OSBE: Korrupsioni në gjyqësor, pengesë themelore për një demokraci plotësisht funksionale

18 Shtator 2014, 13:40Politika TEMA

“Edhe pas një viti, është e vështirë të gjykosh nivelin e përgjithshëm dhe qëndrueshmërinë e progresit.

Qeveria ka dhënë prova se është e aftë për veprime konkrete (për shembull, duke rritur përpjekjet për të luftuar korrupsionin përmes ndryshimeve në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale, përmirësimit të aksesit në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe të trafikimit, apo masave për fuqizimin e drejtpërdrejtë ekonomik të grave në familjet në nevojë).

Më të dukshmet ishin arritjet në hapat e hershëm kundër kultivimit të drogës: përpjekja e suksesshme për të rivendosur kontrollin në Lazarat, qendra famëkeqe e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, është pasuar nga operacione të ngjashme në zona të tjera të vendit.

Qeveria, po ashtu, ka dëshmuar qëndrueshmëri në drejtimin e një reforme strategjike dhe aq të domosdoshme në strukturën e qeverisjes vendore. Ky vrull çoi në arritjen më domethënëse gjatë periudhës së raportimit: vendimin e Këshillit Evropian, në qershor 2014, për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian”.

Kjo theksohet në raportin vjetor që Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, paraqiti në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Në vijim raporti thekson se megjithatë, përparimi në kapërcimin e sfidave dhe përmbushjen e aspiratave themelore të Shqipërisë – sidomos lufta kundër korrupsionit – do të kërkojë një program ndryshimi të thellë, afatgjatë, gjithëpërfshirës dhe konsensual.

“Tani për tani, interesat e ngushta partiake dhe mosbesimi i thellë mes blloqeve politike vijojnë të mbizotërojnë.

Deklarata e Këshillit Evropian qe e qartë lidhur me nevojën për të përshpejtuar reformat dhe Komisioni Evropian, në raportin e tij të progresit të qershorit 2014 për Shqipërinë, deklaroi se është jetike që procesi i reformave të shoqërohet nga një dialog politik i rifuqizuar dhe i konsoliduar ndërmjet qeverisë dhe opozitës, dhe se puna konstruktive dhe e bazuar në kompromis në parlament është thelbësore për qëndrueshmërinë e reformave.

Ky ka qenë thelbi i mesazheve që Prezenca i ka dhënë udhëheqjes politike të të dyja palëve, i cili është përforcuar nga veprimtaritë e vijuara diplomatike dhe programore për të punuar së bashku me të gjithë aktorët dhe për të mbështetur bashkëpunimin mes tyre”, thuhet në raport.

“Pas një kalimi relativisht të butë të pushtetit më 2013, udhëheqja politike e Shqipërisë pati mundësinë të përqafonte një stil të ri politike. Megjithë sinjalet e para të një ndryshimi të tonit dhe të një drejtimi dinjitoz të Kuvendit nga kryetari i tij, politika u kthye te një stil më kundërvënës.

Qeveria dhe opozita nuk kanë dëshmuar aftësi për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive – as për reforma, si reforma administrativo-territoriale, për të cilat të dyja palët bien dakord që janë jetësore. Kjo gjë vijon të dëmtojë besueshmërinë dhe ritmin e axhendës së reformave”, thekson raporti.

Reforma administrativo-territoriale, e përmbyllur së fundmi, e cila konsolidoi rrjetin prej 373 njësish të qeverisjes vendore në Shqipëri, është një nga rastet në fjalë.

Të dyja palët e kanë pranuar prej kohësh nevojën për një reformë të tillë, e cila ka qenë mbështetur fuqimisht nga bashkësia ndërkombëtare, për ta bërë qeverisjen vendore më efiçente dhe për të zvogëluar shpenzimet dhe mundësitë për korrupsion, por mungesa e besimit dhe frika nga pasojat zgjedhore e vonuan procesin për vite të tëra.

Me kërkesë të Partisë Demokratike në opozitë (PD), maxhoranca ngriti një komision të posaçëm parlamentar për të menaxhuar reformën. Megjithatë, opozita nuk pranoi të emëronte anëtarë në komision, pa iu siguruar e drejta e vetos.

Qeveria krijoi komisione rajonale për të diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse reformën dhe për të mbledhur propozime në nivelin vendor. Shumica qeverisëse e vonoi disa herë procesin, në përpjekje për të përfshirë edhe opozitën, por, në fund, zgjodhi ta vijojë reformën në mënyrë të njëanshme, në vend që ta shtynte më tej.

“Polarizimi politik ka dëmtuar punën dhe atmosferën në parlament. Opozita nuk ka marrë pjesë aktive në disa procese të rëndësishme reformash dhe një numër i konsiderueshëm paketash legjislative të rëndësishme është miratuar vetëm me votat e shumicës.

Pas një përballjeje verbale dhe, më pas, fizike në parlament mes dy deputetëve të shumicës dhe njërit të opozitës në korrik, opozita vendosi të bojkotojë të gjitha procedurat parlamentare deri në një njoftim të dytë.

Duke u nisur nga atmosfera në përkeqësim në Kuvend, e cila kulmoi me incidente agresioni verbal dhe fizik, Prezenca, në bashkëpunim të ngushtë me administratën e Kuvendit dhe ODIHR-in, punoi për të finalizuar një Kod Sjelljeje për deputetët, i cili po pret miratimin e Kuvendit. Miratimi i tij mund të kontribuojë për një mjedis pune konstruktiv më pak konfliktual dhe më profesional në Kuvend”, vlerëson raporti.

Në vijim theksohet se “korrupsioni në gjyqësor është një nga pengesat themelore për një demokraci plotësisht funksionale në Shqipëri”.

“Megjithatë, reforma në drejtësi është bërë gjithnjë e më shumë një çështje përplasjesh të hapura mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) – kryesuar nga Presidenti i Republikës – i cili, për çështje si masat disiplinore kundër gjyqtarëve dhe kompetencat e Presidentit në lidhje me gjyqësorin, ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të dobësojë pavarësinë e gjyqësorit.

Debati i vijueshëm rreth ndikimit politik në institucionet e pavarura shtrihet përtej sistemit gjyqësor dhe përfshin institucione të tjera që merren me çështje si mbikëqyrja e medias, antikorrupsioni, siguria shtetërore dhe statistikat zyrtare. Po zhvillohet një betejë politike për pavarësinë e këtyre institucioneve, ku secila palë akuzon tjetrën se po përpiqet të marrë apo të mbajë në kontroll ente të caktuara, për arsye politike”, vlerëson OSBE.

Referuar largimeve nga administrata publike, në raport theksohet se largimet dhe pranimet në punë të nëpunësve civilë, përfshirë të prekurit nga ristrukturimi i institucioneve shtetërore, mbetën një pikë e fortë përplasjesh përgjatë vitit.

“Në qershor 2014, shumica në Kuvend votoi kundër kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni për emërimet dhe shkarkimet në administratën publike, veçanërisht në polici, gjatë dhjetë muajve të parë pas ardhjes në detyrë të qeverisë së re.

Megjithëse është e vështirë, në mos e pamundur, për të siguruar shifra të sakta, është e qartë që ka pasur ndryshime të konsiderueshme në administratën publike, veçanërisht në nivel vendor, që pas ardhjes në detyrë të shumicës së re qeverisëse. Megjithëse qeveria mund t’i justifikojë shumë ndryshime me mungesën e aftësive apo përkatësinë e hapur partiake, duket se procedurat për largimin e stafit janë çuar deri në limitet e tyre, hera-herës pa marrë parasysh dispozitat ligjore.

Respektimi maksimal i dispozitave ligjore dhe zbatimi i plotë i ligjit të ri për nëpunësin civil do të përmirësonin situatën dhe do të ndihmonin në luftimin e perceptimeve për pranime dhe largime politike nga puna”, thekson OSBE.

10 komente në “OSBE: Korrupsioni në gjyqësor, pengesë themelore për një demokraci plotësisht funksionale”

  1. lili says:

    Tête te te te te …si cdo hère,qevérité tona vetem eçin prépara si pas ketyre OSCE-s,po jemi mesuar tash me ta:sukseset e bertishes i kemi pare ne,edhe sukseset e rames po i shohim-apo ma mire me thane nuk po i shohim,e kriminelet lirisht po shetitin edhe kur mundesojne vjedhjen e bankes kombtare,apo kur urdherojne vrasjen e Santos.
    OSCE asnje nuk tua per deklaratat qe inkriminojne direkt berishen si kriminel…

    1. pastrusi says:

      O lili nuk ka nxjerr me para rritje kjo po ke degjuar saliun ti qe te fliste per 12 perqindsha ndaj ta ka dhene ne kok, kjo eshte rritje reale dhe e justifikueshme e teresisht e llogjikshme.

    2. gertjan says:

      Per sa kohe qe ne Shqiperi do kemi nje president i cili sillet si ithtar i thekur i partise qe e ka emeruar si te tille, per sa kohe prokurori do komandohet nga personi i cili i dhuroi ate post, per sa kohe ne gjykata do kemi “Gjin Gjona”, per aq kohe sistemi i drejtesise ne kete vend do jete i kapur.

    3. roberto says:

      DREJTESIA NE SHQIPERI…..NUK EKZISTON ASPAK!!!
      Gjykatat tona jane jashgte cdo kontrolli POPULLOR,SHTETEROR DHE JURIDIK!!!
      Jane 3 shkalle gjyqsori,por te gjithe jane JASHTE LOJE!
      Gjyqtaret CAKTOHEN DHE VLERESOHEN jo nga LIGJET,por nga PADRONI I TYRE!!!
      Propaganda FASHISTE THOTE:
      -GJYQSORI ESHTE I PAVARUR!
      MOS NDERHYNI NE GJYQSOR!!! etj,etj!!!
      Po nga kush qenkan te PAVARUR keta gjyqtare,kur vete NDERKOMBETARET i trajtojne me shume se PERENDI???
      Nje gjyqtar i vetem ne SHKALLE te pare ta jep apo nuk ta jep te DREJTEN sipas interesit apo mendjes se tij!!!
      Cfare DREJTESIE eshte kjo e FLAMOSURA,kur gjyqtaret kane aq shume ceshtje ne dite sa DOSJEN TENDE E HAP 5 MINUTA para seances dhe nuk di se per cfare behet fjale???
      Kam 4 vjet qe vazhdoj GJYQIN NE SHKALLE TE PARE (dhe tani ne ADMINISTRATIVE) te Tiranes,per pensionin e PARAKOHSHEM si ish ushtarak,kur kjo pune mund te MBARONTE PER 3 MUAJ???
      Cfare DREJTESIE eshte kjo kur gjyqtari nuk zbaton ligjet ne dhenien e drejtesise,por vendos sipas PRAKTIKAVE TE KOLEGEVE TE TIJ apo udhezimeve partiake per te njejtat ceshtje???
      DREJTESINE SHQIPTARE E SHERON VETEM NJE PERMBYSJE TOTALE:
      TE SHPORREN TE GJITHE GJYQTARET E PROKURORET AKTUALE dhe te merren te huaj!!!
      LIGJI PER STATUSIN E USHTARAKEVe jane amenduar e ndryshuar mbi 70 here dhe tani NUK E MERR VESH I PARI TE DYTIN SE PER CFARE BEHET FJALE!!!

  2. heroi says:

    Deri sa gjykatat te zgjidhen nga politika e nga politikan kjo drejtesi ska per tu bere kurr, po nuk ishte e pavarur nuk eshte drejtesi, eshte institucion qe mbron interesa te caktuara dhe 1 milion her Edi rama qe nuk po nderhyn ne keto pika.

  3. ship says:

    SA TE VERber e te shurdher na dini more amak po ne ku jetojme kur munde te vine ajo dite qe te zbulohet cfar arme asekreti idhat ne dore saliut dhe po u kercenon ju dhe tall bythen me ne i nen hijen tuaj nje njeri me kaq paudhesi qe skane te sosur qe vetem 1% kane dale edhe CARCESKI nuk i ka ber me shum dhe vrate me gjith familje por sdo te jet e vone ajo nate

  4. sazan says:

    Kjo eshte ti qish temen ca gjithperfshires me pederat dhimokrat ata jane antishqiptare me ne krye salep serbin. vrasesat

  5. babec says:

    Bravo OSBE! Ambasadori Raunig eshte me i miri ndonjehere!

  6. sevodnja says:

    Ki nukn e njef drejtsin

  7. sevodnja says:

    Ki nukn e njef drejtsin.
    osbe asgje nuk zgjidh
    vec flet sipas krahut partiak te P.Europjane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje