Gjatë natës, shpërthime me eksploziv në Fushë Krujë e Burrel

19 Shtator 2014, 08:38Politika TEMA

2 shpërthime me eksploziv kanë ndodhur pas mesnate, në Fushë Krujë dhe në Burrel.

Policia konfirmon se në asnjë rast nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në Fushë Krujë, shpërthim ndodhi në fshatin Larushk. Por rrethanat janë ende të paqarta. Lënda eksplozive ishte vendosur në një banesë 3-katëshe.

Pak ditë më pare po në Fushë-Krujë automjeti i kryebashkiakut Gjon Bardhi ka shpërthyer me lëndë plasëse eksploziv, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërsa në Burrel, shpërthimi është dëgjuar rreth orës 02:00 pas mesnate, në një lagje të qytetit.

Ekspertët kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur prova e dëshmi, që mund të ndihmojnë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve.

 

 

3 komente në “Gjatë natës, shpërthime me eksploziv në Fushë Krujë e Burrel”

  1. tourkofagos says:

    Vazhdojne shperthimet ne Siria,Albanistan,Irak,Libia,Turkye etj…..
    -myslimone me myslimone= problem……….

  2. lavirja e bulevardit says:

    O Tema mos beni alarm kot, se do kete qene INUK-u duke prishur ndertimet pa leje atje.

  3. pisa says:

    po moj lavire do te vine qeveria tu ruajne edhe ne shtepi kur te flini me grat njerez sherrxhi edhe te vdekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje