Strukturat paralele të opozitës/ Bode-Bylykbashi, akuza Qeverisë për fondet publike

17 Shtator 2014, 11:44Politika TEMA

Ashtu siç kishte paralajmëruar kur deklaroi se do të vazhdojë bojkoti i Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar vënien në jetë të strukturave paralele.

Deputetët demokratë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve dhe atij të Ekonomisë janë mbledhur në selinë e PD për të diskutuar për projektligje që si rregull duhet të diskutoheshin në Kuvend.

Dukej një situatë e sikletshme, pasi edhe vetë deputetët e dalë para kamerave kanë qenë në situatë të vështirë.

Në qendër të kësaj mbledhjeje ishtin prokurimet e fondeve publike, për të cilën ish-ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi Qeverinë për mungesë transparence me kontratat.

Sipas tij në 5 muajt e këtij viti janë realizuar 1141 proçedura, ku kontrata për përdorimin e fondeve publikë janë bërë me negociata dhe jo me garë.

“Në periudhën shtator –dhjetor ishin realizuar 136 tendera pa prokurim, pa garë, por me negocim. Duke qenë se në atë periudhë nuk pati prokurime publike për investime apo shërbime, 40% e kontratave i përkisnin kësaj praktike.

Por e keqja u indesifikua në 5 muajt e parë të viti në vijim. 1141 procedura të tilla, ku kontrata për përdorimin e fondve publike lidhen përmes negociatave dhe jo përmës garave. Pra në 1141 raste Ministritë nuk kanë bërë prokurime publike, por pazare.

Kjo ka sjellë që në denderat të mos ketë garë dhe gjithë fondi limit i akorduar në këto kontrata të lidhura me negocim u është dhënë si fitues kompnive pjesëmarrëse. Për periudhën shtator 2013-Maj 2014 në 1277 kontrata të lidhura me negocim pa garë publike dhe pa pjesmarrjen e kompanive janë kursyer 20 milionë lekë, ose 0.6% e vlerës.

Pra vlera e fituar nga kompanitë ka qenë 99.4% e fondit limit dhe kjo dëshmon se këtu nuk ka pasur garë.”, u shpreh Bode.

Po ashtu  Bode  tha se qeveria deformon ligjin për prokurimet publike duke rritur kështu mungesën e transparencës. Gjithashtu ai deklaroi se kallëzimet e bera për ish-zyrtarët që kanë zbatuar ligjin e prokurimeve kanë qenë fallco.

“Një sërë kallëzimesëh që janë bërë për ish-zyrtarë që kanë zbatuar ligjin për prokurimet publike gjendet tërrësisht akuza fallco pasi mazhoranca e sotme në vend të përmirësimit të atyre ligjeve për të rritur transparencën e ka harruar dhe po vijon në të njëjtin drejtim për të përdorur fondet publike, me atë ligj që ajo e ka konsideruar të papërshtatshëm.

Po të hedhim një këndvështrim që publikon qeveria lidhur me prokurimet publike do të vërejmë se ka një deformim të ligjit apo marifete të tjera që rrisin mungesën e transparences”, u shpreh Bode.

Ndërsa sipas Oerd Bylykbashit, ky ligj zhbën transparencën për prokurimet elektronike. Ai akuzoi më tej kryeministrin Rama se ndryshon ligjet për interesa klienteliste.

“Prokurimet publike janë duke u futur në kolaps, duke mos dhënë informacion, do kenë akses vetëm personat afër qeverisë. Kompanitë pranë qeverisë marrin kontrata me vlerën e plotë pa kursyer asnjë lekë nga xhepat e shqiptarëve. Qeveria Rama po zhbën prokurimet elektronike. Kjo është shmangie nga direktivat e BE. Kur ligji që ka përballë i bie ndesh, Rama o e ndryshon o nuk e zbaton”, tha Bylykbashi, ndërsa shtoi se kryeministri i bën këto ndryshime për interesa klienteliste.

Më tej ai kërkoi ngritjen e një grupi ekspertësh që të investigojnë për këtë çështje.

“Kjo që ndodh sot është e papranueshme dhe skandaloze. Të ngremë një grup ekspertësh për të investiguar këtë çështje”.

10 komente në “Strukturat paralele të opozitës/ Bode-Bylykbashi, akuza Qeverisë për fondet publike”

  1. Kuksjani says:

    Shume gomare paska kooperativa PD

  2. zyber says:

    ik o trap na cave…..

  3. Kuksjani says:

    Qeverisja e kooperatives PD perball SHTETIT.
    Mjere ata mjerane qe i dhane voten KOOPERATIVES.
    Ku jane ata Dipllomat te Europes e te SHBA,(qeveri paralele)
    Heshte Edi Rama,sa turpe!
    Tani po e kuptoj se keta kriminelat Pederra(PD)po japin shpirte.
    Ashtu si babai tyre qe mori pistoleten per te vrare popullin ne 1997 kete rradhe po keta zagar po marrin topin 75/mm qe te vrasin perseri.
    MENDOJNE:se u shkon,nuk e dine se u ka ngelur ne bythe.
    Ju flete hajduti 220 miljon ERO.
    O shqiptare ,mos rri po duku.
    Nuk e shikoni se prape keta kriminela,duan prape te ju vrasin.

  4. Kuksjani says:

    Une kenaqem kur shohe keta pederra(PD)me bythen te shkatruar,jo per nje gje!por,e di se jane kriminela(lexoni pak dekleratat e badigartit te SALI MILLOSHOVIQIT (Izet Haxhia)Tropoj
    Lexoni pak se c’fare marke eshte pistoleta qe kishin Saliu e Azemi.
    ZAZTAVA::::::marke SERBE.
    Tung……Tunge ,gjithe Kosovarve.
    Lexoni o KOSOVARE pak vrasjet e ushtarve te UCK qe,beri SALI MILLOSHoviqi.
    Dishmitarte po flasin cdo dite,ju fleni gjume.
    Po tani!akoma nuk jeni zgjuar.Gjume te embel.

  5. andromeda says:

    Shqipëria nuk bëhet përderisa ka derrat e PD nëpër këmbë. Këtë duhet ta kuptojë mirë bota sepse me injorantë të pagdhendur dhe të paqytetëruar nuk bëhet përpara.

  6. Kundra rrymës says:

    Kanë mësuar nga serbët e Mitrovicës… Ah harrova Berisha dhe Basha janë pjella serbe…

  7. drejtesia says:

    Ne gjithe boten egziston nje thenje e mencur: Ne se shahesh e akuzohesh nga shpifsa e goje ndyre ordinere,dije se je njeri i nderuar dhe ne rruge te drejte…Asgje se verton me mire kete thenje se sa komentet e bera me siper…

  8. vk says:

    shhhh…mos e shani oertin se e keni te rraces suaj!

  9. . says:

    *********************************************************************************************

    O Lul Xim-Ximi
    Ti ke lene Bashkine dhe qytetin e Tiranes cop-cope dhe ciresh kunder Maxhorances.

    Ti je nje bashkiak i deshtuar dhe politikan qesharak me vendim gjykate dhe jo me voten e popullit.

    **********************************************************************************************

  10. Z says:

    Nqs mbas struktures se dyte paralele krijohet nje strukture tjeter kjo strukture quhet struktura e trete paralele.
    Nard Ndoka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje