Presidenti Bujar Nishani, në krye të një delegacioni, u nis drejt SHBA ku do të marrë pjesë në sesionin e 69 të OKB, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Presidenca, Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju-Jork.
Gjithashtu Presidenti Nishani do t’u drejtohet të pranishmëve edhe me fjalë në kuadër të Samitit mbi Klimën dhe do të jetë i pranishëm në veprimtarinë e përvitshme të Nismës Globale Klinton, i ftuar nga ish-Presidenti amerikan Bill Klinton.
Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme me homologë, me Federatën Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA” dhe mjaft personalitete të shquara shqiptaro-amerikane me një kontribut të qenësishëm në promovimin e vlerave atdhetare të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë.
Në përfundim të vizitës së Tij, Presidenti Nishani do të mbajë një ligjëratë me temë “Shqipëria – demokracia e re drejt Bashkimit Evropian” në Universitetin prestigjoz të Miçiganit ku do të diskutojë me profesorët dhe studentët e atjeshëm lidhur me zhvillimet e gjithanshme politike, ekonomike, shoqërore të Shqipërisë, mbi rolin dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë si dhe integrimin në gjirin e familjes së madhe evropiane.
do rrezohet andej ky varkarsi i saliut ,kapterr hesapi njeri pa shtylle kurrizore ,, ta mbajne andej ta bene kryekar te vatres qe ka ikur per lesh i beri saliu si zyre te pd se degjeneruar , si ka ngelur me as nam e as nishan vatres se patrioteve qe shkrine per çeshtjen shqiptare ,,,