A është Khorasan edhe më i rrezikshëm se ISIS?

22 Shtator 2014, 12:39Politika TEMA

Që prej muajsh, bota flet për dhunën e pashoqe të grupimit terrorist ISIS.

Ekstremistët islamikë të këtij grupimi kanë vrarë mijëra njerëz.

Madje kanë ekzekutuar pengje perëndimore përpara kamerave.

Por autoritetet e sigurisë në SHBA kanë një paralajmërim tjetër: Perëndimi duhet të ketë frikë nga një rrezik më i madh se ISIS. Bëhet fjalë për një celulë terroriste, të quajtur Khorasan.

Sipas NY Times, Khorasan përbëhet nga ish- luftëtarë të Al Kaedas nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika Veriore.

Gazeta shkruan se asnjë grupim tjetër nuk po planifikon kaq shumë sulme në SHBA dhe në vendet aleate.

James Clapper, drejtor i Shërbimit Sekret Kombëtar në SHBA e bëri të qartë përpara disa ditësh: “Sa i përket kërcënimeve, Khorasan mund të jetë një rrezik më i madh se ISIS”.

Mike Morell, ish- nëndrejtor i CIA-s tha se grupimi është i interesuar veçanërisht për linjat ajrore perëndimore.

Qëllimi i tyre është që të hedhin në erë avionë në hapësirat ajrore të SHBA dhe vendeve të tjera perëndimore.

Për këtë arsye po rekrutojnë sa më shumë xhihadistë me pasaporta perëndimore.

Koka që drejton këtë strukturë është 33- vjeçari Muhsin Al Fadhli, me origjinë nga Kuvajti.

Ai ka qenë pjesë e rrethit të ngushtë të Osama Bin Laden.

Mësohet se ka qenë ndër të paktët njerëz që kishte dijeni për atë që ndodhi më 11 shtator 2001.

Shërbimet sekrete amerikane e ndjekin atë prej një dekade.

Në vitin 2002 ai ishte pjesë e sulmit mbi anijen cisternë franceze “Linbourg”.

Një varkë e mbushur me lëndë shpërthyese goditi tankerin. Një person vdiq dhe mbi 50 mijë litra naftë përfunduan në det në brigjet e Jemenit.

Sipas autoriteteve amerikane, Al Fadhli ka jetuar në Iran përpara se të shkonte në Siri.

Departamenti i Shtetit ka vendosur një çmim prej 7 milionë dollarësh për kokën e tij.

Në vendin e tij, në Kuvajt, ai ka kontakte të mira me pasanikë, që mbështesin luftën e shenjtë.

Ku ndryshojnë ISIS dhe Khorasan?

Kjo celulë e re e terrorit, e drejtuar nga Muhsin Al- Fadhli, ka për qëllim kryesisht sulmet në shtetet perëndimore, ndryshe nga ISIS, që interesohet më shumë për të forcuar pushtetin në Irak dhe Siri.

24 komente në “A është Khorasan edhe më i rrezikshëm se ISIS?”

  1. lufi says:

    ky quhet terror mediatik, bombardim mediatik non stop 24 ore me deklerata anti muslimane saqe te krishteret e europes sikur edhe ne enderr po te jene do te shohin enderra me organizata terroriste muslimane…


    miliona dollar harxhohen ne kete lufte mediatike per te ja mbushur se sben menjen botes se keshtu don amerika keshtu don israeli.

    me interesantja, thote:

    ka vite qe dihej…
    po meqe paska vite qe dihej nga cia, perse vetem tani i doli emeri?

    hahaha
    apo vete kan gisht dhe tani ju intereson ta fusin ne loje?

    1. MERITONI says:

      hahahhahahaah,e kete nuk e dim!!!

      duhet te lajmerohen AGO DHE TURKOFAGOS,keta jane eksperta per terrorizem dhe inceste.

    2. ALpini says:

      Khorasan me duket se eshte dicka e mire dhe per vendin tone.

  2. gigs says:

    Khorasan,nuk e di por korason,e di qe eshte e mire.

    1. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

      jo po kroasan

  3. VILI says:

    Para trima bjeri djallit mbi toke

  4. 5 maji says:

    dmth 33 vjec sot, Afer Bib Ladenit dhe kishte dijeni per 11 shtatot 2001, pra ne ate kohe del te kete qene vetem 20 vjec.

  5. askushi says:

    Rrofte Cia,Mosad,dhe M16,dhe shtypi per shpelarje truri qe behet sot popullates.ketu ska lidhje fare,myslyman te krishtere e futja pordhes,po behet fjale vetem per PROBLEM REAGIM ZGJIDHJE…

  6. disa says:

    a eshte me keq shkerdhen berisha aa sali berisha

    1. Ruzhdi says:

      Sesht llafi i Sali Berishes o kokdhim.

  7. Papijon says:

    Po Amerika mire ja ben Rusise qe i vendos embargo atyre oligarkeve Ruse.

    Po me cudit, pse su ve embargo edhe ketyr biznesmeneve te larte te

    kuvajtit qe jane miq te ngushte me kete terrorist e qe sponzorizokan

    luftene e ketij Korasanit?

    Sme ben sens nga ana llogjike.

    I vihet embargo nje oligarku qe direkte nuk ve ne rrezik ndonje amerikan.

    Kurse keta qe hedhin leke direkte per nje terrorist qe do te vrasi amerikane, si vene gje.

    Kaq besoj eshte e qarte!

  8. tirana says:

    Pordha me rigon

  9. Troja says:

    New World Order!

  10. Vlonajti says:

    Islami dhe islamiket jane si puna e korbit sa here i sheh edhe me te zinj duken: fillimisht Al Quaeda, me terrorin e 11 shtatorit, sot ajo duket e me pak e zeze sesa ISIS dhe tani na del nje tjeter Khorasan, edhe me i dhunshem dhe me i zi sesa ISIS. Kjo do te thote se keta jane pafundesisht te zinj dhe te dhunshem.
    Selman Ruzhdi thote se vargjet e Kuranit jane me frymezim satanik, kurse Dante e vendos Muhametin ne rrethin e 9 te ferrit.Ato vertete jane thjesht pershkrime te letersise artistike, por qe ky besim ka per baze dhunen si mjet te vetem per t’u perhapur dhe mbijetuar, provat jane te pakundershtueshme dhe te panumerta.

  11. enter says:

    Produktet e politikes se jashteme ameriqene

    1. Ruzhdi says:

      Rusija e USA kan me kall ket Bot gjith diçka kunder Muslimanve.

  12. druni says:

    new world order to kill billions

  13. tourkofagos says:

    plehra arabe,dhe te mendosh se byrazeret e ketyre i kemi mes nesh ne Shqiperi…………madje te ”bekuar” nga Papa……..fatale!!!

  14. dandaramanda says:

    50 mije litra nafte!?Nje autobot ka kapacitet diku 35-40mije litra.Po nje anije?Ndoshta 500000 litra.

    Keni fillu me na e neverite kete gazete.

  15. mimmo says:

    Anije naftembajtse merr emrin TANKER,atehere kur teikalon kapacitetin 100 mije ton, pra50000 litra jane me pak se 50ton ! !Mos flisni marrina !! pershnetje !

  16. ari says:

    Sebepe,per te shpelare trut e popujve,te pranojne pa kundershtime pankozmopiisin,d.m.th te keqen me te vogel sipas tyre,te bashkojne qeverite kukulla te vendeve te ndryshme p.sh Shqiperia,sipas parimit te kasapit xhunior:”O me ne,ose kundra nesh”dhe po je kundra nesh,mund te te ndodhe dhe ndonje ”AKSIDENT”automobilistik.

  17. Ironik says:

    Kush i shpik keto perralla? USA?

  18. petraqi says:

    se belino eshte kruasani jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje