Nga Hasnain Kazim, Spiegel
Është një pamje që gëzon Turqinë: Kryeministri Ahmet Davutoglu, që ka pak javë në detyrë, mban në duar kokën e Oeztuerk Yilmaz dhe e puth në ballë. Yilmaz qesh dhe ndjehet i çliruar.
Yilmaz është konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Mosul, në fakt ishte deri më 11 qershor, kur luftëtarët e Shtetit Islamik sulmuan përfaqësinë diplomatike dhe morën peng 49 persona, mes tyre Yilmaz dhe familjen e tij.
Të shtunën, Davutoglu dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan bënë të ditur se pengmarrja kishte përfunduar.
Erdogan bëri me dije se pengjet janë shpëtuar gjatë një operacioni të organizuar natën. Duket se operacioni u udhëhoq nga shërbimi sekret MIT, por aty morën pjesë edhe trupa të ushtrisë.
Shtetasit turq udhëtuan të shtunën në mëngjes nga Siria në drejtim të kufirit në Sanliurfa, ku i priste Davutoglu. Së bashku me ta, kryeministri udhëtoi drejt Ankarasë. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha se bëhet fjalë për 46 persona, tre të tjerë ishin irakianë, që punonin në konsullatën e përgjithshme. Ata nuk u sollën në Turqi.
Qeveria dhe opozita u shprehën me të njëjtën gjuhë. Davotuglu tha se është një lajm i gëzuar dhe lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu tha se ishte një gëzim i madh. Ai tha se ka folur në telefon me kryeministrin dhe e ka uruar.
Por askush nuk flet për detajet e operacionit. Mediat turke thonë se nuk është paguar para për lirimin e pengjeve. Po ashtu nuk ka pasur shkëmbim të burgosurish.
Pengjet thuhet se janë sjellë deri në kufi nga luftëtarët e ISIS. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri. Edhe Davutoglu shprehet i lumtur për këtë. Ai tha se lirimi është rezultat i një pune të gjatë. Sipas tij, kontaktet kanë ndihmuar. Të gjitha pengjet janë shëndosh e mirë.
Ministri i Jashtëm, Cavusoglu tha se se ISIS caktoi datën 20 shtator për lirimin e pengjeve. Sipas tij, mes ISIS dhe Ankarasë ka pasur negociata.
Kriza e pengjeve e ka vendosur në një situatë të sikletshme qeverinë turke: ata kanë refuzuar vazhdimisht që ta quajnë ISIS një organizatë terroriste. Erdogan kishte deklaruar se nuk do linte që një fjalë të vinte në rrezik jetën e pengjeve turke.
Kur Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry udhëtoi për në Ankara një javë më parë për të kërkuar ndihmë në luftën ndaj ISIS, hasi në refuzim. Aleati i NATO-s nuk lejoi që baza ajrore Incirlik, pranë kufirit me Sirinë, të përdorej për sulme ajrore ndaj ISIS.
Ky ngurrim i politikanëve turq lidhej gjithmonë me shqetësimin e tyre për pengjet. Portali turk i lajmeve Takva Haber thotë se një hezitim i tillë ka sjellë një sukses: Duke negociuar për lirimin e pengjeve, Turqia e ka njohur jozyrtarisht Shtetin Islamik. Ky është një shpërblim për ISIS.
Se si janë zhvilluar negociatat, nuk dihet. Po ashtu nuk dihet se si ka ndodhur pengmarrja në një konsullatë të sigurisë së lartë kur dihet se 30 nga pengjet ishin forca speciale që kujdeseshin për sigurinë e përfaqësisë.
Diplomatët perëndimorë thanë të shtunën se Turqia i ka mbështetur më parë luftëtarët e ISIS në betejën e tyre për të rrëzuar sundimtarin sirian, Bashar al- Assad. Një prej tyre, që do të mbetet anonim, tha se është i kënaqur që kjo dramë u mbyll kështu, por shtoi se është i shqetësuar që pengjeve amerikanë dhe britanikë u pritet koka para kamerave, kurse ata turq lirohen.
Tani që justifikimi i pengmarrjes nuk ekziston më, Turqia duhet ta përcaktojë veten se në krahun e kujt qëndron.
hallall,kur thone birazeret..!!!
https://www.youtube.com/watch?v=MQIMcFqO6Lw
Kur Turqia kish konflikt me Izraelin Amerika e injoroi,mbajti anen e Izraelit.Kur Turqia kerkonte sulme ne Siri Usa e Injoroi…Pyetje eshte kjo se c krah do mbaje Turqia?…Do I ktheje kusurin USA-s do e injoroje…
O mik, nese deshiron perendimi dhe me teper Amerika e ben corap Turqine. 2 jane burimet kryesore te Turqise , turizmi dhe Heroina ne anadoll keshtu qe lere se ska bythe Turqi me injoru Ameriken , te jete per noi Grek qe ja dergonte avionet cdo jave ne athine hajde de,
Ajo qe me shqeteson eshte nese ky Erdogan eshte duke fryre te zonat e influence qe ka pase turqia qe te behet qender sepse demografia sot eshte bere faktir kyc i te ardhmes dhe me shqeteson sesi qeveritaret tane do te i pergjigjen kesaj menyre influence ose me mire vasaliteti
S ka me po te doje…Po te doje Obama pushton Mosken por ja qe Putini pushton e Obama hesht…
kokeshkrete qenke o Alban
Kuptohet qe Amerika do zgjidhte Izraelin, po kjo eshte teme tjeter…
Ne fakt Turqia eshte aleate ne luften kunder ISIS , por me pretendimin e rrezikimit te pengjeve e ka dredh bishtin ( si gjithmone historikisht). Por ne kete situate e humbura del po Turqia. Do te jete vetem ceshtje kohe kur gjarpri i zi ti trokasi te dera , dhe te kafshoje komshiun…
America me desht I qi na….n tane botes per 48 ore e Jo ma per keto bythq….at e turkut,America ka interesa Jo se ka frike Nga turqia o kari I lales,shko e ha Noj qofte se te vijne mend.
byrazeret e Zikes te pabese……………ptuuuuuuu rasat sikter!
Kur hoqet bazat amerikane nga Selaniku ju greket ishit apo jo bukeshkale, ik e komento nga efteroqipidhua te lutem
Hajde turqi hajde
I besuan njeri tjetrit sepse kane te njejtin besim shpirteror dhe pse jo edhe endren per realizimin e nje Sulltanati te Ri.
Erdogan eshte spiun i bindur i Amerikes , ai gjithmone ka luajtur kartat e tyre dhe te Europes,keto te tjerat se kundershtoi ketu e beri kete apo ate, jane thjesht bar miu per popullin Turk qe ta votojne dhe nja 20 vjet te tjera
Loja po behet interesante. Fjala eshte kush do tja fute njeri tjetrit. Amerikanet qe e duan Turqine te kontrolluar per cdo rast, po aktivizojne Kurdet dhe po i armatosin keta si bene me Bin Ladenin duke e ditur se Kurdet me Turqit nuk bejne paqe kure. Kurse Erdogani me buzeqeshjen e zakoneshme orjentale i jep uje ne shoshe Kerryt dhe nga ana tjeter indirekt ndihmon ISSI- me shpresen qe keta te jene nje Izrael Sunit kunder Shiitevet. Te shofim kush do tja fute njeri tjetrit…..
Isis eshy evetmja grup terrorist qe ska armiqesi me izraelin? A nuk esht cudi?isis esh loder amerikane sic isht dhe al kaeda.
Turqia vret dy zogj me një gur.
Forcimi i ISSIS kënaq Amerikanët dhe Izraelitët si kundërpeshë ndaj Iranit e Sirisë po njeherazi dobëson Kurdët!