Papa Françesku: Jam i gëzuar që ndodhem në këtë tokë të fisme

21 Shtator 2014, 10:44Politika TEMA

Ati i Shenjtë, Papa Francesku,është shprehur gjatë takimit me presidentin Bujar Nishani, se është i gëzuar që ndodhet në atë që ai e cilësoi tokë të fisme, tokë heronjsh dhe që ka flijuar jetën dhe pavarasinë e vendit.

Ai i Shenjtë është shprehur i lumtur që ndodhet në tokë martirësh dhe që kanë deshmuar fenë në kohë të vështira të përndjekjes

“Jam i gëzuar që ndodhem mes jush në këtë tokë të fisme, tokë heronjsh që ka flijuar jetën dhe pavarësinë e vendit, tokë martirësh që kanë dëshmuar fenë në kohë të vështira të përndjekjes”, i është drejtuar Papa Françesku, presidentit Nishani.

Ndërsa ka vlerësuar bashkëjetesën fetare në Shqipëri, Papa Francesku e ka cilësuar atë si shembull inspirimi dhe si një veçori të Shqipërisë.

Më poshtë fjala e plotë e Atit të Shenjtë:

Zoti President,
Zoti Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të trupit diplomatik,
Shkëlqesi, zonja e zotërinj

Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat të vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore.

Ka kaluar tashmë gati një çerek shekulli që kur Shqipëria e gjeti përsëri udhën e mundimshme, por edhe joshëse të lirisë. Kjo udhë i krijoi mundësitë shoqërisë shqiptare të niste ecjen e rindërtimit material e shpirtëror, të vinte në lëvizje shumë energji e nisma, të ishte e gatshme për bashkëpunim e shkëmbim me vendet afërta të Ballkanit e të Mesdheut, të Evropës e të mbarë botës.

Liria, të cilën e gjetët përsëri, ju ka lejuar ta shikoni ardhmërinë me besim e shpresë, të nisni projekte e të rilidhni marrëdhënie miqësore me kombet e afërta e të largëta.

Respektimi i të drejtave njrëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror e ekonomik të një vendi.

Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihen e garantohen të drejtat e tij lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët.

Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje; e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

Klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, është pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e  vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet ndërmjet besimeve të ndryshme, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm, për persiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin e zbatimi i ligjit të tij.

Askush të mos mendojë se mund të përdorë Hyjin si shqyt, kur sheston e kryen akte dhune e mujshie! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprimet që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut e me të drejtat e tij themelore, në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve!

Kjo që ndodh në Shqipëri tregon, përkundër, se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve dhe bashkësive me përkatësi të ndryshme fetare jo vetëm që urohet, por është e mundur dhe e zbatueshme konkretisht. Bashkëjetesa paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, në të vërtetë është pasuri e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm.

Është vlerë që duhet ruajtur e duhet ushqyer çdo ditë me edukimin për të respektuar dallimet dhe identitetet specifike të gatshme për dialog e bashkëpunim në dobi të të gjithëve duke e njohur dhe nderuar njëri- tjetrin.Ështe dhuratë që duhet t’ia lypim gjithmonë Zotit , në lutje. Uroj që Shqipëia ta vijojë këtë udhë duke u bërë për shumë vende shembulll frymëzimi.

Zoti President, pas dimrit të izolimit e të përndjekjeve , erdhi më në fund pranvera e lirisë. Përmes zgjedhjeve të lira e strukturave të reja insitucionale është përfocuar pluralizmi demokratik dhe kjo ka ndihmuar në rihapjen e veprimtarive ekonomike. Shumë vetë, veçanërisht në fillim të shtyrë nga kërkimi për punë e kushte më të mira jetese, morën rrugën e emigrimit dhe ndihmojnë si e sa munden për përparimin e shoqërisë shqiptare.

Shumë të tjerë i gjetën arsyet për të ndenjur në atdhe e për ta ndërtuar nga brenda . Mundimet dhe flijimet e tyre kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme.
Kisha Katolike nga ana e vet mundi të rinisë jetën normale duke rindërtuar hierarkinë e saj dhe duke rilidhur fijet e një tradite të lashtë.
U ndërtuan ose rindërtuan vendet e kultit, ndër të cilët spikat Shenjëtorja e Zonjës së Këshillit të Mirë në Shkodër, u hapën shkolla dhe qendra të rëndësishme edukimi e asistence në shërbim të të gjithë qytetarëve. Prania e Kishës dhe veprimi i saj shikohen me të drejtë, prandaj jo vetëm si shërbim ndaj bashksëisë katolike, por ndaj mbarë kombit.

E lumja Nënë Terezë bashkë me martirët që e dëshmuan fenë me heroizëm -atyre u takon mirënjohja jonë më e thellë e lutja jonë – sigurisht galdojnë në Qiell, për punën e burrave e të grave vullnetmira në rilulëzimin e shoqërisë dhe të Kishës në Shqipëri.

Mirëpo tani paraqiten të tjera sfida , që presin përgjigje. Në një botë që priret ndaj globalizmit ekonomik e kulturor, duhet bërë çdo përpjekje që rritja e zhvillimi të jenë në shërbim të të gjithëve e jo vetëm të një pjese të popullsisë. Gjithashtu ky zhvillim nuk do të jetë i vërtetë, nëse nuk do të jetë i përballueshëm dhe i barabartë, dmth nëse nuk do t’i ketë mirë parasysh të drejtat e të varfërve dhe nëse nuk do të respektojë mjedisin.

Globalizimit të tregut duhet t’i përgjigjet globalizimi i solidaritetit; rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar; bashkë me të drejtat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individit e shtetit me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen.

Falenderoj me gjithë zenmër secilin prej jush për mikpritjen e ngrohtë dhe si Shën Gjon Pali i II , në prill të 1993 , i lutem Marisë , Nënës së Këshillit të Mirë, ta mbrojë Shqipërinë dhe i besoj asaj shpresat e mbarë popullit shqiptar. Hyji dikoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!.

15 komente në “Papa Françesku: Jam i gëzuar që ndodhem në këtë tokë të fisme”

  1. net says:

    Se lo dici te! qmc grazie per la visita, allahu te meshirofte!

    1. Abdullah Bin Takhir Al Buhdir El Mashed'hi says:

      ik o net bylldym cengeli se sjane pune per ty keto

  2. Herodoti says:

    Amen, Amin, Ishalla!!!

  3. alieni- says:

    ne qfare toke te fisme-ku katolikete e tashem shqiptare aderojne tek komunistet qe persekutuan katoliket-katolik i thua ti dy ndokeve njerit prostitut e tjetrit pa kurrizor,ose pjerin ndreut,paulin sterkajt,preq zogaj,armando prenga,tom doshi-keta jane vrasde e jo katolik.ku ke pare katolik qe shkojne me vrases komuniste ne nji parti siq eshte ruqi,dokle APO i biri i vrasesit kristaq rama.keta jane pedera katolik si papa qe ka abuzuar ne kisha me mbi 3 a 4 miljon femije.

  4. Iliri says:

    Shenjteria Juaj, ai qe ke ne krah eshte Bujar Mehmeti qe ka mbajtur mbi supe bustin e Enver Hoxhes, kasapit te deleve te Perendise.

    1. Ali Baba says:

      “Ec baba te tregoj arrat” – do te thoshte me vete papa, nese do te kishte lexuar komentin tend.

      Veshtroje dhe studioje me kujdes ate foton aty lart, se ajo flet me shume se gjithshka.

  5. Urtësia dhe Fodullëku says:

    Historia e këtyre 24 viteve të demokraturës komuniste tregon se kjo periudhë ka qenë vërtet koha e disa arritjeve të suksessshme edhe e disa ndryshime pozitive, ku padyshim kulmet e këtyre arritjeve kanë qenë padyshim pranimi i vendit në paktin ushtarak të NATO-s, dhe marrja e statusit të vendit kandidat për në EU.

    Por lind pyetja se sa reale dhe të justifikueshme janë këto arritje?

    Për sa u përket të ashtuquajturave liri, të cilat presidenti ynë i respektuar jo pa qëllim është kujdesur t’i theksojë qysh në rreshtat e para të urimit të tij, realisht kanë qenë shpesh të ndrydhura, e të kushtëzuara. Kjo shprehet qartë në mendimet dhe opinionet e analistëve të shumtë, por edhe atë të disa gazetarëve, të cilët i kanë provuar mbi supe pasojat e shtrëngimeve apo të presioneve të bëra nga shërbëtorë ordinerë.

    Duke i ditur dhe i përjetuar gati përditë këto ligësira, vetëmburja para Atit të Shenjtë do të dukej më tepër si hipokrizi e paturpshme, se sa si një e vërtetë. Kjo është sikur të duash t’u hedhesh hi syve botës së zgjuar dhe vigjilente. Dhe kjo atij nuk i ka shpëtuar pa e kapur.

    Të mos harrojmë se periudha e gjithë viteve të këtij tranzicioni të tejzgjatur ka qenë e mbushur plot për plot me aq ngjarje të rënda dhe tragjike, sa që numri i viktimave të cilave i ka tejkaluar dhe ato sistemit të dikurshëm gjakatar, e njohur botërisht si njëra prej diktaturave komuniste nga më të egrat dhe më çnjerëzoret e gjysëmshekullit të fundit që lam pas.

  6. Mercedesi says:

    I lutet maeies ky? Sikur bibla thot lutjuni zotit…

  7. vemendje* says:

    Ore po “lubonjat” ku jane?

  8. sit back and relaks says:

    Jo i gezuar o zoti Pap, po duhet te ndjehesh i nderuar dhe i privilegjuar qe viziton kete toke te bekuar nga gjaku i heronjve tane nder shekuj. Fale tyre jemi sot me gjuhen tone e kombin tone e fale tyre pate sot nderin te kesh flamurin kuq e zi me shqiponjen dykrenore ne avionin tend.

  9. Gjergji says:

    Eshte hera e pare qe me ka pelqyer Presidenti.

  10. nentor says:

    URREJTJA E VATIKANIT ESHTE E LEXUESHME

    Vatikani do t’i bënte nder njerëzimit nëse do të ndalonte së lidhuri fajet e muslimanëve me fenë e tyre. Kjo, pasi Kisha Katolike ka shumë më tepër çështje për të fshehur dhe për të cilat duhet të pendohet, se çdo popull apo institucion tjetër në historinë e njerëzimit. Megjithatë, askush nuk ia vë fajin besimit kristjan për krimet që Kisha ka bërë ndër shekuj.”Kohëve të fundit, Kisha Katolike i ka dhënë fund heshtjes së saj në lidhje me çështjen që Sandro Maxhister e etiketon si: “Islami i Ajatollahëve”. Sido që të jetë e vërteta, faktet janë tërësisht ndryshe. Kisha Katolike në kohët e fundit nuk po lë rast pa shprehur urrejtjen e saj kundër Islamit. Sigurisht që sot në botë, ka shumë variante muslimanësh, e megjithatë ka vetëm një Islam. Por Vatikanit po i duket gjithnjë e më e leverdisshme që nëpër botë të flasë për ndryshimet në mesin e muslimanëve dhe kur të gjejë mundësinë, të vjellë urrejtje kundër Islamit, duke e etiketuar atë në “Islamin e Ajatollahëve” dhe “Islamin e Talebanëve.” Çdo vëzhgues i afërt i Vatikanit, ka vënë re në kohët e fundit ‘klithjet’ që Kisha Katolike ka lëshuar kundër Iranit për shkak të komenteve të presidentit të tij, në të njëjtën kohë kur e njëjta Kishë luan budallain me heshtjen e saj ndaj krimeve që SHBA-të kryejnë sot në Irak. Në këta muajt e fundit, opinioni publik botëror është njoftuar me dëshmi të reja që tregojnë se si Shtetet e Bashkuara kanë përdorur armë të shkatërrimit në masë kundër popullsisë civile në Falluxha dhe në qytete të tjera. Megjithatë, edhe pse Televizioni Italian (RAI) dhe BBC-ja raportojnë krimet e luftës, as Kisha, as mediat amerikane nuk i kanë kërkuar Bushit që të japë llogari përpara vëllezërve të tij katolik për këto krime. Televizioni Italian (RAI) në këto javët e fundit ka transmetuar një dokumentar ku jepen prova sesi SHBA-të kanë përdorur armë kimike në Falluxha. Dokumentari rrëfen sesi Xhuliana Segrena, gazetarja italiane që ishte rrëmbyer dhe që më pas pothuajse u vra nga trupat amerikane pas lirimit, ka raportuar pikërisht këtë ngjarje sëbashku me një tjetër gazetar tjetër i cili u vra gjatë lirimit të tij nga plumbat amerikanë. Shtypi britanik e trajtoi këtë ngjarje në detaj. Edhe pjesa tjetër e botës e trajtoi këtë ngjarje po ashtu duke vënë në pah krimet e luftës që po ndodhin sot në Irak nga të krishterët të cilët propagandojnë dërgimin e demokracisë në botën islame. Megjithatë Kisha Katolike dhe mediat amerikane sillen sikur të mos jetojnë në planetin tonë. Fakti që të trondit në këtë debat është ai sesi asnjë përfaqësues i Kishës së Romës, që sheh nëpër mediat italiane krimet e dokumentuara, nuk po guxon të marrë vendimin dhe dënojë Bushin apo të fajësonte drejtpërdrejt besimin e krishterë i cili po motivon amerikanët të përdorin fosforin e bardhë kundër popullsisë civile të Falluxhasë. Megjithatë, Kisha duket se është e zënë në një ofensivë tjetër në ditët tona. Ajo është duke drejtuar sulmin e saj mediatik kundër “Islamit të Ajatollahëve”, për shkak të fjalëve të presidentit iranian kundër sionizmit dhe ndaj shtetit më racist në Lindjen e Mesme. Hapat e sotëm të Kishës Katolike, që variojnë që nga harresa që ajo tregon për të vënë në pah kasaphanën e Bushit, dhe deri te marrja me fjalët e presidentit iranian; dhe harresa e kontekstit të fjalimit të tij, dhe deri të mbrojtja agresive që Kisha po i bën sionizmit, vë në dukje atë që publiku në përgjithësi nuk shikon shpesh në ekran nga udhëheqësit e Kishës Katolike. Sulmi më i fundën nga ana e Kishës kundër besimit të muslimanëve s’është aspak i rastësishëm. Vatikani dhe Izraeli e shastisën botën kur nënshkruan një marrëveshje për të vendosur marrëdhëniet diplomatike më 30 dhjetor 1993. Për 45 vjet rresht, që prej formimit të shtetit të Izraelit, marrëdhënie të këtilla s’kishin ekzistuar kurrë. Në fakt, midis katolikëve dhe hebrejve ekzistonte një mëri e thellë. Megjithatë gjatë vitin të kaluar, Kisha Katolike e quajti të barazvlershëm anti-zionizmin me anti-semitizmin. Ky njoftim u dha gjatë një mbledhjeje në Buenos Aires ku merrnin pjesë zyrtarë fetarë, akademikë dhe figura të shquara çifute dhe katolike, të cilat dolën me një deklaratë të përbashkët ku deklaronin se: “Ne kundërshtojmë në çdo mënyrë anti-semitizmin, duke përfshirë këtu edhe anti-sionizmin që është një manifestim i kohëve të fundit i anti-semitizmit.” Ky akt, nga ana e Vatikanit e coroditi mbarë botën. Siç u shpreh një udhëheqës çifut në Nju Jork: “Në të kaluarën, sionizmi ishte i barasvlershëm me racizmin”, ndërsa deklarata më e fundit e Kishës konsideronte fjalimet anti-sioniste si një formë racizmi?” Lidhja dashurore e Vatikanit me sionizmin dhe armiqësia e tij ndaj Islamit po thellohet edhe më shumë, në një kohë kur kisha të tjera botërore, kanë dalë hapur dhe kundërshtojnë politikat pushtuese dhe shtypëse të Izraelit. Por, këtu duhet të kujtojmë se këto kisha s’po sillen kështu vetëm për shkak se Vatikani dhe Kisha Anglikane kanë një armiqësi që vijon që prej kohës së mbretit britanik, Henrit të 8-të. Armiqësia e tyre e ndërsjelltë nuk filloi për shkak të formimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Megjithatë, në momentin që në flasim, Kisha Presbiteriane në SHBA ka vendosur të përdorë sanksione ekonomike kundër kompanive që bëjnë tregti me Izraelin – që do të thotë, ato kompani që nxjerrin përfitime nga pushtimi i Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. Në të njëjtën mënyrë, udhëheqës të Kishës Anglikane, e cila në SHBA ka nën varësinë e saj Kishën Episkopale, janë kisha e rradhës e cila po vepron në të njëjtën mënyrë me Kishën Presbiteriane. Veprimet e Kishave në fjalë që kanë vendosur të dënojnë Izraelin bazohen në realitetin e prekshme të Palestinës dhe jo në një rivalitetet e verbëra të Vatikanit. Përpjekja më e fundit e Vatikanit për të sulmuar Islamin është një orvatje më shumë e cila synon reklamimin e ndasive ndërmjet muslimanëve dhe për të përhapur urrejtje ndaj tij. Këto përpjekje janë të njëjta me anti-muslimanizmin që ligjëroi edhe pushtimin e Irakut nga SHBA-të më parë, dhe krimet e tjera që ndodhin sot në Lindjen e Mesme. Por fakti që habit më shumë muslimanët e botës sonë sot, janë arsyetimet më të fundme të Papës, i cili është “i bindur se një prani ushtarake gjithnjë në rritje, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e trupave të Natos, mund të sigurojë paqen në Irak.” Duke patur parasysh këtë pandjeshmëri dhe mungesë logjike të dëshmuar nga ana e Vatikanit, askush nuk habitet për sulmin më të fundit që Vatikan bëri për “Islamin e Ajatollahëve”, dhe deklaratave kundër presidentit iranian. Megjithatë këto sulme mbeten të pabaza dhe Kisha Katolike s’duhet kurrsesi t’i shqyrtojë deklaratat e udhëheqësve të Lindjes së Mesme, jashtë kontekstit, dhe t’i përdorë ato për të shfryrë urrejtjen e saj ndaj Islamit, pasi, Islami në historinë e tij të gjatë, nuk i ka trajtuar kurrë as çifutët, as edhe popujt e tjerë ashtu siç i kanë trajtuar besnikët e Kishës Katolike, hebrejtë për shumë e shumë shekuj me radhë. Historia e Kishës Katolike përfshin gjëra të cilat në Islam as që mund të imagjinohen. Kështu për shembull krimet që ajo ka kryer mund të nisin që më diasporën e cifutëve në botë, shpërndarjen e tyre anekënd botës dhe dëbimet që mbretërit katolikë të Spanjës dhe paria e Inkuizicionit i bënë atyre, e duke dalë më pas te persekutimet, masakrat e planifikuara dhe vrasjet rituale që janë kryer përgjatë shekujve në të gjithë kontinentin europian, si edhe izolimin që të krishterët e Evropës i kanë bërë cifutërisë nëpër geto dhe kështu me radhë. Sikur Kisha Katolike t’i linte të qetë muslimanët dhe t’i hidhte një sy historisë së saj të kohëve të fundit do të mund të reflektonte pak më shumë mbi islamin dhe veten e saj. Pse në fakt ishte vetë Papë Piu i 12-të, i cili jetoi në hapësirën kohore përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ai që qëndron si i bashkëpunëtor, apo të paktën injorues ndaj nazistëve të cilët vranë disa miliona çifutë dhe jo-çifutë në kampet e vdekjes së Holokaustit. Papë Piu qëndron deri më sot i akuzuar se ka dështuar që të ushtrojë autoritetin moral të Selisë së Shenjtë për të protestuar kundër krimeve të Hitlerit. Kur gjatë Luftës së Dytë Botërore, Delegati Papnor në Turqi, Monsinjor Anxhelo Ronkali, nxiti Papa Piun e 12-të të priste Jitzhak Isak Halev Herzogun, kryerabinin e Palestinës, i cili donte personalisht që të merrte nën mbrojtje çifutët anëmbanë Europës Lindore, Papa kundërshtoi kategorikisht. Përse Kisha Katolike që sot akuzon ‘Islamin e ajatollahëve’ i harron sot këto fakte? Megjithatë, çifutët nuk janë të vetmit njerëz që kanë qenë viktimat e Inkuizicionit të Kishës Katolike. Ndërsa gjatë erës së inkuizicionit Kisha ka vrarë më shumë se 50 milion njerëz, gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë rreth 6 milionë cifutë. Sa përgjegjës ndihej Papa Piu i 12-të për ata 40-50 miliona njerëz të tjerë që u vranë? Për më tepër si guxon Kisha Katolike që të hidhet përpjetë dhe dënojë besimin fetar të një personi për shkak të deklaratave të tija, duke anashkaluar faktin nëse besimi fetar i kriminelëve që kryejnë vrasjet dhe shtypjet në Palestinë, Irak dhe Afganistan apo vrasja në masë e miliona njerëzve gjatë Inkuizicionit, ka të bëjë sadopak me krimet e tyre? Mark Aarons dhe Xhon Loftus, kanë dokumentuar me prova të shumta në librin e tyre “Trinia Mëkatare” faktin që Vatikani ka sponsorizuar fuqishëm dhe projektuar të turpshmet “Tunelet e Minjve” të përdorura për t’u ardhur në ndihmë pjesës më të madhe të udhëheqësve nazistë, që i shpëtuan ndjekjes së aleatëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Libri ‘Trinia Mëkatare’ ofron prova vërtet shumë dërrmuese. Në libër rrëfehet sesi Kisha Katolike qëndroi shumë më tepër se gojëkyçur për sa i përket çështjes së çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe mbështetjes së saj ndaj qëllimeve të nazistëve. Këto fakte janë kaq të mirëdokumentuara saqë askush s’mund t’i kundërshtojë. Dhe për më tepër, qëndrimi i sotëm dhe mbështetja ndaj tiranëve që Vatikani është duke bërë, janë vetëm se një përsëritje e veprimeve të gabuara që Kisha ka bërë edhe në të kaluarën. Në 22 mars 1998, gazeta “Kureshtari i Filadelfias” botoi një artikull ku përmblidhej mesazhi i adresuar me rastin e Krishtlindjeve të vitit 1942 nga ana e Papës Piu i 12-të, në të cilin ai shprehte keqardhjen për mizoritë e shkaktuara nga lufta, por “harronte” të përmendë nazistët aty dhe krimet që ata po kryenin. Edhe sot, Kisha është në të njëjtën pozitë me të kaluarën. Papa i ri i Romës, vazhdon të tregohet i gatshëm për të sulmuar muslimanët, ndërsa Kisha Katolike tregohet edhe më e gatshme për të dënuar “fenë e Ajatollahëve”, ndërsa refuzon të nxjerrë nga goja, qoftë edhe një fjalë të vetme kundër përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga ana e SHBA-së në Irak dhe gjetkë. Vladislav Raczkieviz, kryetar i qeverisë polake në mërgim, në vitin 1942 i shkroi Papës Piu i 12-të se: “Njerëzit e mi përgjërohen që të ngrihet një zë i cili duhet të tregojë qartë dhe dukshëm se ku qëndron e keqja. Sot… Selia e Shenjtë duhet t’i japë fund heshtjes së saj. Dhe siç e hasim të raportuar në gazetën “Kureshtari i Filadelfias”, Papa Piu 12-të nuk i dha fund heshtjes. Megjithatë, pyetja që shtrohet sot është nëse Kisha Katolike do të dënojë ndonjëherë tiranitë dhe krimet e pushtuesve kudo që ata ndodhen në botë. Qofshin këta në Tel Aviv, Uashington apo Londër? Por ndërsa ne shohim sesi – Bushi dhe zyrtarët e tij – qëndrojnë të ekspozuar nëpër fotografitë e varura nëpër korridoret e Vatikanit, nuk ka sesi të mos na vijnë ndërmend disa citate të marra nga libri i frikshëm dhe tronditës: “Trinia Mëkatare”. Aty, Mark Aarons dhe Xhon Loftus shkruajnë: “Është e paimagjinueshme të besohet se në fund të luftës, mbi 30.000 nazistë të arratisur mundën të shpëtojnë duke mbërritur në brigjet e Amerikës së Jugut në bordin e nëndetëseve të pakta gjermane që kishin mbetur të padëmtuara, ose që ata t’i kenë rregulluar pa mbështetjen e dikujt përgatitjet e tyre për këtë udhëtim. Kultura popullore e sotme e paraqet arratisjen e nazistëve në një frymë aventureske dhe pothuajse romantike. Kontrabandistët nazistë më popullorë janë Odesa dhe Die Spinne, edhe pse herë pas here përmenden edhe grupe të tjera të mistershme. Por në pjesën më të madhe të tyre, këto rrëfime i detyrohen shumë më tepër imagjinatës pjellore të skenaristëve dhe romancierëve sesa të hulumtimeve apo saktësisë historike. Por e vërteta është shumë më e rëndomtë. Ky përfundim është tepër tronditës. Pavarësisht nga çfarëdolloj suksesesh që arriti Odesa, ato ishin veprime thjesht amatoreske të kontrabandës naziste kur krahasohen me “Tunelet e Minjve” të ideatorit të Vatikanit, Draganoviçit, (emri që iu vu aksionit të shpëtimit të nazistëve nga ana e Vatikanit), që ishin vërtet profesioniste, duke bërë të mundur që shumë fajtorë për krime lufte të mbërrinin në strehë të sigurtë. Shpesh, ata nuk përfunduan nëpër xhunglat e harruara të Amerikës së Jugut, por përkundrazi u vendosën në Britani, Kanada, Australi dhe SHBA.” Kritikat që Kisha Katolike hedh kundër Islamit sot, lidhja me zionizmin që ajo po tregon dhe mbështetja që u jep regjimeve pushtuese në Irak dhe Afganistan nuk është diçka e re. Një gjë të këtillë Vatikani e ka bërë edhe më herët, si për shembull gjatë Luftës së Dytë Botërore kur mbështeti qeverinë kukull naziste në Kroaci. Ky fakt zbulohet qartë në një dokument të Ministrisë së Financave të SHBA-së, i botuar në korrik të vitit 1997. Edhe pse Vatikani i ka hedhur poshtë këto akuza, në librin “Trinia Mëkatare”, Mark Aarons dhe Xhon Loftus, debatojnë mbi faktin se Vatikani fsheh diçka. Sipas thënieve të autorëve, gjatë luftës në Kroaci janë vrarë me mijëra serbë dhe muslimanë boshnjakë duke u therrur duke përdorur metoda mesjetare. “Ustashët kroatë, ua nxirrnin sytë,” shkruajnë ata, “ua prisnin gjymtyrët, dhe nxjerrin zorrët dhe organet e tjera jashtë, ndërsa viktimat ishin ende të gjallë.” Disa syresh ishin therur si kafshë të egra, ua kishin prerë fytin nga veshi më vesh me thika të veçanta. Të tjerë vdisnin nga goditjet me vare që kishin marrë në kokë. Ndërsa shumë të tjerë kishin vdekur të djegur për së gjalli.” Në një kohë kur fashistët kroatë masakronin serbët dhe boshnjakët, fakti që Papa me Kroacinë mbante një “lidhje të veçantë” është shumë shqetësues. Aarons dhe Loftus rrëfejnë se mizoritë kishin filluar që nga koha, kur Papa Piu i 12-të u takua me Ante Paveliçin, udhëheqësin fashist të Kroacisë, në prill 1941. Papa ra dakord të takohej përsëri me Paveliçin në Maj të 1943-it, në një kohë kur nuk ishin përgënjestruar aspak mizoritë naziste kundër serbëve. (Një gazetar italian i cili mori në intervistë Paveliçit në shtëpinë e tij, u trondit rëndë kur vuri re sesi në një vazo të madhe mbaheshin sytë e viktimave serbe, të cilat fashistët i kishin grumbulluar.) Megjithatë, sipas librit “Trinia Mëkatare”, Papë Piu betohej se do t’a bekonte personalisht Paveliçin edhe pse në atë kohë, Selia e Shenjtë kishte në dorë dëshmi të pakundërshtueshme rreth mizorive të kryera nga rregjimi i tij.” Fakti se Paveliçi kishte patur takime të shumta me zv. Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Monsinjor Montinin, i cili më pas u zgjodh papë dhe u quajt Papa Poli i 6-të pranohet edhe nga spiunazhi amerikan. Në librin “Trinia Mëkatare” citohet edhe një dëshmi tjetër e një zyrtari të spiunazhit amerikan ku thuhet: “Njohjet e Paveliçit dhe pozita e tij ishin kaq të fuqishme në sferat e larta dhe kaq komprometuese për Vatikanin, saqë çdo dorëzim i kriminelit të luftës, (Paveliçit), do të ishte një goditje vrastare për Kishën Katolike Romane.” Kështu që cdo person me arsyetim të shëndoshë e kupton fare lehtë se për zyrtarët më të lartë të Kishës Katolike, duke përfshirë këtu edhe vetë Papën, lidhja dhe madje mbrojtja ndaj fashistëve dhe kriminelëve të luftës nuk ishte diçka e pazakontë. Aarons dhe Loftus shkruajnë se për “të arratisurit nazistë, të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Burime të Shërbimeve Sekrete kanë pohuar se: “ministra të rangut të lartë, nëpunës të shërbimit civil, madje edhe vetë Paveliçi, me anë të ndihmës së “Tuneleve të Minjve” të ideuara nga Vatikani, mundën të zhdukeshin pa lënë gjurmë. Në atë kohë, këta të arratisur u etiketuan si “refugjatë” nga ana e Vatikanit, megjithëse të gjithë e dinë se ata ishin fashistët kroatë që kishin ndihmuar rregjimin Hitlerian! Vatikani do t’i bënte nder të madh njerëzimit nëse do të mund të ndalonte së lidhuri fajet e muslimanëve me fenë dhe besimin e tyre. Por në të kundërt, nëse Kisha Katolike s’kishte qëllime të tilla siç raporton gazetari i famshëm mbi çështjet e Kishës, Sandro Maxhister, atëherë Kisha duhet të shprehet më qartë sa për ta dokumentuar këtë faqe të errët të historisë së saj. Veç kësaj, në vend që t’u japë udhëzime muslimanëve mbi fenë e tyre, siç ka filluar të bëjë Papa i ri, Kisha Katolike duhet të vështrojë më me seriozitet lidhjen e saj në të kaluarën dhe në të tashmen me vrasësit, xhelatët dhe armiqtë e njerëzimit. Kisha Katolike ka shumë më tepër çështje që duhet të sqarojë dhe pendohet në krahasim me çdo popull apo institucion tjetër në historinë e njerëzimit. Për këtë arsye përpara se t’u japë udhëzime dhe të kritikojë besimin e të tjerëve Kisha Katolike duhet të shoh historinë e saj dhe nxjerrë mësim nga fakti që megjithë intrigat e saja në bashkëpunim me fashistët në të kaluarën dhe në ditët e sotme, askush nuk e fajëson besimin e Kishës Katolike për krimet e pasuesve të saj. Papa i ri i cili ka ndërmarrë një iniciativë të vendosur për ta akuzuar besimin musliman për të gjithë dhunën që ndodh në botë e dëshmon këtë fakt edhe në incidentin që ndodhi përpara pak kohësh kur ambasadori i ri papnor në shtetet e Gjirit Persik, arkipeshkvi Munxhed El-Hashem, citoi fjalët e thëna nga Papa Pali i 6-të në një intervistë për të përjavëshmen libaneze në gjuhën angleze “Mëngjesi i së hënës”, se nuk ekziston asnjë lidhje midis terrorizmit dhe fesë. Megjithëkë Sandro Maxhisteri u kundërpërgjigj duke cituar fjalët e thëna nga Papa Benedikti në mbështetje të diskutimit që konsideron si përgjegjës besimin musliman. Arkipeshkvi Munxhed el-Hashem tha: “Se së pari, unë kundërshtoj në mënyrë kategorike çdo lidhje midis fesë dhe terrorizmit, edhe pse kuptoj pyetjen tuaj në këndvështrimin e situatës së tanishme. Unë konsideroj se terrori vjen si rezultat i shtypjes, vuajteve, i padrejtësive të qëllimshme kundër një personi, një grupi apo një populli të caktuar, të cilët humbasin gjithçka që kanë nën zotërim dhe s’kanë më asgjë për të humbur apo për të cilën të pendohen.” Megjithatë mendimet e Benediktit nuk duket se janë të këtilla, dhe për këtë arsye Sandro Maxhister u përpoq të dëshmonte se kjo gjë nuk ishte ajo në të cilën besonte Papa Benedikti duke thënë se: “Gjëja më e habitshme në këtë analizë të terrorizmit islamik të kryer nga ambasadori papnor, El-Hashem, është fakti se ajo është në kundërshtim të plotë me fjalimin e mbajtuar nga Papa Benedikti rreth terrorizmit gjatë takimit të tij me udhëheqësit muslimanë në Këln të Gjermanisë, më datë 20 gusht. Në takimin në fjalë, Papa Benedikti i 16-të, u tregua i pamëshirshëm ndaj terrorizmit islamik. Ai as nuk kërkoi t’i shqyrtojë rrënjët e këtij “terrorizmi” në shtypjen dhe vuajtjet e vazhdueshme, as nuk i mohoi elementet fetarë të tij. Përkundrazi, ai foli në mënyrë të hollësishme rreth “mizorive që kryhen në emër të fesë”. Dhe vuri theksin tek edukimi i mendjeve dhe i zemrave si “rrugëzgjidhja kryesore” për ta kapërcyer këtë problem. Duke parë mentalitetin e sipërthënë të Papës i cili anashkalon realitetet e prekshme dhe paraqet Islamin apo “keqinterpretimet e tij” si përgjegjës për dhunën e vazhdueshme në botë; dhe sikur SHBA-të nuk kanë aspak faj për gënjeshtrat e tyre ndaj luftës, dhe sikur në Irak të mos kenë vdekur si pasojë e politikës amerikane më shumë se 1.8 milionë irakianë, dhe sikur në Irak të mos jenë përdorur kurrë tortura dhe armë kimike ndaj popullsisë civile, dhe sikur të gjitha këto akte kriminale nuk kanë ndodhur kurrë dhe nuk kanë lënë asnjë pasojë, fjalimi i Papës që synon t’ia mveshi të gjitha gjynahet Islamit, është një padrejtësi më shumë. Megjithatë ata që sot kërkojnë t’ia hedhin fajin muslimanëve për krimet e kryera në botë si pasoje e “keqinterpretimit” apo “keqpërdorimit” të fesë, për fat të keq ende nuk munden t’i përgjigjen pyetjes se përse më parë në Irak nuk kishtë qoftë edhe një njeri të vetëm që të hidhte veten në erë përpara se vendi të pushtohej nga amerikanët dhe të përballej me krimet e tyre? A mos nuk ishin muslimanë irakenët edhe më parë? Apo vallë në Irak nuk kishte edhe më parë njerëz që ishin të aftë të keqinterpretojnë fenë? Mbështetja nga ana e Papës ndaj propagandës luftarake të sajuar nga Bushi, Bleri dhe aleatët e tyre nuk munden t’i mbulojnë dot gënjeshtrat dhe krimet e tyre. Sidoqoftë, nëse vazhdohet ende me këtë përqasje duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj ngjarjeve reale, historira edhe më të tmerrshme do të pllakosin botën. Për këtë arsye, koha ka ardhur që ne të kuptojmë të vërtetën. Dhe gabimi më i rëndë që mund të bëjmë në këtë rast është që të kundërshtojmë atë që shohim. Gjermania dhe Vatikani ishin nxitësit e luftës në Jugosllavi. Përse një kishë e cila mendohet se duhet të mësojë dashurinë ndaj Zotit bashkohet me sionistët dhe konservatorët e rinj për të mbështetur sulmet dhe pushtimet e tyre? Përse duhej që Kisha e Ratzingerit të dalë në krah të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Izraelit që shkelin të gjitha ligjet ndërkombëtare, normat dhe të drejtat e njeriut, duke marrë parasysh krimet e tyre rrënqethëse? A s’do të duhej të vepronte në mënyrë krejt të kundërt një kishë apo një shtet i penduar, sic Vatikani pretendon të jetë? E kundërta mund të ndodhë vetëm nëse Kisha ruan ende ëndrra në vetvete për të ndërtuar ndonjë të ardhme sipas ëndrrës së Adolf Hitlerit!

    A XH

  11. austria says:

    Nuk mu duk si shkrimi presidetit me shum besoj tek hartimi zef preçit sido qofte ishte i perkryer respekte.

  12. Haxhi Izeti says:

    Te lumte goja e faleminderit.Fjala jote eshte me afer veshit te Perendise.Respekte.

  13. qytetar says:

    Bujar Mehmeti hero i diteve te trazuara te 90tes,
    ish anetar i PPSH.
    Ai sebashku me trimat e tij ne “shkollen e bashkuar”
    moren bustin e diktatorit ne shkolle per ta cuar ne shesh
    ne vendin ku e kishin heq populli tiranes.

    Tani shikojm nje portret hipokrit
    te nje ateisti qe flet per fene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje