Vizita e Papa Françeskut/ Rama: Ngjarja e shenjtë që rilindi Shqipërinë në sytë e gjithë Botës

21 Shtator 2014, 23:24Politika TEMA

Shqipëria ndryshe që Papa Francesku i tregoi botës do të hapë një faqe të re në procesin integrues të vendit.

Ishte ky komenti i bërë nga Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas largimit të Atit të Shenjtë nga Shqipëria.  Rama tha se është koha që Europa të kthejë vëmendjen drejt rajonit të Ballkanit e në në mënyrë të veçantë të nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve muslimane.

Kryeministri falenderoi gjithë shqiptarët për pritjen që i rezervuan Atit të Shenjtë, ndërsa nuk nguroi që një mesazh të tillë vlerësimi t’ia drejtonte bashkisë së Tiranës dhe Presidentit të Republikës Për Kryeministrin, kjo ditë tregoi se asgjë e madhe nuk është e pamundur kur shqiptarët punojnë sëbashku.

Rama apeloi shqiptarët të çojnë deri në fund porosinë e Atit të Shenjtë për të ruajtur harmoninë fetare si një thesar të paçmueshëm që shumë vende të tjera e kërkojnë si dritën e syrit.

Jam shumë krenar sot për gjithçka kemi arritur të bëjmë të gjithë sëbashku. Shumë krenarë për atë që bënë sot duke dëshmuar me praninë dhe angazhimin e tyre atë që është e përditshmja jonë e panjohur për të tjerët të gjithë përfaqësuesit e klerit shqiptar padallim e posacërisht të gjithë ata që përfaqësojnë besime të ndryshme nga ai katolik, të cilët i dhanë ditës së sotme të gjithë atë pluhur të artë yjesh e cila ishte çudia në çdo ekran dhe sy që zbuloi falë Atit të Shenjtë një Shqipëri thelbësisht të ndryshme nga ajo e sterotipeve që për fat të keq janë mësuar me vite dhe dekada të tëra të na shohin dhe paragjykojnë.

S’prova e bashkëjetesës së paqtë fetare në Shqipëri, e cila ka kaluar përmes errësirash prej ferri dhe acaresh shpirtërore të pashoqesh në të kaluarën por që gjendet dhe përvallë kërcënimesh të mëdha, ishte arsyeja themelore që ne dëshiruam me gjithë zemër ardhjen e Papa Franceskut dhe u bënë dhe shtysa e madhe që e sollën Papën në Tiranë në një kohë kaq të shkurtër pas ftesës së marrë gjatë vizitës sime në Vatikan”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Në vijim Rama u shpreh se ardhja në Shqipëri e një lideri të përbotshëm shpirtëror, të një flamurtari të përpjekjes njerëzore kundër përjashtimit, kundër paragjykimit dhe dasive mes njerëzve për arsye etnie, race, apo feje dhe mbi të gjitha, pritja e tij sot me kaq dëshirë dhe entuziazëm nga të krishterë dhe myslimanë pa dallim është në vetvete një mrekulli shumë e rrallë në botën që ne jetojmë.

“Duke qenë pjesë e kësaj mrekullie çdo ditë mbase ne jemi të parët që e kemi më të vështirë se kushdo tjetër për të përceptuar se çfarë thesari kemi në duar dhe çfarë detyrimi kemi të gjithë sëbashku për ta mbrojtur dhe për ta bërë të rrezatojë anembanë në funksion të asaj që është Shqipëria ndryshe. Ky fakt sot ka rëndësi të madhe, më shumë sesa për ne që e kemi fat të jetës sonë, sepse është fakt imponues për këdo nga ne që bota bëhet përdite e më e vogël dhe ajo që ndodh në një ekran larg në formën e një barbarie kundër lirisë së besimit apo transformimit të një besimi në rrugët më të errëta të djallit mund të ndodh kudo dhe poshtë dritares së shtëpisë sonë.

Dhe fakti që mes Europës, shqiptarët kanë një vend të vogël ku të gjithë sëbashku synojnë të bëhen pjesë e BE dhe nuk kanë asnjë sherr dhe asnjë dasi mes tyre duke qenë myslimanë dhe të krishterë, fakti se shqiptarët nuk kanë konflikt, a luftë fetare apo etnike me të tjerët edhe aty ku ndajnë me ta tokën dhe qiellin e përbashkët, fakti se shqiptarët myslimanë dhe të krishterë besojnë fort tek e ardhmja e përbashkët europiane. Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend europian qytetarësh me besime të ndryshme mishëron sot një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës fetare, që tërhoqi sot gjithë botën jo thjesht pas vizitës së Papa Françeskut, por përmbajtjes themelore të kësaj vizite që është bashkëjetesa fetare. Që e bën Shqioërinë të jetë shumë e rëndësishme në hartën e rrugëtimit të Papës, por dhe rrugëtimit të vendeve të lira dhe demokratike e paqes dhe solidaritetit me më të dobëtit”, u shpreh Rama.

Në komunikimin e parë për mediat pas largimit të Papa Franceskut, Kreu i Qeverisë shprehu bindjen se ajo që vjen pas do vazhdojë të përcjellë rrezatimet në mbarë botën dhe në gjithë atë pjesë të Europës së madhe që i ka para shqiptarët me skepticizëm, i ka paragjykuar dhe e ka prerë shkurt këndvështrimin për Shqipërinë si një vend të ndryshmish që nuk janë njësoj me të tjerët.

“Jam i bindur që nga sot ne do të shihemi si një vend të ndryshimesh, por që ndryshe nga tjetër zotërojmë një thesar.

Jam i lumtur që zgjedhja jonë për ta pritur Atin e Shenjtë jo vetëm me të gjallët në tokë, por dhe të gjallët në qiell, 40 martirët e kishës katolike në bulevard, ka qenë një shenjë që ka goditur në shenjë, në zemrën e Atit të Shenjtë që ma shprehu që në sekondën e parë të mbërritjes dhe tani në largim.

Historia e atyre martirëve dhe shumë të tjerëve pas tyre është një histori që sot më shumë se kurrë kumbon fort për të zgjuar jo zemra dhe mendje brenda nesh, shumë nga ne nuk e dinin historinë e këtyre 40 njerëzve që janë në procesin e lumturimit dhe më pas drejt shenjtërimit nga kisha e madhe katolike, por kumbon shumë fort përtej kufinjve të Shqipërisë.Kam marrë shumë indikacione dhe jo pak interesim nga gazetarët e huaj ,lidhur me këtë çudi shqiptare, ka qenë terësisht e papritur për të gjithë shfaqja e atyre fytyrave të rëna nga qielli për këtë ditë”, tha Rama.

Në fjalën e tij Kryeministri shprehu një falenderim për të gjithë ata që bënë të mundur atë që cilësohet si mrekullia e shqiptarëve. 

“Sot të gjithë jemi krenarë për këtë ditë si kurorëzimi i një përpjekje të gjatë dhe të mundimshme për ta bërë Shqipërinë të shihet ndryshe, lexohet dhe ndjehet ndryshe. Sigurisht është një përpjekje që vazhdon por më besoni që pas kësaj ditë do jetë më e lehtë. Falenderoj të gjithë ata që ishin të pranishëm sot, shqiptarë dhe të huaj këta të fundit të çuditur se pse Papa zgjedh Shqipërinë si vendin e parë për të vizituar dhe ja pra efektet e menjëhershme të kësaj zgjedhje të fortë dhe këtij mesazhi shumë të qartë për Europën nga Ati i Shenjtë.

Falenderoj të gjithë përfaqësuesit e klerit për organizimin e kësaj dite, anëtarët e Komitetit të posaçëm shtetëror që kanë bërë një organizim të shkëlqyer, Ministrinë dhe Ministren e Kulturës, Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Ministrin dhe Gardën e Republikës e cila dhe pse në rrugën e një transformimi dëshmoi që ishte në lartësinë e detyrës.

Një punë e tillë dhe një organizim i tillë i forcave të rendit nëse nuk do kishte gjetur bashkëpunimin e plotë të gjithë qytetarëve të Tiranës që ishin pjesë e organizimit për respektimin e të gjithë rregullave të vendosura.

Ka qenë elokuente shprehja e habisë nga gjithë njerëzit e palës së Vatikanit, por dhe nga shumë të tjerë miq të huaj në Shqipëri dhe të huaj që vizituan sot Tiranën që kanë mbetur të befasuar. Kjo befasi në këtë organizim që nuk ka asgjë më pak se organizimet më të mëdha në vende shumë më të organizuara se yni është përcjellë dhe nga mediat e huaja.

Falendroj Ministrinë e Jashtme dhe Ministrin për protokollet, dua të falenderoj dhe Presidentin e Repubikës për pritjen pjesë e protokollit të shtetit. Falenderoj të gjithë pa përjashtim, edhe Bashkinë e Tiranës për financimin modest por gjithsesi të rëndësishëm të asaj pjese të organizimit që lidhej me bërjen gati të infrastrukturës, kompanitë që u angazhuan, punëtorët, Rektoratin dhe rektorin e Universitetit të Tiranës”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Vizita e Papa Françeskut/ Rama: Ngjarja e shenjtë që rilindi Shqipërinë në sytë e gjithë Botës”

  1. aratisur,syrgjynosur,raskapitur .......... says:

    ja fut kot o EDVIN, PIKTOR ,VOLEJBOLLISTI,ME FAL SE U NGATEROVA,BASKETBOLLISTI.se per rilindje fetare jemi keq ne ,se ate mirqenies e kemi ne regull,mo u tall me fakir ,fukarane,po hap 300mije vendet e punes,dhe pastro gjyqsorin nga gjin gjonrit,e zaganjoret,e leri denglat .

  2. kriminel says:

    Edo ej po ke Mumja e cove?

    Nard Ndoka Doorman

    ?

  3. zf says:

    Edhe une te falenderoj ty Rama qe e perfaqesove kete vend me dinjitet ashtu si i ka hije nje kryeministri evropjan.Ka ardhur koha qe ne shqiptaret ti leme bindjet politike dhe te mos shikojme se cfare ishe ti,cfare bere ti,a je i gjate ,a je egoist,a je i kuq ,a je blu ,edhe ti je njeri me te keqijat dhe te mirat si cdo njeri tjeter por e rendesishme eshte qe ti deshiron ndryshimin e ketij kombi dhe per kete ska pike dyshimi.Megjithese nuk kam shtetsi shqiptare si shqiptar dua te them:Perpara KRYEMINISTRI IM per te miren e ketij populli.Te gjithe ne shqiptaret kemi pjesen tone ne kete corbe qe u gatua per 24 vjet dhe ka ardhur koha te japim ndihmen tone se pa te i vetem nuk mud tja dalesh as ti si kryeminister.Saliu beri pune te mira por edhe shume te keqija qe ja humbasin ate qe ka bere.E la popullin te shkaterruar ,te armiqesuar,dhe me nje drejtesi qe vetem emrin ka drejtesi.Megjithse nuk jam besimtar i madh deshiroj qe bekimi qe i dha popullit tone Papa te behet realitet.Zoti e ndihmofte kete komb e popull kudo qe eshte!

  4. Shqiperia e mjere says:

    Absoulitish nje vizite e shkelqyer. Faleminderit sepse kjo u be e mundur ne sajen tuaj Z.Rama dhe nje organizimi te shkelqyer qe gjithcka te shkonte rrjedhshem. E gjithe bota duhet te shohe se me te vertete ne jemi nje popull qe duhet te shikohemi ndryshe e jo si na kane portretizuar segmente te caktuara .Ne jemi nje popull i dashur ,i paster,i respektuar, i ngrohte,paqedashes dhe qe di te presi mikun ,e ta respektoje ate .Sot ne ndjehemi krenar qe jemi shqipetare!!!

  5. XUME PROTOPAPA says:

    VIZITE POZITIVE PER SHQIPERINE

    por jo me fitore, nga asnjera pale.

    Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me hamendesine e fitores.

    U kujtua per vangjelizimin e Ilirise nga Apostulli Paolo duke u shprehur: “Në Leximin e dytë, dëgjuam të përmendet Iliria që, në kohët e apostullimit të Palit, përfshinte edhe trojet e Shqipërisë së sotme.”

    Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me fitoren e Pirros se Epirit.

    Nuk di sa nga ju jane mahnitur duke pare “ostet” gjate meshes te fytkalohen nga shumica qe nuk mund ta benin, edhe pse u mirelajmeruan ne menyre te perseritur se kush mund te merrte osten e shenjte: te batezuarit, jo te divorcuarit, jo mekataret, katoliket.

    Nuk pame ne se fytkaloi osten e shenjte Ilir Meta, me ate kostumin skandaloz e ofendues vjole ne te kalter te ardhur ne meshe!
    Apo Gramoz Ruçi qe me saktesi ne oren 12 e 12-te minuta shfaqi para televizoreve te te gjithe botes kuroren e dhembeve permanente te punuara nen kujdesin e momy Anetes, deri ne thellesine e gurgulacit, gjate ndjekjes me perkushtim te meshes papnore.
    Ç’te thuash per Shalesin, ja kaloi te gjitheve: pantallona doku ngjyre qumesht dhe xhakete ngjyre vjollce !! – e hoqi gjate meshes edhe pse binte shi e frynte ere, meshen e ndoqi ne kemishe, duke shpresuar te mos kete marre lemerine.

    Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me idene e proselitizimit te nje ppulli qe deri dje nuk dinte se ekzistonte ne kete planet, ne menyre te veçante te te rinjve te shumte.

    I rrefyer keqas nga tre prej te shtatedhjeteteedy perçuesve te fjales se Krishtit: Rrok Mirdita, Angelo Massafra, David Gjugja – dy malazeze dhe nje arberesh qe jo vetem flasin me perçartje gjuhen shqipe, por nuk arrijne ta kuptojne ate e per me teper e interpretojne duke u nisur nga mentalitete jo shqiptare.

    Per ne qe e ndjekim Papa Bergoglio-n qe ne diten qe u shenjterua Papa i Romes, kuptojme veshtiresine e tij per te bashkebiseduar me gregjen e krishtere, per vete prejardhjen e tij sudamerikane: ligjeron me mentalitetin amerikanojugor ne nje kontekst modern europianoperendimor. Mendohet ne argjentineze dhe shprehet ne italisht per italianet, ne shumicen e rasteve me shprehje aq te pa kuptimta sa edhe Pader Lombardi i sekretarise se shtypit te Vatikanit nuk arrin ti zbukuroje per ti bere te perceptueshme per italianet.

    Te imagjinojme tani çfare i kane sygjeruar Mirdita-Massafra-Gjugja Papa Françesko-s, tre shqipfoles me gjuhe te sharruar. Nga sa mesheroi Papa Bergoglio la te kuptohet se keta “usinore” te botes se perrallave me mbret te Aliçes ne boten e mrekullive, i kane paraqitur shqiptaret si te etur per ungjillizim, si ndjekes besnike te kishes se Jezu Krishtit, si te gatshem per tu rikthyer ne grigjen e krishterimit ku i vangjelizoi dymije vite me pare Shen Pali, apo Apostulli Paolo duke kaluar ne keto vise.

    Sepse keta tre zymtyra te perhapjes se fjales se krishtit, edhe pas kaq vitesh nuk kane arritur te kuptojne se shqiptaret respektojne çdo fe, perfshire ate te krishtere, edhe mund te perfshihen ne mesha, festime, inagurime objektesh te kultit, por ne thellesi te shpirtit te tyre jane thjesht ateiste te bindur.

    Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me respektin dhe dashurine e shqiptareve ateiste te bindur.

  6. shqipetari says:

    Edi Rama nje gje nuk po e kupton akoma se mund te beje cte doje te lyeje fasada te ngreje pallate ura fabrika e ku di une cfare por mos te guxoje te shtrije duart e tij te gjata tek vlerat tona si komb se ato nuk ndertohen ne nje vit qeverisje sic thote ay ata jane te ardhura nga thellesite e shekujve dhe na kane bere neve ta themi fjalen ”O SA MIRE ME KENE SHQIPETAR” shume me perpara se ai te vinte ne pushtet.

  7. Vizioner says:

    Ky eshte NJERI, Ky eshte Kryetar Shteti!

    Respekte Edi Rama dhe pune te mbare ne rrugen e veshtire per ta nxjerre Shqiperine nga kollapsi qe e futi Politika 23 vjecare e Sali Kriminelit.

  8. 006 says:

    Ta kishit mbajtur papen nja 1 jave ne skiperi.
    Mbase do ndryshonit ndonje gje.
    Se keshtu e kemi ne, pastrojme e rregullojme 24 ore para ardhjes se mikut.
    Pastaj perseri hale.
    Shqiperia eshte per pisat dhe harbutat.
    Mjere dhe turp per ne qe nuk jemi zhdukur nga ky vend i qelbur.

  9. Ina says:

    Falemnderit Edit per organizimin perfekt te kesaj ngjarjeje te madhe. Vetem nje artist vizionar si ai arrin te manaxhoje aktivitete te ketyre permasave. Shume krenare sot per te gjithe ne e ne veçanti per kryeministrin tim!

  10. Shqiptari says:

    Nje organizim shteteror perfekt e dinjitoz. Bravo RAMA – Kryeministri qe nderon Shqiperine e Shqiptaret.

  11. sit .back. _and_ relaks says:

    Nuk ngopet barku me frymen e shenjte o Edi Rama, po jepi dum ekonomise e hap vende pune per rinine se rinia ska nevoje per kisha po per pune ku te shkarkoje energjite dhe aftesite e te shijoje jeten e ne vdekemaneve se sa per jeten e pertejme hajde se flasim kur ti vije rradha.

  12. Filani nga Elbasani says:

    “Jam i lumtur që zgjedhja jonë për ta pritur Atin e Shenjtë jo vetëm me të gjallët në tokë, por dhe të gjallët në qiell…”
    Emocionuese ,madheshtore, unikale, …cudi shqiptare.
    Faleminderit qe me bere te ndjehem krenar si shqiptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje