Vlorë/ Arrestohet kryetarja e Zyrës së Përmbarimit, kunata e kreut të Qarkut

20 Shtator 2014, 17:48Politika TEMA

Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar ditën e shtunë kryetaren e Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Përmbaruesi” arrestoi në flagrance për “Korrupsion pasiv” kreun e Zyrës së Përmbarimit të Vlorës, Algerta Fejzulla, dhe Dhurata Sulajn, avokate, për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Nga strukturat kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlore është bërë arrestimi në flagrancë në ngarkim të shtetaseve: Algerta Malko Fejzulla, vjeç 28, banuese në Vlorë, me detyrë kryetare e Zyrës së Përmbarimit Shtetëror Vlorë; Dhurata Adil Sulaj, vjeç 46, banuese në Vlorë, me profesion avokate”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej theksohet se arrestimi i tyre u krye pasi shtetasja Algerta Fejzulla dyshohet se nuk ka kryer ekzekutimin e një titulli ekzekutiv në këmbim të një shume të konsiderueshme parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë në një qendër estetike në afërsi të stadiumit “Flamurtari”, ku ishte dhe vendi i takimit dhe i dorëzimit të çeqeve përmbarueses nga avokatja.

Raportohet se shuma e marrë nga dy të arrestuarata ka qenë 50 mijë lekë të reja.

Paratë janë siguruar nga shtetasja Dhurata Sulaj, e cila ka qenë ndërmjetësja midis përmbarueses dhe një personi tjetër.

“Arrestimi u krye falë hetimeve intensive 2- javore dhe një bashkëpunimi të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Vijon dokumentimi ligjor i këtij rasti,” sqaron policia.

Ndërkohë raportohet se kryetarja e Zyrës së Përmbarimit, Algerta Fejzulla, është kunata e kreut të Qarkut të Vlorës, Sidrit Danaj.

29 komente në “Vlorë/ Arrestohet kryetarja e Zyrës së Përmbarimit, kunata e kreut të Qarkut”

  1. dena says:

    Po Saliu?Ky perben lajm.

    1. MONEY says:

      Saliun nuk e fusin dot ne burg po nuk ndryshoi ky gjyqesor http://bit.do/fullanizmin-e-gjyqesorit

      1. MERITONI says:

        hahahahhahaahhaahhahahh,une mendova se e ka shkerdhy kunaten!
        jo mo, kjo nuk eshte kurgja,qofte me kaqe!

    2. tao says:

      te dhimbset kjo kunata e kreut te qarkut vlore ty.saliu duhet vare ne litar per te keqijat qe i ka bere kewtij populli po dhwe kjo rilindja po mban pak ere.28 vjec jam dhe une dhe me ps kam bere fushate qe ne 2005 por nuk me ka bere njeri drejtor.cthem drejtor une ore as specialist nuk po na fusin se nuk kemi kuneter dhe kunata ne poste drejtuese

    3. neda says:

      Arrestimi eshte per tu pershendetur dhe tregon se strukturat po bashkepunojme dhe ne kete duam, nuk ka rendesi kush i ka vendosur ne pune, rendesi ka te bejne te pakten detyren dhe vetem detyren, sepse te jeshe nenpunes shteti ne e dime qe kultura jone eshte shume mbrapa qe nepunesi te vihet realisht ne sherbim te qytetarit si taksapagues, kjo do marre kohen e vete natyrisht.Une edhe nje here i falnderoje strukturat qe bene te mundur realizimin e kapjes si me thene “me presh ne duar”, por theksimi si kunata e Sadrit Danaj nuk ka arsye te theksohet,duket si tendence, sejcili mban pergjegjesi vete per ate qe bene. Njeriu eshte i lire te beje ate qe do,eshte plotesisht i lire te thyeje ligjet, por sigurisht do pergjigjet per ato qe bene ne kundrshtim me ligjet.

  2. loni says:

    po gjin gjonat nuk bejne korrupsjon,apo ata i bejne leket me magjira,bravo rilindja,lironi gjinin ardjanin ate malokun tjeter kryetar ne kamez se nuk me kujtohet emri kafshes mos kapni saliun qe i la dore te lire korrupsjonin por kapni vetem delet,dhe ju deleve mire jua ben,duke e ditur qe kjo qeveri me ju e ka,beni burgun e ardjanit dhe te gjinave mor viktima.

    1. po ku kane takat keto te Rames te merren berishet dhe hajduetet se e kane pisllekun e berishhes mbrenda mu ne qender te punonjesve,qe doti dale si nolit qe do ta cojne ramen per lesh shume shpejt,mos ti duket cudi

  3. Theodor Drajzer says:

    PDIU po konkuron fort me LSI. Pune karkalecash qe leshohen mbi popullin dhe bejne kerdine.

    1. Petro says:

      Theodor!Mos gabo.Pune krokodilash, thuaj.Keta po e shqyejne kete popull , njelloj si ata te tjeret.Skorje te Enverit jane.Parazite, dembel, horra, hajdute.Me thuaj, a ka aty ndonje armik klase nga ata te vjetrit?

  4. tourkofagos says:

    kriminele gyzelat,hajdute sorrat…….pune sunitesh!

  5. Treviso says:

    A eshte e lehte ti ndalosh pirjen e kafes shqiptareve?
    Ashtu eshte bere dhe korrupsioni.

  6. ed snobisti says:

    e Like Floririt eshte kjo goca?

  7. legaliteti says:

    Petro,larg duart nga Enveri,vemje antishqiptare!

    1. Petro says:

      Sigurisht sipas teje.Po kush i shpuri shqiptaret ne litaret e vaporeve, mbi muret e ambasadave, ne telat e kloneve, ne semaforet e botes?A nuk i shpuri regjimi i enverit qe ngordhi nje popull urie?Mos te flasim per liri.Qenke nje shekkull prapa, po sigurisht edhe e ke kthyer tani.Neser je i fgtuar te presesh Papen.Jeni mesuar te prisni nje here ruset, jugosllavet, kinezet, pastaj te flisni me forcat tuaja.Dhe natyrisht ai qe flet ndonje fjale qe s ju pelqen eshte antishqiptar.Ti je per Afganistan me kete kafsheri qe demonstron.

  8. Edvald says:

    Hajdeni ketej nga Shkodra se e keni nje Kalamishi gati….

  9. Roft Saliu says:

    Kunata e atij kryetarit te keshillit te qarkut! kunata e sadritit,demokrati i Kocos qe hiqet si rilindas!

  10. i habituri says:

    jo more,kunata e kryetarit te qarkut ne vlore?.nuk eshte e mundur?.eshte genjeshter?jo jo nuk ka mundesi.sa inat e paskan.nga qe eshte i zotipranadaj.

  11. Albpetrol+Endri Pyka says:

    eh o popull cpo behet rrofte rilindja ,kuneter ,vellezer ,motra ,poppulli rri ,per mua eshte koha e permbysjes se gjithe kesaj klase politike ,por cfare vjen me pas nuk e dime

  12. Kolis says:

    Sadriti i koco plakut qe bashke me prefekten po vjedhin vloren.

  13. ????? says:

    Po neser qe do shkoje ne shtepi te gjykohet ne gjendje te lire cfare do komentohet?

  14. mondi says:

    Kjo zonje ka punuar ne ate zyre si permbaruese gjyqsore dhe nuk eshte faji i Ministrit te Drejtesise qe pas dorheqjes se kryetarit te zyres Permbarimit Vlore te emroje keteMe vjen keq per karieren e saj qe ishte ne fillimet e saj,dhe nuk beri ate qe duhet te bente per profesionin e saj .Pranimi i mitmarrjes ju kultivuat shqiptareve vite me pare nga ish kryeministri.Njerzit te lodhur nga nje qeverisje e gjate e korruptuar ,mendonin se po nuk pagove nuk e perfundon ate qe ti kerkon .Ne drejtesi duhet ti mbyllet dera atij qe pranon mitmarjen , por dhe atij qe e jep , ligji i denon te dy palet.Nuk ka ketu hamendesime te tjera , jo ishte kunata e ketij dhe atij.Ajo ishte nje juriste qe u ngrit ne ate detyre brenda zyres qe punonte prej kohesh , per nuk mundi te mos pranonte mitmarrjen ne favor te ekzekutimit vendimit te gjykates .Ende duhet pune qe te gjithe te kuptojne se ligji eshte ligje dhe nuk eshte ne duart e atij qe po nuk e pagove ta ndryshoje ate .Shqiptaret ne kete drejtim jane prapa.

  15. ed snobisti says:

    ka nje problem kjo qeveri, nuk kemi lindur akoma

  16. labi says:

    Aleanca e gjirit, aleanca e Mafjes siciljane, eshte kjo Aleanc qe po udheheq Vloren. Nje drejtoresh qe nuk dinte se cisht permbarimi. Por ishte kunata e Sadtriut, injoranca u vu ne krye. Kujdes o populli i Vlores, te ALUIZNI u vu ne krye nje dentist… me bekimin e Koco ziut.

  17. entela says:

    o plera po ku e njihni ju kete kryetare qe komentoni ne ajer ,por kuptohet qarte qe injoranca sgqiptare ka arrur kulmin…………..por sa me shume flisni me shume ja rrisni vlerat!

  18. entela says:

    o plera po ku e njihni ju kete kryetare qe komentoni ne ajer ,por kuptohet qarte qe injoranca shqiptare ka arrur kulmin…………..por sa me shume flisni me shume ja rrisni vlerat!

  19. niki says:

    po jo moj entela, plher eshte ajo qe luan me jeten e njerzve per te mar lek a mos i henkshi te gjitha ata ose ato qe per tu pasuruar luajn me jeten e njerzve dhe sidomos ne vlore qe vetem drejtesi nuk ka po kush ka lek del tutje ose e shfrytezojn dhe kush nuk ka .ka vetem nje rrug vetdrejtsin

  20. entela says:

    o niki po nuk paragjykohet pa ditur realitetin ….me vjen keq qe je kaq I ceket dhe ordiner. ….me vjen keq qe te eshte privuar e drejta per ta njof ate goce ne kry te detyres sepse te gjith ndoshta kan luajt per vec asaj. Keqardhje per ty

    1. niki says:

      keqardhje x cfar qe nuk e njoha ,hic fare keqardhe per ate vet qe nuk diti te zgjedh miqte e vet, megjithate sic funksionojn gjerat ketu ne vlore dikush tjetr do i zeri vendin e se dikush me lart i ka dhen urdhrat qe u kap se policia e vlores nuk levis kollaj se gjera te tilla behen per dite me avokat gjyqetare e prokurore po kushedi kujt i ka interesuar qe ta nxjeri jasht loje ate dhe kolegen e vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje