Mbrojtja e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor është mision i Partisë Demokratike. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe Owen Jenkins.
Ndërsa i shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmesën që Britania e Madhe i ka dhënë në vijimësi demokracisë në Shqiperi dhe procesit te integrimit te vendit në Bashkimin Europian, Basha ndau me zyrtarin britanik shqetësimin për mosrespektimin e Kushtetutës nga mazhoranca, parimeve themelore të shtetit të së drejtes dhe dispozitave baze për mirefunksionimin e institucionit parësor te demokracisë, siç është rregullorja e Kuvendit.
Basha theksoi se shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, refuzimi i kontrollit demokratik opozitar përmes komisioneve parlamentare hetimore, injorimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatave të vendit, mohimi i fjalës së lirë të opozitës përmes ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga elemente kriminalë të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, të orkestruar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama, kanë reduktuar në zero cdo hapesire demokratike për opoziten duke e detyruar atë të ndërpresë marrdhënien me kuvendin.
“Megjithë thirrjet e përditshme të opozitës, mazhoranca Rama-Meta jo vetem që nuk ka reflektuar për kriminalizimin e kuvendit dhe ngjarjet e papranueshme të dhunes ndaj deputeteve te opozites por kanë vijuar dhe intensifikuar fushaten e kapjes se institucioneve te pavarura, Keshillin e Larte te drejtesise, shkollen e magjistratures, dhe gjykatat e vendit, pavaresisht kundershtise te hapur e publike edhe të partnereve strategjike ndërkombetare“, theksoi Basha.
Ai vuri në dukje gjithashtu shqetësimin e thellë që ka shkaktuar goditja e konsensusit dhe antireforma e kesaj mazhorance në shërbimin civil, si pasoje e të cilit mbi 9 mije nëpunes civile jane hedhur ne rrugë dhe jane zëvendesuar me militante partiakë, por vecoi edhe rrezikun per lirite dhe te drejtat e qytetarëve nga mbushja e administrates dhe organeve te ruajtjes së rendit me elemente kriminale, apo nga ndarja antikushtetuese e groteske administrative e vendit nga dyshja Rama-Meta.
“Në keto kushte, insistimi i prerë i partnereve nderkombetare ne ruajtjen e standarteve demokratike që shqiptaret me aq mund kane ndertuar gjate ketyre viteve dhe beteja e perditshme e vendosur e opozites ne mbrotje te demokracise është dhe mbetet e vetmja mënyre për ti vene fre revanshit të kesaj mazhorance per zevendesimin e demokracise ne Shqiperi me nje regjim oligarkik“, tha ai.
mbrojtje demokracis pd thot luli..sa qesharake..ca lloj demokracie e ka fjalen ky pusht si ajo qe vran ne gerdec apo ajo e bulevardit.sa turp.
per cilin parlament flet??? ti nuk e njeh ate pasi po e bojkoton vazhdimisht.per cilin shtet ligjor flet? per ata qe i zgjodhet vete dhe po bejne si te doni ju duke u mbuluar nen pretekstin e rrespektimit te pushteteve dhe mos nderhyrjes.rregullore? aty ke te drejte pasi ai llapaqeni Saleshi flet pak si shume dhe na neveritet me gjera qe askujt nuk i interesojne.perdorni gjuhen me te piste ne bote sa per parlament.ti falenderon zoterine per mbeshtetjen qe na bene kandidat per ne BE, dhe me ato qe flet, thua se nuk jemi ne per ne BE. shume kontradiktor LULU PASHA. te kane vene detyre te veshtire jo vetem te “drejtosh”(nen Saleshin) nje parti si PD, por dhe flet ne emer te opozites qe po te kundervihen cdo dite. behuni serioz dhe punoni.