Pengu britanik në videon e ISIS: Nuk e fitojmë dot luftën me ta

18 Shtator 2014, 21:04Politika TEMA

Organizata terroriste Shteti Islamik ka publikuar një tjetër video, në të cilën shfaqet një britanik, që mendohet se mbahet peng prej tyre.

Personi në video thotë se quhet John Cantlie dhe se është i burgosur.

I veshur me portokalli, Cantlie, që në vitin 2012 i shpëtoi një tjetër pengmarrjeje në Siri, pyet se përse ai dhe personat e tjerë janë braktisur nga qeveria britanike dhe ajo amerikane.

Në videon e titulluar “Më jepni hua veshët tuaj” nuk shihet ndonjë militant i ISIS.

Cantlie thotë se qeveritë e tjera europiane kanë negociuar për lirimin e pengjeve të tyre, ndryshe nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Pas dy luftërave shkatërruese dhe jashtëzakonisht jopopullore në Afganistan dhe në Irak, përse qeveritë tona duan kaq shumë të përfshihen në një tjetër konflikt që nuk e fitojnë dot,” thotë ai.

Catlie premton se do ketë një seri videosh, ku do shpjegojë filozofinë e ISIS.

Korrespondenti i BBC thotë se ai duket që është nën presion kur flet.

Sipas tij, kjo video është një mjet për propagandë, që i drejtohet kryesisht publikut britanik dhe në veçanti myslimanëve.

Video vjen një javë pasi militantët islamikë i prenë kokën një pengu britanik dhe deklaruan se në radhë është një tjetër.

Ndërkohë video vjen pasi mbi 100 liderë myslimanë në Britani janë bashkuar për t’i bërë thirrje ISIS që të lirojë pengjet britanike.

3 komente në “Pengu britanik në videon e ISIS: Nuk e fitojmë dot luftën me ta”

  1. Vlora says:

    Po c’fare lesh lufte. Bota po tall trapin me ta. Po te jete per fitore, 10 bomba 50-megatonshe i con te gjithe callmat ne xhehnem te virgjereshat dhe eshte i mbyllur ai muhabet njehere e pergjitmone. Sa te kete si keta, aq me teper prodhim armesh dhe para do te kete per perendimin.

  2. tourkofagos says:

    te japim Ziken e te lirohet John…………

  3. omar kajham says:

    Braktiseni kete fe te ndyre o shqipetare te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje