Një atmosferë festive si asnjëherë tjetër në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit shqiptar, ka shoqëruar vizitën e Papa Franceskut në Tiranë.
Pas ceremonisë zyrtare në Presidencë, Papa Françesku përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përshëndeti qytetarët që kishin mbushur të dy anët e tij.
I ngjitur në makinën e tij të bardhë, Ati i Shenjtë bekoi mijëra qytetarë dhe besimtarë që kanë ardhur nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera, për të përshëndetur Papa Françeskun, në këtë vizitë historike në Shqipëri.
Emocionues ishte veçanërisht momenti kur Ati i Shenjtë ndaloi makinën dhe bekoi dy fëmijë që ndodheshin me turmës së njerëzve në sheshin “Nënë Tereza”, ku Papa Françesku do të mbajë edhe Meshën e Shenjtë.
Një tjetër moment i rëndësishëm në ceremonialin për pritjen e Papës ishte edhe nderimi i Atit të Shenjtë me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili i dorëzoi Atit të Shenjtë edhe “Çelësin e Tiranës”.
Epo kjo pune…prape shi bie me keta dreqer..su mbajti njehere koha..ndersa per Bajram vetem diell….ha ha ha ha sa kam qesh…ha ha ha ha
arapo ta shpjegoj une:
– ben diell per Bajrom se duhen ngritur marmidat ne qiell dhe pervesh se te nxehta bithet e beqireve duhen edhe te thata…..hahahahaha
SHpresoj te ken qen lypsa ata dy fmi jo niprit e mbesat e saliut.
Si gjithmone pritej mikpritja masive e shqipetareve ndaj miqve , sidomos e nje figure shpirterore si Ati i Shenjte. Emocionuese dhe prekese njekohesisht se si ne momente historike populli shqipetar di te beje ate qe duhet pa dallim feje e krahine TOLERANCE E MIKPRITJE.
ZOTI E BEKOFTE PAPEN qe solli nje mesazh shprese per kete popull te vuajtur, ZOTI I BEKOFTE SHQIPETARET DHE SHQIPERINE.
Hm..bukur thene .
AMIN…
martin luther pat deklaruar se ai eshte….
https://www.youtube.com/watch?v=GrA3lpn26W0
Po qeleshja ku i ka mbetur! Shikoni kur te shkruajne medjat e gjitoneve jugor dhe atyre verior se qeleshen ja vodhen shqiptaret.Njesoj si me oren e Bushit.
Mirësevjen në Shqipërinë e vogël, por me zemër të madhe dhe bujare, o Ati ynë i Shenjtë!
Ardhja e Madhërisë suaj, është një ditë e shënuar historike për popullin shqiptar. Ngrohja shpirtrat e trazuar me bekimin tend dashamirës këtij populli të raskapitur e të cfilitur nga shtypja dhe shfrytëzimi i kohëve të shkuara dhe moderne.
Mesazhi i Zotit përmes fjalëve të Tua të urta e të sinqerta le të bëhet shkas që në këtë vend të mrekullueshëm në zemër të Evropës të vendoset për herë të parë drejtësia, dhe te rikthehet tek njerëzit mirësia, paqja dhe vëllazëria midis tyre.
Ne emër t’Atit, e t’Birit, e t’ Shpirtit t’Shenjtë, Amen!
Po lubonja ku eshte?
Ku ka ndodhur qe populli te gezoje,dhe lubonja te mungoj!!!