Një nxënëse e një shkolle të mesme nga Shqipëria i tha një gjykatësi në Lansing të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ajo i vuri flakën shtëpisë ndërsa prindërit e saj po flinin, pasi ata i kishin rregulluar një martesë, për të cilën ajo nuk ishte dakord.
Arlinda Latifi, 17 vjeç, u shpall fajtore për një krim që mund të dënohet me mbi 20 vjet burg.
Megjithatë, si pjesë e një marrëveshje me prokurorët, Latifi mund të dënohet me maksimumi tre vite në provë.
Nëse shkel provën, ajo do dërgohet në burgun e minorenëve.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 30 majit, në shtëpinë që ajo ndante me nënën e babain.
Latifi i tha gjykatëses se ishte tronditur nga fakti që prindërit e saj i kishin zgjedhur një burrë për martesë.
“Prindërit e mi ishin të lumtur. Por unë nuk doja të fejohesha,” tha ajo.
Latifi tha se ajo nuk është më e fejuar.
Ajo hodhi benzinë në dhomën e saj të gjumit, në korridor dhe në banjë dhe e ndezi me shkrepëse.
Latifi i tha gjykatëses se nuk mendoi se jeta e prindërve të saj ishte në rrezik.
“Por zjarri doli jashtë kontrollit,” i tha gjykatësja.
“Ajo që bëre mund të kishte djegur gjithë lagjen”.
Zjarri shkaktoi dëme në tapete, në dysheme dhe në muret e dhomës së gjumit të Latifit.
Gjykatësja e pyeti Latifin për të përshkruar marrëdhënien e saj me prindërit tani.
“Më mirë,” tha ajo. “Kemi një marrëdhënie të fortë tani”.
Nëse ajo e përfundon me sukses dënimin, nuk do ketë më dosje penale.
Duket paksa skizofrene si pune e jeemmmeee.
Saliu
Tourkofagos, e di vete ti se ca te thuash ne keto raste…
hahahaha,vajza eshte e bija e sunitoamerikanit shqipfoles Rrahimondi….
Ngjet pak me A.B kur nuk e kishte kuruar akoma fytyren.
Me kete fytyre qe paska kjo, duhet te digjte shtepine e tij ai qe do fejohej me kete.
Ai i fejuari paska shpetuar mire…do ti kishte marre shpirtin kjo psikopate…
çeshte kjo monster,
Mir e ke bo goce, ka dash ai plaku jot matuf me te martu me ndonji hunderr ka Sukthi. Hec ne Tirone zemra se ka cuna te mir ktu sa te dush, mo te mir se ata dava emigrantash ne Amerik.
Familjaret mir kan mendue per ket Vajz por kjo per Fam. te keqen nc nc nc sa budallaçe.
Po mir mo, mir qe ju gjejn burr ketyre, po ata idiote vete nuk i pyesin keto grate ne duan a s’duan te martohen? Apo ska rendesi se jua jep padroni… :-))