Miliarderi rus, Vladimir Yevtuchenkov është vendosur në arrest shtëpie, i dyshuar për pastrim parash.
Aksionet e perandorisë së tij kanë rënë pikiatë.
Bursa e Moskës u detyrua që të ndalojë përkohësisht tregtinë me aksionet e Sistema, ndërsa aksionet e grupit ranë me 37 përqind.
Një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin ka mohuar se pas arrestimit të 65- vjeçarit qëndrojnë motive politike.
Yevtushenkov ka një pasuri të përllogaritur në 4.4 miliardë dollarë, sipas Forbes.
Grupi i tij AFK Sistema ka në pronësi operatorin më të madh të telefonisë së lëvizshme në Rusi, MTS, si dhe firmën e naftës, Bashneft.
Aksionet e Bashneft po ashtu ranë me 20 përqind të mërkurën dhe tregtia e tyre u kufizua përkohësisht.
Raportohet se miliarderi po hetohet për pastrim parash në lidhje me privatizimin e paligjshëm të aseteve të grupit BashTek në republikën ruse të Bashkortostanit.
Në vitin 2009, Sistema bleu gjashtë kompani të BashTek.
Sistema bëri të ditur se blerja ka qenë e ligjshme dhe transparente.
Nëse gjendet fajtor, miliarderi rrezikon deri në dhjetë vite burg.
Sipas BBC, arrestimi i tij është krahasuar me arrestimin e një tjetër miliarderi, Mikhail Khodorkovsky në vitin 2003.
Ish- pronari i gjigandit të naftës Yukos kaloi dhjetë vite në burg dhe u lirua vetëm dhjetorin e shkuar.
Yukos u ble nga Rosneft, që tani është edhe prodhuesi më i madh i naftës në botë.
Kompania shtetërore Rosneft, që kontrollohet nga një aleat i ngushtë i Putin, thuhej se do blinte kompaninë Bashneft.
Dava diktatoresh…
normalisht qe Putini ia ka fut ketij per arsye politike http://bit.do/alessandra-ambrosio-cfare-bukurie
Dhe laku po mblidhet pak nga pak..Kur fillon dhe bie pesha e zarfit, aktiviteti te merret me vule qeverrie..Konkurenca bie ne zero dhe monopoli shteteror KGS-ist kontrollon gjithshka..Mos valle po perserisin historine e nazisteve dhe SS-it ?!?!
Mbajtja e veprimtarive fitimprurese dhe pasurive strategjike nga shteti Ben qe shteti te jete I sukseseshem ne political sociale.vendetta ku qeverite Kane ne dore keto pasuri gjithmone fuqizohen.rusia nuk eshte vendi I pare qe e ben kete.
osht demokraci plako
ekonomi tregu
peshku i modh e kullufit cironken
Formula e Putin eshte e thjeshte: 1-Fute “oligark-un” ne burg 2-Zhvlereso kompanine e tij ne burse e kudo 3- Fut larot e Putinit qe ta blejne
jojo nuk u arrestua per arsye politike se putin nuk eshte diktator putini eshte president i mire as Ukrainen nuk po e fut ne lufte putini i leshit ?
Mos llapni kot! Kjo tregon se shteti egziston dhe vepron…,jo si rrumpalla jonë shqiptare…!
Kris 1,
fuqizohet pushteti,por dobsohet ekonomia dhe varferohet populli e si rrjedhim dobsoher vendi…sic ka ndodhur kudo qe ekonomia eshte perqendruar ne doren e pushtetit…
Firmen e naftes Bashneft, do t’a bleje laro i Berishes, Rezart Taci, ose biznesmeni i familjes Sajmir Mane.