Presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Opinion” u shpreh kundër zgjedhjes së një Guvernatori të huaj në Bankën e Shqipërisë, me besimin se vendi ynë ka njerëz të kualifikuar për këtë pozicion. Sa i përket shkarkimit të z.Fullani, Presidenti u shpreh se do të respektojë vendimin e Kuvendit.
Z. President, kemi të bëjmë me arrestimin e dytë të një Guvernatori të Bankës së Shqipërisë. Kur ju informuan se Guvernatori Fullani është arrestuar?
Nuk kam pasur asnjë informacion që do të arrestohej. Unë jam informuar si gjithë opinioni publik, përmes mediave. E kam parë përmes mediave lajmin e arrestimit të Guvernatorit.
A duhej të kishit njoftim paraprak për arrestimin e z.Fullani?
Një detyrim ligjor për t’u njoftuar për arrestime të kësaj natyre nuk ka, por në raste të tilla, kur bëhet fjalë për institucione të tilla që kanë ndikime të drejtpërdrejta të sigurisë së vendit, qartësisë, mendoj që duhej të kishte një informacion për vendimmarrjen përfundimtare.
Çfarë vendimmarrjeje përfundimtare?
Për arrestimin, që Presidenti të kishte mundësi që të reagonte për ruajtjen e stabilitetit, siç ishte ajo e ekonomisë dhe financiare. Mund të kishte një informacion, por nuk është detyrim ligjor dhe unë nuk jam informuar paraprakisht. Gjykata nuk ka lidhje në këtë rast me KLD-së, sepse nuk monitoron lëshimin e akteve të tilla nga gjykata. Gjykata i është përgjigjur një kërkese të prokurorit, por besoj se nga organi i akuzës, pasi të ishte konkluduar për marrjen e vendimit, gjykoj se duhej të ishte bërë.
A keni biseduar me prokurorin?
Kam biseduar dhe bisedoj me prokurorin, por nuk ishte detyrim ligjor.
Ishte një masë e pritshme apo e frikshme?
Nuk mund ta komentoj këtë. Gjykata ka dhënë masën e arrestit. Sot (dje) ka pasur një vendim të Gjykatës së Apelit që ka ndryshuar masën e arrestit dhe sistemi i drejtësisë ka shkallët e veta. Ne duhet të respektojmë vendimet e gjykatave.
A ka pasur prapavijë politike arrestimi?
Në asnjë mënyrë nuk mund ta komentoj një gjë të tillë. Hetimi vazhdon. Ndërsa hetimi gjyqësor nuk ka filluar ende dhe të gjithë duhet të presim. Besoj se ky do të ishte shërbimi më i mirë që i bëjmë institucionit të Bankës, personit të akuzuar dhe sistemit të drejtësisë. Ka zëra se bëjnë përgjegjës mazhorancën e djeshme për këtë arrestim… Kanë ardhur edhe në tryezën time mesazhe të tillë, që, ‘është përfshirë edhe presidenti’. Por këto janë të ulëta dhe nuk i përkasin asnjë realiteti. Kjo tregon se nuk ka sens mase të shpërndarjes së lajmeve të pavërteta. Por ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj vendimeve të drejtësisë.
Z.Fullani, vazhdon të jetë Guvernator?
Natyrisht që është në detyrë.
Pra është në detyrë Fullani?
Ju, keni ndonjë vendim që është shkarkuar? Shkarkimin e tij e bën Kuvendi. Nuk ka ende një vendim të tillë për shkarkim nga Kuvendi. Ne duhet të konsolidojmë kulturën e sundimit të ligjit.
A ndikon në vendimmarrjen e Kuvendit meqë Fullani është në “arrest shtëpie”?
Kjo është në detyrimin e çdo deputeti dhe të vetë Kuvendit.
Kur u vutë në dijeni për vjedhjen e Bankës?
Guvernatori ka ardhur tek unë kur është bërë nga Banka kallëzimi penal për vjedhjen. Më ka informuar në zyrë, edhe për dorëzimin e kallëzimit penal. Jam informuar për rrezikimin që mund të sillte në sistemin bankar, jam siguruar nga Guvernatori për qëndrueshmërinë e sistemit, më garantoi se po bashkëpunonte me prokurorinë. I kam kërkuar që ta ndjekë çështjen me shumë kujdes dhe të zbatonte ligjin. Një nga problemet ngelet zgjidhja e çështjes.
Nëse parlamenti e shkarkon këtë të enjte, cili do të jetë reagimi juaj?
Natyrisht që reagimi i presidentit do të jetë strikt me realitetin. Nëse parlamenti do ta shkarkojë, do të respektohet e gjithë procedura që parashikohet përmes ligjit dhe do të kemi një Guvernator të ri, të cilin e propozon kreu i shtetit.
Ligji thotë që presidenti duhet të zgjedhë Guvernator një nga anëtarët e këshillit drejtues të Bankës…
Jo, nuk ka asnjë ligj që e thotë që të jetë nga Këshilli Mbikëqyrës. Kriteret janë të përcaktuara qartë në Kushtetutën e vendit.
Nëse Kuvendi e shkarkon Fullanin, a keni ju ndonjë emër apo kritere?
Jo, nuk kam asnjë emër. Kam përkushtimin për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet kompetente, me Kuvendin, për të zgjedhur Guvernatorin më të mirë.
Edhe nëse e shkarkon Kuvendi?
Nuk mund të ketë reagim; nëse Kuvendi e vendos, është çështje e Parlamentit.
Nëse Kuvendi vendos për ndryshimin e ligjit, cili do të jetë reagimi juaj?
Edhe hartimi i legjislacionit është kompetencë e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën.
Pa ndryshimet kushtetuese, Guvernatori zgjidhet nga Ju?
Atë e thotë Kushtetuta dhe jo unë.
A keni pasur një bisedë me kryeministrin për një Guvernator shqiptar ose në një rast tjetër të huaj?
Kam pasur bisedë me kryeministrin dhe kemi diskutuar për këtë çështje.Shqetësimi ka të bëjë me situatën e krijuar. Nuk është një situatë normale për sistemin bankar, ndaj ne duhet të jemi në kontakt të vazhdueshëm.
Stabiliteti i sistemit bankar varet edhe nga emri…
Nuk është diskutuar për emra, por ka pasur reagime. Por Shqipëria ka 102 vite si e pavarur, ka një eksperiencë dhe ka njerëz dhe gra shumë të kualifikuara. Mund të ketë specifika shumë të ndryshme, por unë besoj që shteti shqiptar, shoqëria shqiptare, shtetasit shqiptarë sot janë të aftë të qeverisin vendin e tyre në mënyrë të suksesshme. Janë mundësitë të zgjedhim mes nesh.
Një i huaj mund të krijonte paanshmëri….
Një skualifikim në futboll, nuk mund të sillte një humbje aq sa do të sillte në sistemin bankar.
Mendoni se Guvernatori i ri mund t’i përballonte presionet?
Pa dyshim, sepse ka njerëz me personalitet, me dinjitet, që janë të gatshëm të ofrojnë kontributin e tyre. Djemtë dhe vajzat shqiptare mund t’i menaxhojnë çështjet shqiptare.
Çfarë garancie do t’i jepni një Guvernatori shqiptar nëse nuk do të jetë politik?
Kjo është çështje e përgjegjësisë së presidentit që ka përballë opinionit publik. Çështja është që ne të shkojmë në mënyrë konstruktive drejt zgjedhjes dhe s’ka pse të bëhet çështje politike.
Do të bini dakord me mazhorancën, apo do ta propozoni vetë ju? Do të ketë konsultime?
Jam tërësisht që të bashkëpunoj për këtë çështje. Do të konsultohemi dhe nuk do të ketë vendim të njëanshëm. Nuk është koha për të bërë sfidë ndaj njëri-tjetrit.
Deri në momentin që Guvernatori të zgjidhet, kush e drejton Bankën e Shqipërisë?
Ka një Guvernatore që po bën detyrën që e ka caktuar Këshilli Mbikëqyrës dhe do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet Guvernatori i ri.
A ka një tentativë të mazhorancës për kapjen e institucioneve?
Kam shprehur në vijimësi shqetësimet e mia sa herë që është tentuar cenimi i kompetencave, të cilat kanë qenë të evidentuara.
Pse janë kaq të tensionuara marrëdhëniet me mazhorancën?
Ne kemi ndarë këndvështrime të përbashkëta me kryeministrin, ndaj nga ana ime nuk ka pasur ndonjë stisje, por do të mbroj integritetin, jo të Bujar Nishanit, por të Presidentit, që është simboli i shtetit shqiptar. Nuk ka asnjë rast të vetëm që të kem iniciuar një qëndrim politik, akuzë apo konflikt me mazhorancën.
Ju keni kthyer 4 ligjet dhe argumentet….
Akuzat janë naive dhe argumentet kundërshtuese kanë qenë të bazuara në Kushtetutën e vendit.
Ju nuk keni asnjë deklarim tuajin për bojkotin e opozitës; pse?
Ka një deklarim më të hershëm timin në një studio televizive, ku jam shprehur se nuk pajtohem me bojkotin e institucioneve.
Rama thotë, ‘president që sulmon qeverinë’…
Akuza është shumë e rëndë. Pas kësaj akuze i mbetet vendi për tradhti ndërkombëtare.
E keni bërë?
Nuk do e bëj derisa të kem frymë, por kjo nuk ka argument, përderisa i referohesh në argumentet e tyre Kushtetutës. Presidenti ka për detyrë të japë një farë alarmi. Të gjitha ligjet janë të argumentuara me argumente konkrete.
Patjeter duhet te te njoftojne ty o nishanlli se si kapter qe je e ke per detyre te njoftosh shefin pastaj.Shko o dorehiqu legen president qe perfaqeson vetem hajdutet dhe kriminelet e ketij kombi.
Legen intervistuesi dhe ai qe pergjigjet.
Ky vend ka marre fund, eshte qelbur me kohe nga koka!
Ke shkelur ne shume raste kushtetuten e vendit duke mbrojtur hapur interesat e ngushta te partise qe te beri ,kjo eshte tradhti kombetare , nuk je president I shqiptareve ,je president I interesave te atij grupi njerezish qe te vune atje ku se ke merituar kurre. Je turpi i Shqiperise..
E tmerrshme se kush na ka ne dore!
Dil mor mblidh kanoce. Per Çfar fryme ligji flet ti kur ne zonen tende ne vitin 2005, urdherove te pushoheshin nga puna te gjithe ata qe nuk ishin ne fushate me ty. President kapterri me i dobet qe ka patur ndonjehere Shqiperia.
Ne Evrope nje kanacembledhes,ne Shqiperi luan presidentin……o Zot!!!!
manikini sakat president ref gjokesin se ai mund te beje gjithcka nen drejtimin e tutorit te tij Berisha .Dhe ka te drejtese kur per balle ka nje k/minister frikacak qe e quan veten vallah te moderuar dhe europian dhe nje maxhorance te meshte e debile pak thote e ben ky i telekomanduari manikini sakat president
Ik or Idiot !….
O Kapter o kapter
Po ti more Tutkun president! Nuk je presidenti i Shqiptareve, por i partise i PDse, ose me mire i shtreses me te ndyre te PDse, se dhe ne ate parti ka njerez me dinjitet qe sduan te ta shohin surratin tend dhe te sali berishes.
O mustaqemut pse mashtron qe e more vesh nga mediat nuk te tha jot shoqe per arestimin e zotit hajdut fullanit ti sakat je me i lig nga fullani je nje vemie e ndyr e saliut
ky derrr se meriton as te jet qoban derrash
O shqipetare te degjeneruar ne asnje vend te botes presidenti nuk zgjidhet me pelqimin 100 per qind te popullsise por respektohet nga 100 per qind e popullsise deri ne aktin qe nuk uroj te ndodhe kurre ate te tradhetise kombetare po kulturohuni nje here te vetme o socialista te mjere qe nuk u shkeputet dot nga rrenjet tuaja komunizmi se atje ushqeheni.
O po ku te jep mendje edhe ti o lyrash. O po kur ofendon edhe ti o plere… O po ti e ke merituar komunizmin o kelysh brigadjeri…
une o legen jam emigrant dhe kurre nuk kam qene brigadier se desh zoti kur mbusha 18 vjec ne ;90 u shemb sistemi dhe shkova ne skolle te larte dhe kam mbaruar gjimnazin me 9,6 dhe skollen e larte per inxhineri me8,9 .Kam besuar te demokracia dhe kurre nuk kam besuar tek ndryshimi qe thone se kane bere komunistat dhe pjellat e tyre o legen se ti nuk je shqipetar se e ndyn kete emer kaq fisnik.
me thane se te klani i falangos po flise presidenti po une nuk e njek dot ate televizion te ndyre
o Jaro shiko a je vete ne detyre, po lere Fullanin….
Simbas rregullave te ketij shteti ketij nuk i takon te prononcohet ne lidhje me problematiken e BSH.Ai eshte ne konflikt te hapur interesi.E shoqja punon ne BSH.
Mos eshte i cmendur ky sojsez qe flet nga zverku?
Ku e gjen te drejten te thote “Fullani eshte ne dertyre”?
Nje i burgosur s’mund te jete ne detyre.
O Rama qerojeni kete hale.
O president i pakices, ke mbrojtur drogen e lazaratit, te dukagjinit, mbron gjithmone TE KEQEN e ketij vendi.
Turp per ne qe te kemi. Si mund te mbrosh ti Fullanin qe e beri BSH karikature te shemtuar ashtu si e bere ti dhe tutori yt shpellar Shqiperine?.
Me te vertete eshte per te ardhur shume keq.Ne se kesaj i thone demokraci une bertas me plote gojen”Te dhjefsha demokracine a lindore a perndimore per mua nuk ka rendesi fare”kjo vetem se nje fashizem i paster dhe i kamufluare me emra te tjere asgje nuk eshte more vellezer hallexhinj si une.
Keto jane turpi i turpeve per ate qe e pyet dhe per ate person qe pergjigjet po aq injorantesishte.
Po K/ministri ku behet valle,mbasi degjon te tilla xhevaire nga kapter Nishanlliu,pu pu akoma Fullani sipas nishanlliut guvernator,pika shtetit te majtes dhe te djathtes qe hane ne nje kazan vetem çorbe te thartuare dhe tani nuk gjejne hale ku te vjellin.
te shkerdhesha ty e fullhanin more vesh debil injorant i maskuar