Bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri është “shenjë e bukur për botën”.
Janë fjalët e para të Papa Françesku në përshëndetjen drejtuar 50 gazetarëve, nga dhjetë vende të ndryshme, që ndoqën në këtë shtegtim të shpejtë, ndërsa avioni fluturonte nga Roma në Tiranë.
“Shqipëria është vend që vuajti shumë, por më pas arriti të jetojë në paqe me larmitë e veta fetare. E kjo është shenjë e bukur për botën, dialogu, paqja e ekuilibri në favor të qeverisjes. Më vjen shumë mirë që njerëzit e dinë ç’bëjnë Papa e Kishat.
Ju uroj ditë të mirë pune e jo pushimi, do të jetë një punë mjaft e fortë, ditë e një mundimi të bukur. E, mos harroni të luteni për mua!
Gazetarët, 50, nga vende të ndryshme, i uruan Papës udhëtim të mbarë, mes tyre, në këtë udhëtim të shkurtër dhe i kërkuan të merrej me ta disa minuta. Duke u paraqitur si përfaqësues të dhjetë vendeve të ndryshme të botës e të mediave të ndryshme: shtyp, agjenci, televizione, radio, fotografi e kështu me radhë.
Ndërmjet tyre, 6 shqiptarë, 3 televizione të ndryshme, që ndjekin shtegtimin në nisje e në kthim. Do të jenë me ne, shumë të interesuar të njohin mbresat tuaja të shtegtimit. Atje ju preisn shumë e shumë të tjerë, që kanë shkuar drejtpërdrejt. E pastaj, natyrisht, gjithë shqiptarët, në festë. Atëhere po ju japim fjalën, nëse ju dëshironi të na thoni ndonjë gjë, ndonjë përshëndetje e pastaj edhe ne do t’ju përshëndesim për këtë shtegtim.
Papa u përgjigj:
“Mirëmëngjes e ditë të mbarë pune. Nuk do të jetë ditë pushimi, sepse tejet e ngarkuar. Ju falënderoj për ndihmën tuaj, që bën shumë mirë, sepse kështu njerëzit, bota, do ta dijë ç’bën Papa e ç’bëjnë Kishat, në këtë rast, ajo në Shqipëri, apo jo? E, ashtu siç thashë gjatë udhëtimit të kthimit nga Koreja, është vend, që vuajti shumë, shumë. Tepër vuajtje kaloi. E pastaj, së dyti, është vend, që ia doli mbanë të gjente paqe megjithë larmitë fetare e kjo është një ëndërr e bukur për botën: dialogu, paqja, ky ekuilibër, që është në favor të qeverisjes. Ju uroj ditë të bukur, ditë të ngarkuar me punë, e lutuni për mua. Faleminderit.
Gazetarët: – Ju falënderojmë, Atë i Shenjtë. Vërtet do t’ju shoqërojmë e do ta bëjmë, si gjithnjë, me shumë gëzim, shërbimin tonë për t’ju shoqëruar e për ta përhapur mesazhin tuaj nëpër botë. Ditë të mirë edhe ju!
Papa Françesku do ta përfundojë udhëtimin e tij në Shqipëri me takimin në Qendrën Betania, ndërtuar në Bubq. E presin jo vetëm fëmijët e ndihmuar në këtë fshat, por edhe përfaqësuesit e qendrave të tjera bamirëse në Shqipëri. Famullia, ku përfshihet kjo qendër është ajo e Bilajt, kisha e së cilës është ndër të parat, ngritur menjëherë pas rënies së komunizmit. Prifti i parë që ka shërbyer në të, atë Ernesto Santucci, jezuit, ka ardhur këto ditë në Shqipëri për të kremtuar së bashku me Atin e Shenjtë Meshën në Tiranë. Edhe ai ndodhet pikërisht në qendrën Betania. Ndërkaq, famullia, që prej gjashtë vjetësh, i është besuar salvatorianit polak, atë Wojtek Porada. /Radio Vatikani/
Toleranca dhe bashkejetesa paqesore midis feve ne Shqiperi eshte vertete per tu admiruar. Perderisa shqipetaret nuk do te jene fanatike ne besimet e tyre perkatese fetare , harmonia do jete jetegjate.
Vizita e Papes ishte nje + per imazhin e Shqiperise ne arenen boterore.
Papa ashtu si te gjithe ne i lutemi dhe gjunjezohemi vetem Zotit (Jesus).
Zoti e bekofte Shqiperine gjithashtu edhe Papen , se edhe ai ka nevoje per bekimet e TIJ.
WE LOOK UP TO GOD , WHEN TRIALS AND TRIBULATIONS COME IN OUR WAY.
Na ja, edhe nqs nuk eshte ashtu si duket ,
le te shpresojm ?
Kushedi pas mjergulles ndricon dielli.
Gjithmone mbas diellit del shiu.
te pershendes Toleranti , per mua kjo kenge eshte ” like a prayer ” ?
http://www.youtube.com/watch?v=5Pze_mdbOK8
Thanx²@Wendy-B,;)
Hem…nuk e di nqs fjala (E Mrekullushme) do ishte mbiemri vertet ,
i “ksaj kenge” .
Duket sukur shiu te ket pushuar dhe dielli fshihet kapricioz mbas reve ,
perse vall ?!!! Na mungon aq shume ,pafundesisht ,”Whitney.H” eshte vertet e pazevendesushme .:)
BASHKEJETESE fetare me sunitet….!!!!????
thjesht,pordhe me rigone……………..