Papa Francesku merr titullin “Qytetar Nderi”/Basha: Tirana, simbol i bashkëjetesës fetare

21 Shtator 2014, 12:56Politika TEMA
Papa Francesku merr titullin “Qytetar Nderi”/Basha: Tirana, simbol i

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook e konsideroi si një nder të veçantë që në emër të qytetarëve të Tiranës, i dorëzoi Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi”.

Ky titull iu akordua Papa Franceskut pak para mbajtjes së Meshës së Shenjtë, me motivacionin:

“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave, në krye të Selisë së Shenjtë si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.”

3 komente në “Papa Francesku merr titullin “Qytetar Nderi”/Basha: Tirana, simbol i bashkëjetesës fetare”

  1. Andreas says:

    Simbol i bashkejeteses fetare jo Tirana po e gjithe Shqipëria more kopuk i saliut

  2. VPTR says:

    A e gjeni cfare i thoshte Basha Papes?
    I thoshte:
    “Te gjithe keto rregullime e zbukurime i kam bere une, jo Rama”.

  3. andromeda says:

    Por për shkak tuaj jo simbol i bashkëjetesës politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje