Skocia i thotë JO pavarësisë nga Britania e Madhe

19 Shtator 2014, 07:38Politika TEMA

Skocezët votuan për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Në 31 nga 32 zonat është deklaruar, pas votimit të së enjtes, një “Jo” që ka një epërsi të pakundërshtueshme prej 1.914.187 votash ndaj 1.539.920.

Sipas BBC, për të fituar duheshin 1.852.828 vota dhe në shkallë kombëtare, kufiri i fitores është rreth 55% në 45%.

Votimi në referendum shënon kulmin e një fushate dy-vjeçare.

Tani bisedimet tani do të fillojnë për transferimin e më shumë kompetencave në Skoci.

Ministri i parë Skocisë, Alex Salmond, deklaroi se e pranon humbjen.

Ai tha: “Unë e pranoj verdiktin e popullit dhe i bëj thirrje të gjithë të Skocisë të ndjekë shembullin duke pranuar vendimin demokratik të popullit të Skocisë”.

7 komente në “Skocia i thotë JO pavarësisë nga Britania e Madhe”

  1. Sa mire do ishte sikur ne te gjitha trojet shqiptare ne Ballkan te organizohej nje referendum i tille si per shkeputje nga ku jane ..dhe bashkim mbar kombetar ne nje shtet te vetem . Kjo edhe ne qofte se shqiptaret nuk do te votonin PRO per tu bashkuar NJE GJE SHUME e MIRE DO NDODHTE – te pakten shpirterat tane te trazuar tash 100vjet ndaj padrejtesive nga shkeputja do te viheshin perkohesisht ne nje qetesi relative ! Por dihet se Europa si atehere kur coptuan TROJET TONA edhe sot nuk deshiron dhe nuk pranon nje shtet me shumice popullsie ne Ballkan . Kjo eshte edhe deviza se perse Europa sjellet me me butesi me shtetin kriminel serb se sa me shtetin tone Shqiperine , duke na nxjerrur njr mijre e nje gjoja aresye per te mos na bere anetare te tyre me te drejta si te atyre eyropianeve te tjere .

  2. arsim says:

    Tash shqiptaret ne maqedoni ne referendum!!?

  3. Dispanceria says:

    Ne radhe te pare ndarja do ishte katastrofike per Europen, por dhe per vete Skocine.

  4. Ridi says:

    Merrni shembull nga vendi me demokratik I botes? Urime UK, Krenar qe jam Shqiptar dhe krenar qe jetoj ne vendin tuaj.
    Jeni populli me 1 I gjithe botes. ?

  5. Dashamiri dr says:

    Skoci je Albani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje