Kryeministri britanik David Cameron, që është përballë presioneve në rritje për mënyrën se si e ka trajtuar situatën sa i përket referendumit për pavarësinë e Skocisë, tha se pas asaj që ka kaluar, vrasja do ishte një çlirim.
Edhe pse ishte një shaka, kjo tregon presionin e madh në Britaninë e Madhe një ditë përpara se Skocia të vendosë nëse do të jetë pjesë e unionit.
Sondazhet thonë se rezultati do jetë i ngushtë.
Disa kritikë thonë se Cameron nuk ka bërë fushatë sa duhet në Skoci kundër ndarjes.
Por ndërsa skocezët do votojnë të enjten, ish- kryeministri britanik, Gordon Brown, ka mbajtur një fjalim brilant, ku u ka bërë thirrje skocezëve që t’i thonë jo ndarjes.
Fjalimi i tij është vlerësuar si më i miri, aq sa disa media thonë se ai duhej të kishte udhëhequr fushatën për t’i thënë JO ndarjes.
“Skocia nuk i përket asnjë politikani, Skocia na përket të gjithëve.
Të mos i lëmë nacionalistët që të shkatërrojnë atë që kemi krijuar bashkë,” tha Brown, duke iu referuar Alex Salmond, Ministrit të Parë të Skocisë, që po udhëheq fushatën për pavarësi.
Pak ditë më parë, Daily Mail shkruante se Salmond u bë nacionalist kur u refuzua nga një britanike në moshë fare të re.
Megjithatë, pavarësisht lajmeve me ngjyrime rozë, frika në Europë është e dukshme.
Disa media kanë nisur që të hartojnë hartat se si do të duket Europa nëse të gjithë lëvizjet separatiste do kërkojnë referendume.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy tha se referendumet për pavarësi në Skoci apo në Katalonjë të Spanjës do ishin si një silur për integrimin europian.
Ai tha në parlament se procese të tilla krijojnë më shumë recesion dhe varfëri ekonomike.
Rajoy tha se nëse Skocia fiton pavarësinë, duhet të aplikojë nga e para për anëtarësim në BE.
Presidenti i Katalonjës ka premtuar se nëse Skocia thotë PO në referendum, ata do organizojnë një të tillë më 9 nëntor.
Katalonja është një nga rajonet më të pasura dhe më të industrializuara të Spanjës.
Kriza ekonomike në Spanjë ka shtuar mbështetjen për separatistët në Katalonjë.
Shume shpejt do te kemi nje Europe te re politike, por “ombralla” eshte BE.Pra, asgje ze cuditshme ska per te ndodhur!
nuk besoj se do shkeputet Skocia se do ishte shkaterrim per U.K.
Edhe ne Tropojanet do kerkojme me referendum pamvaresine. Do jetojme vete dhe do te veme mbret djalin tone Sali Berishen.
Po sikur Skocia t’i marre vendin ne BE Britanise, dhe vete Britanise do i duhet te aplikoje nga e para ne BE!
Skocia ka shume te ardhura per UK http://bit.do/nje-nuse-e-bukur
un besoj qe do te shkeputet skocia, dhe shbqiperia do te hyje ne europe pasi te shperbehet be HAHAHAH ?
E ci duhet Skocise shkeputja ? Nese jane mire, jane ne saj te Madherise se Saj….po dhe Skocezet jane si rrace e eger…
Spanja, pasi të bëhet çika çika, të njohë Kosovën.