Partia Demokratike e konsideron si mashtrim buxhetin shtesë të Qeverisë. Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama bëri të ditur rishikimin e buxhetit për shkak të tejkalimit të të ardhurave, ish-ministri i Financave Ridvan Bode në një konferencë për mediat tha se “të gjitha taksat e rritura janë me mosrealizim. Tatimet dhe doganat kanë krijuar një deficit prej 2 miliard e 243 milion lekësh. Kemi thellim të evazionit dhe rënie të performancës fiskale”.
“Dje Kryeministri Rama bëri gënjeshtrën e radhës elektorale, një mashtrim shtesë, për një buxhet shtesë që s’qenka parë prej 5 vjetësh.
Ky mashtrim propogandistik vjen fill pas largimit pa deklaratë publike të misionit të FMN i cili ndërkaq shprehu hapur pakënaqsinë që ritmika e të ardhurave nuk plotësonte pritshmërinë e tyre.
Kryeministri shprehet për rishikim të buxhetit me rritje, por nuk tha se sa dhe si.
Të ardhurat e 8 mujorit flasin jo për tejkalim të të ardhurave të qeverisë qendrore, por për mosrealizim të tyre për 624 milion lekë, edhe pse programimi i të ardhurave ishte me rendimentin me të ulet fiskal në 10 vjetët e fundit dhe u parapri nga një rritje drastike e taksave”, theksoi Bode.
Sipas tij, akcizat barra e të cilave u rit kanë një deficit prej 4 miliard e 350 milion lekësh dhe për më tepër janë detaksuar më pak se 8 mujori i një viti më parë edhe duhan, edhe kafe, edhe birrë.
“Tatim fitimi ka deficit mbi 10 milion USD dhe fitimi i 8 mujorit i detaksuar është 100 milion usd më i ulët se 8 mujori i vitit të vështirë 2013.
Taksat nacionale, të cilat u shtuan me 12 lekë të reja për çdo litër karburant kanë një deficit prej 22 milion USD si 8 mujor.
Të vetmet taksa të tejkaluara si 8 mujor janë tatimi mbi biznesin e vogël, për të cilin Rama u përbetua se me taksën e tij progressive do të paguanin më pak si dhe TVSH për shumën 57 milion USD, që është taksë e paguar nga qytetarët konsumatorë. (nuk po ndalem te hidrokarburet dhe mosrimbursimi i TVSH).
Të dhënat e 8 mujorit vërteton se në shtesën e të ardhurave të buxhetit, qytetarët kanë paguar 83% të tyre, ose rreth 190 milion USD më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar, kurse biznesi me vetëm 40 milion USD”, u shpreh Bode.
Në vijim ai shtoi se Kryeministri mashtroi me zë të lartë në ditën me diell se do risë me 152 milion USD investimet publike.
“Zanati i tij i vjetër i sharjes dhe përbaltjes së ish mazhorancës, i sheqerosur me histori borxhesh, nuk i vjen më dot në ndihmë. Të dhënat e 8 mujorit flasin për rreth 220 milion USD investime publike më pak, edhe pse borxhin e rritën në mënyrë galopante.
Edhe nëse thërret në ndihmë alibinë e tij të preferuar, tashmë bajate, atë të të borxheve të qeverisë së mëparshme, të cilat deklaron se i ka likujduar tërësisht, përsëri i duhen rreth 150 milion USD për të hedhur lumin.
Janë 170 milon USD më pak investimet me financim të brendshëm edhe pse ka marë rreth 100 milion USD hua më shumë nga bankat, janë 50 milion usd më pak financimet e huaja nga kreditë e zhvillimit edhe pse ka marë 300 milion USD mbështetje buxhetore nga FMN dhe BB”, theksoi ish-ministri i Financave.
Nuk e di se si mund te vazhdojne e te krahasohen kto funderina qe na e shkaterruan kete vend e na shkaterrun dhe ne, e ndien populli ne xhepat e tij o idiot mos bej teorira kot me kot.
z. Bode, ishte qeveria ku ju bënit pjese qe i shkaktoi ketij vendi dëm te madh ekonomik. Ju deshtuat ne privatizimin me ÇEZ, kjo i kushtoi shqiptareve. Ju i latë nje borxh te fshehur qeverise se tanishme te cilin ajo ishte e detyruar te shlyente. Nuk jane pak apo jo?
Per ta besuar apo jo kete kaqol lexoni me vemendje dy paragrafet e fundit.Ku ne te parin nuk pranon se ka len mbrapa borxhe qeveris kur thot:”Zanati i vjeter……me histori borxhesh..”dhe paragrafi dyte ku hedh posht te parin se per te lare borxhet thot Ai..”iduhen rreth 150 milion$ per te hedhur lumin” pra lumin qe ka lene ky rruspia me Saliserbin.
Jane imunizuar shqiptaret nga mashtruesit e genjehtaret.Arkitekt te mashtrimit e genjeshtres jeni zotrote me partine tuaj te felliqur PD
O Bode o bole. Kjo qeveri eshte pothuajse diametralisht different me ju. Qeveria juaj mos u kthefte kurre se na e shpifi me genjeshtra dhe korrupsion.
Te Dashur Lexues,
Degjojeni me vemendje kete se eshte “DEVOLLI”
Po ti more bode qe ke 8 vjet e qe nuk po rresht as sot se genjyeri a nuk ke turp, si nuk dole te besh nje analize se ku ke deshtuar e se cfare ke bere keq apo e ka fain populli qe te denoi me 1 milion vota kot se ti po hecje goxha mire me punen.
keta hajdute akoma kane surrat te dalin e te komentojne per buxhetin.S’kane faj se e dine se buxheti eshte i mire vetem kur vjedhin Bode e kompani