, me irritojne delet qe kujtojne se me ne fund ka shtet, bravo qeveria e idiotesira te tilla, kur duket qarte se ky eshte nje sulm per te zaptuar institucionin, i cili gezonte nje fare pavaresie. Mund te ishte Fullani, mund te ishte kushdo.

  20. Sheva says:

    Mero, publikoji edhe komentet qe kane nje opinion te ndryshem nga i yti. Ke frike se mos panikohen delet duke mos ditur ca te mendojne me?

  21. safo says:

    Shakate e gjykates Shqiptare nuk kane fund, titullari lihet me arrest shtepie , kurse mvartesja me burg per te njejtin problem. Kjo mbase krijon premisat per n je refome te thelle gjyqesore

  22. Artan says:

    Ja drjtesia qe kena turmat
    I forti i pushtetshmi lerohet
    E pambrojtur politikisht
    Duke jetuar profeionalisht
    Lihet ne burg
    hajde standart hajde
    Ju lumte Trima e kenaqet popullin
    Te ishi Burra mbanit Fullanin ne Burg
    Kete te benit

  23. austria says:

    O sheva po ai djali i fullanit qe na fshite ballin me 500 po ato orat pa fund qe tregonte me cmime te llahtarshme po cfar tjeter dot ti mi sheva apo mbasi ta ket boshatis frigoriferin e shpis tate do te te mbushet mendja

  24. edlira says:

    ishalla nuk perdhunohet nga ndonje lesbike nga ato te burgut,se gjynah

  25. Anonimi says:

    Drejtesi horrash, turpe , turpe per ty Edi Rama dhe gjithe ekipin tuaj ,qe e quani vehten Rilindas , qe mbani ne burge nje grua , qe per nga shkalla e fajit qe ka , nuk meriton te jete ne burge me mase arresti ,pasi nuk ka asnje rrezikshmeri per shoqerin shqiptare, mendoje se arrestimi i kesaj zonje eshte nje komedi allashqiptarce , ne nje kohe , ideatori , frumezuesi, ekzekutuesi Fullani , me lidhjet e tija politike , vodhen , vjedhin dhe nuk ka drejtesi qe ti denoje , Edi Rama premtove se do te beje shtetin , por tani u binda se edhe ti si te tjeret ,je i kapur nga fullanerat dhe sahanerat, ti nuk do qe hetimet e BSH te shkoje deri ne funde ,qedrimi yte prej oportunisti per mua eshte nje arsye me shume per te besuar se ky vende nuk ka shprese qe te behet …deklaratat e qeveritareve qe thone se paret e shqiptareve jane te sigurta , nuk jane gje tjeter , vetem nje genjeshter ,… u beje thirrje te gjithe depozitueseve te parave , ne BSH dhe te gjitha llojete bangave, qe ti terheqin parat , qe te mos e pesojne si me firmat piramidale , Banga e Shtetit Shqiptare ka bere fait , kapitali i saj eshte vjedhur , administratoret e tyre duhet te dorzojne bilantet ne gjykate , shteti shqiptare eshte shkermoqur si kokerrat e kallirit te misrit …

  26. Lefteri says:

    ne vend te revoltoheni perse doli fullhani revoltoheni perse nuk doli edhe zonja golemi. persa iu ka pelqyer posti, rrogat e majme e favoret e tjera duhet te mbajne edhe pergjegjesi. e kunderta do te ishte me mire, fullhani te mbahej ne burg, zonja golemi servilen e shefit ka bere te mbaje pergjejgesine qe i takon.sic thote dhe kryeministri drejtesia eshte e pavarur di c;ben

  27. Sali QENI says:

    Sheva “profesioniti” e marr me mend se ku punon dhe hiqesh si profesionit leshi. BSh eshte me kapital publik dmth shteteror, pronare jane edhe te gjithe komentuesit, e kuptove or lesh profesionisti. E dyta komentuesit jane edhe injorante, por kane te drejte legjitime edhe te gezohen qe kjo zonje e shefi i saj shkojne ne burg sepse keta njerz jane sjelle si pronare dhe nuk jane zgjedhur nga nje konkurs i ndershem publik por nga partia. E atehere komentuesit kane te drejte edhe se injorante te thone “ta dhjesim partine, ta dhjesim Saline, ta dhjesim Golemin ta dhjesim Full-hajnin”. Se BSh. funksionon si nje ndermarrje ekonomike, o profesionist leshi kjo dihet keshtu ka qene gjithemone. Eshte elementare qe çdo subjekt ka “personalitet juridik” dhe “merr persiper te drejta e detyra, lidh e shuan kontrata” etj etj. Por ne emer te kujt vepron ky “subjekt shteteror juridik”?
    Nuk kemi kohe o profesionisti i leshit se kemi pune se na kane perzene nga shqiperia; Sali QENI, Full-hajni, Golemi e zagaret e buqat e Sali QENIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje