Mbi 65 përqind e reklamave në shtypin e shkruar bëhen nga bashkia e Bashës (kurse punë nuk bëhet gjëkundi)

16 Shtator 2014, 18:25Politika TEMA

Të dhënat e mbledhura nga BIRN nga baza e të dhënave të Ministrisë së Financave tregojnë se Tirana ka shpenzuar për reklama në median e shkruar më shumë se çdo njësi tjetër vendore në vitin 2014.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2014, bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 20.4 milionë lekë (145.600 euro) për reklama në disa të përditshme, ndërkohë që të gjithë bashkitë e tjera të vendit- të marra bashkë- kanë shpenzuar në total 3 milionë lekë ose 21.400 euro gjatë kësaj periudhe.

Sa për krahasim, në total, të gjitha institucionet kryesore qeveritare, përfshi Këshillin e Ministrave, ministritë, zyrën e Presidentit dhe agjencitë kryesore kanë shpenzuar 31.29 milionë lekë (223.500 euro) për reklama.

E ndërsa ndalemi vetëm tek reklamat në shtypin e shkruar, bashkia e Tiranës, e drejtuar nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mban rekordin me 65.4 përqind të të gjitha shpenzimeve për reklama të të gjitha institucioneve qeveritare në median e printuar në vitin 2014.

Shpërndarja e reklamave qeveritare, veçanërisht reklamave televizive, ka qenë një çështje e shumëdebatuar gjatë qeverisjes së kaluar të Sali Berishës.

Investigimet e BIRN kanë treguar se gjatë tetë viteve në pushtet, qeveria e Berishës ka shpenzuar mliona euro për një seri fushatash publicitare, shumica e tyre në stacionet televizive pro- qeveritare.

Të dhënat e BIRN tregojnë se Ministria e Brendshme e shpenzoi të gjithë buxhetin për reklamat në vitin 2009- 2012 për një agjenci të vetme, e lidhur me figura mediatike pranë qeverisë.

BIRN ka mësuar se kontratat ishin pjesë e një skeme të gjerë për të pasuruar median pro- qeveritare gjatë tetë viteve në pushtet të PD.

Shumë institucione ishin bujare me kompanitë në pronësi ose të lidhura me Aleksandër Frangajn.

Vetëm Ministria e Mbrojtjes i dha kompanive të tij 580 mijië euro në reklama.

Kompanitë e Frangajt morën 427 mijë euro nga Këshilli i Ministrave dhe plot 1.4 milionë euro nga drejtoria e Policisë së Shtetit.

5 komente në “Mbi 65 përqind e reklamave në shtypin e shkruar bëhen nga bashkia e Bashës (kurse punë nuk bëhet gjëkundi)”

  1. loni says:

    bjeri bjeri se i bie bukur,i lumte ketyre demokrateve qe tallin lesht me nje popull te tere,duhet te formojne nje shtet brenda shtetit per nje lufte te denje kunder ketyre funderinave te shqiperise qe ti japim fund ofendimit tone si popull me denimin me vdekje me varje dhe me pushkatim pa asnje lloj medyshje,se po pritem nga edi kokaina nuk kemi gje ne terezi,do vazhdoj avazi i njejte me pirjen e gjakut nga keto shushunjzat e pameshirshem ndaj popullit te tyre,nje organizim gjithperfshires do ti hedhi keta plera politikane drejt nje vdekje te sigurt.

    1. elio says:

      Mos e vri shume mendjen….do bjere shpejt e kur te rrezohet do zhgerryhet ne balte….

  2. burgaxhiu says:

    ku i gjen paret ky bushtra, o Ed Rama mbylli rubinetin pisit…,

  3. tiqe says:

    obashoc na rrofsh per vjeshte me gjith ket mandat te vjedhur dhe mendjen tende pre hardhuce

  4. Shpata says:

    attention lult bicha, ja futh kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje