Gjosha apel opozitës: Integrimi kërkon gjithëpërfshirje

18 Shtator 2014, 15:04Politika TEMA

Qeveria i ka bërë apel opozitës për të bashkuar forcat për integrimin në Bashkimin Europian.

Ministrja Klajda Gjosha, nga takimi i parë për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës Shqipëri-BE, për 5 prioritetet e lëna nga Komisioni Evropian, zhvilluar sot në Tiranë, ndërsa paraqiti punën e bërë, tha se në këtë proces, kontributi i opozitës është i rëndësishëm për të plotësuar ëndrrën e shqiptarëve.

“Është shumë e rëndësishme gjithpërfshirja dhe unë e vlerësoj vendimin që Komisioni ka marrë dhe shpresoj që opozita të reflektojë e të paktën t’i rikthehet Komisionit parlamentar të Integrimit sepse me të vërtetë ka bërë një premtim që do të jetë aty për të gjitha çështjet që i përkasin.

Këtu nuk bëhet fjalë për çështjen se kush kryeson Këshillin dhe nuk besoj se publiku që na dëgjon është i interesuar tek fakti se kush e drejton Këshillin. Të gjithë në jemi të interesuar në funksionimin e Këshillit dhe që ai të monitorojë, këshillojë gjithë procesin dhe të ndjekë reformat që duhet të ndjekë vendi për procesin e integrimit”, tha Gjosha.

Ndërkohë vetëm pak ditë para takimit të radhës së nivelit të lartë Shqipëri –BE, ministrja Gjosha bëri me dije se do të shpalosen arritjet e deritanshime duke vënë theksin në rëndësinë e reformës në drejtësi.

Gjosha tha më tej se “do të diskutohen të gjitha arritjet që ka pasur vendi, reformat që ka ndërmarrë gjatë kohëve të fundit dhe mbi të gjitha do të diskutohet vazhdimësi e reformës në drejtësi, që është një nga pikat kyçe të diskutimit të sotëm por edhe ajo që do të jetë vendimarrëse përsa i përket hapjes së negociatave.”

Për plotësimin e 5 prioriteteve, Ministria ka ngritur 5 grupe pune, në të cilat do të ketë përfaqësues edhe nga Bashkimi Europian.

4 komente në “Gjosha apel opozitës: Integrimi kërkon gjithëpërfshirje”

  1. JONI says:

    Po i thua qe te bejne dicka te mire per shqipetaret?! epo nuk do te te ndjek njeri, thuaju hajde se shkaterrohet shqiperia po erdhet dhe i ke te gjithe nga pas.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha e di shume mire se çfare kerkon integrimi,por ti nuk e ke kuptuar çfare kerkon Berisha !
    Kerkon pazar politik !

  3. shqip says:

    Nuk e njoh kete Gjoshen e LS-LI-se, Por do ti thoja lerja Ministrit Bushati keto pune se per hire te se vertetes me dukesh vite drite larg tije nga ana e intelektit, komunikimit, paraqitjes, diplomacise e çfare te duash ti.

  4. Shpalosje Tangash says:

    Jemi dakort qe te na “shpalosesh” cdo gje tjeter, pervec “arritjeve qe ka pasur vendi”, oj zocka “prej floriri” e gjoshajve.

    Nese shperthimet e trilolit, aksidentet gati te perditshme, vrasjet “pa autor” ne mes te bllokut, dhe mbi te gjitha, vjedhjet sistematike, konsekuente dhe akoma “pa pergjegjes kryesore” te bankes se shtetit, do t’i konsideroje si arritje, atehere ne qafe pacin veten ata dylbera, qe do vazhdojne t’ju japin votat ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje