Arvizu takon Bushatin e Nishanin

19 Shtator 2014, 14:05Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu ka zhvilluar sot dy takime të njëpasnjëshme me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Presidentin Bujar Nishani.

Fillimisht ambasadori është ndalur në zyrën e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin ka bashkëbiseduar për disa minuta.

Më pas, makina e tij është drejtuar nga Presidenca, ku ambasadori ka zhvilluar një takim për rreth një orë me Presidentin Bujar Nishani.

Asnjë prej zyrave të shtypit nuk ka dhënë njoftim për takimet me Ambasadorin amerikan.

Takimet e diplomatit amerikan vijnë një ditë pasi Kryeministri Edi Rama njohu Kuvendin me vendimet e marra në samitin e NATO-s që u zhvillua në Uells, si dhe  shkarkimit të Guvernatorit Fullani, por edhe dy ditë para vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri.

1 komente në “Arvizu takon Bushatin e Nishanin”

  1. Vaj Vatani says:

    Keshtu eshte kur ke te besh me pseudo-politikane qe u qurraviten ambasadoreve.

    Vaj vatani, e mjere mileti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje