Vrasja horror e dy kunatave/ Policia kap dy të dyshuar, njëri prej tyre nipi i njërës nga viktimat

19 Shtator 2014, 10:37Politika TEMA

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të dyshuar për vrasjen e tmerrshme të dy kunatave në 2 shtator në këtë qytet.

Po ashtu në kërkim është shpallur një person i tretë.

Policia arrestoi Velson Elmazin, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet burgim për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë” si dhe i dënuar për “prodhim, shitje lëndësh narkotike”.

Po ashtu në pranga u vu Artur Kacanolli, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, njëherësh djali i motrës së Gjinovefa Vavës. Ai u arrestua në flagranë për veprën penale të mbajtjes pa leje të municioneve luftarake si dhe si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e tezes së tij dhe të moshuarës tjetër.

Policia e Durrësit thotë se po punon ende për të dokumentuar rolin e tij në raport me ngjarjen.

I shpallur në kërkim është Ilir Shaqja.

Ata akuzohen për vdekjen e Elsa dhe Gjinovefa Vavës.

Këta persona akuzohen për grabitje me pasojë vdekjen e dy grave. Dy të moshuarat u gjetën të pajeta në banesën e tyre dykatëshe nga i biri i njërës prej viktimave.

Ndonëse u përfol për dy pista hetimi, ngjarja u fokusua tek grabitja, pasi u konstatua se në banesë mungonin 2 milionë lekë. Ndaj të moshuarve, sipas ekspertizës mjekoligjore, ishte ushtruar dhunë, ndërsa ato u gjetën me duart të lidhura, ku asfiksia i solli dhe vdekjen.

Gjithçka dukej si pjesë e një skenari filmi horror, pasi viktimat dyshohet të jenë mbytur me qese plasmasi, ndërsa burime policore kanë pohuar se të moshuarat i kishin të lidhura duar e këmbë me çarçafë.

Ngjarja ndodhi në katin e dytë të një banese private ku rrinin dy kunatat, e cila ishte në pronësi të tyre, në lagjen nr.11, pranë Postës të qytetit bregdetar.

14 komente në “Vrasja horror e dy kunatave/ Policia kap dy të dyshuar, njëri prej tyre nipi i njërës nga viktimat”

  1. tourkofagos says:

    myslimon me xristian= problem………

    1. Pelasgian says:

      te te pjerdh pak ne koke lali ? se mbase te rifreskoj memory card-in

      looooooooool

      1. tourkofagos = mounopano says:

        Hahahahaha

    2. ALpini says:

      Keshtu arrestuan dhe dy kusherinjte Gjozi ne Laç si atentatore te Santos.

    3. MERITONI says:

      TURKOFAGOS

      hahahahhaahhahhahah,leje more,a ke ndegju?? nje imam nga kosova eshte pirdhe!!

      ky per ty eshte lajme!!nuk ka lidhje nese dikush dikend e shkerdhen,apo e vran!!

      pse kristian qenkan,a??
      hahahahahhaah,edhe ai djali nga berati qe shkerdhe motren,me duket se ishte kristian??!!

  2. pisa says:

    cdo gje ne shqiperi e kemi peshqesh nga kosovarte

    1. tourkofagos = mounopano says:

      Skam degjuar keshtu ndonjehere per kosovaret re mounopano. Mos komento me emer tjeter koproskile i pabese i janulles

    2. MERITONI says:

      PISA

      hahahahahahahhhahahhaha,kosovaret jane raca superiore.
      po ku ke pa ti me shkerdhy nanen,motren,po kjo ndodhe veç te ju!!
      zoti ju vrafte,na koritet.

      ne kosove ka muaj te tere, qe nuk ka pase vrasje!!

      1. Ilir Hoti says:

        Mos u bej nervoz me anti-shqiptaret,ataa kete detyre kane,ne kemi tonen..Kombi shqiptare eshte NJE.

  3. Andreas says:

    + 2 per MAx Velon

  4. ardi says:

    forca zbuluese dhe goditese e policise eshte rritur ndjeshem. Edhe aftesia parandaluese. Urime dhe suksese policise

  5. fatih says:

    Pune vllehesh.grekofono orthodhjakesh

  6. bledi says:

    o vllai im gazetar shiko mire kur shkruan se gjynaf per shkollen qe ke bere thua qe ky tipi vrau tezen etij dhe shton qe viktimat ishin motre ,pra si perfundim nuk ka vrare 1 teze por 2 teze apo jo .tung lale mos pi bar ne orar te punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje