Reforma Territoriale/Çuçi: Qeveria italiane akordon 800 mijë euro për zbatimin

19 Shtator 2014, 14:13Politika TEMA

Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bere te ditur se u nënshkrua marrëveshja me qeverinë italiane për reformën administrative- territoriale me vlerë 800 mijë euro.

“U nënshkrua sot marrëveshja me qeverine italiane për reformën administrativo-territoriale. 800 mijë euro i shtohen fondit të përbashkët të donatoreve për fazën e zbatimit te reformës.

Partnerët ndërkombëtarë, USAID, UNDP, qeveria suedeze dhe ajo zvicerane, rikonfirmojnë mbështetjen e tyre që brenda një kohe sa më të shkurtër të krijojmë njësi vendore, të cilat do të fokusohen në misionin e tyre, shërbime cilësore dhe efikase për çdo shqiptar”, shkruan Çuçi

2 komente në “Reforma Territoriale/Çuçi: Qeveria italiane akordon 800 mijë euro për zbatimin”

  1. pisa says:

    keta iytaliante te mbaruar per vedi me keq se neve e po na bejne reforma nuk kuptohet si nuk u ngim me kto mashtrime

  2. Anonim says:

    Qenkan keputur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje