Bojkoti i opozitës në Kuvend ka futur në krizë totale institucionin e Autoritetit të Medias Audio-Vizive. Deklarata është bërë nga deputeti socialist Alfred Peza, Nënkryetar i Komisionit parlamenta të Medias, gjatë mbledhjes së këtij komisioni.
Peza u ka drejtuar një apel kolegëve të tij të opozitës se duhet të kuptojnë rëndësinë e këtij momenti pasi çështja e AMA-s është emergjente dhe duhet të zhbllokohet kjo situatë.
Komisioni i Medias ka marrë vendim për shpalljen e 4 vendeve vakante në AMA, por për shkak të bojkotit të opozitës, ky proces nuk mund të vijojë më tej.
Ndërkohë Peza rikujtoi se ka një vendim të Gjykatës së Apelit që pengon Endira Bushatni, që ka mbajtur postin e kryetares së AMA-s, të shkojë në këtë institucion.
Por deputeti demokrat Luçiano Boçi në reagimin e tij shprehet se opozita është e gatshme të bashkëpunojë jo vetëm për këtë çështje por edhe për të tjera por vetëm nëse mazhoranca respekton propozimet që Partia Demokratike i ka bërë asaj.
“Ne jemi pjesë e grupit parlamentar të PD dhe sigurisht jemi pjesë e vendimmarrjes politike të këtij grupi, jemi në zbatim të bojkotit dhe bojkoti ynë nuk është bojkot i bërë me dëshirën tonë por është i detyruar posaçërisht nga sjellja arrogante e mazhorancës, në qoftë se kjo mazhorancë reagon pozitivisht, tregon vullnet që ajo është e gatshme të zbatojë vendimet e gjykatës Kushtetuese, është e gatshme të mos shkelë më kushtetutën dhe nuk kemi më arsyet të qëndrojmë as jashtë komisioneve as jashtë parlamentit”, u shpreh Boçi.
ueeee ma hoqen petllen keta te ps, o caro, jeni ne opozite apo ne pushtet se s’po merreni vesh hic…po hic fare ama.
Nuk ka gje me te bezdisshme se keta idjot qe nje zot e di kush i degjon dhe i shef si kete fredin ,oficerin e vogel,te prishin diten kur ishef,por ska faj fredi,si fredi ka me mijera neper shqiperi(fshatare me shumice),por Rama se ku i gjen dhe do beje rilindje me te vdekur.Ne fakt eshte tamam momenti per te diskutuar per AMA, shume e rendesishme!! “Moj Dudi moj Dudi ku e kom menjen une e ku pjerth ti”