Nishani: Shqipëria e vendosur të qëndrojë në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

27 Shtator 2014, 11:48Politika TEMA

“Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë politikën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në mbështetje të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon”.

Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me zv.Ndihmës Sekretarin në Zyrën për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Hoyt Lee.

Kreu i Shtetit vuri në dukje, gjithashtu, vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar kontributin e saj, përkrah aleatëve, në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet në Shqipëri, për situatën në rajon dhe për çështje të sigurisë në botë.

Duke folur për situatën, pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, Presidenti Nishani u përqendrua në sfidat që lidhen me reformimin e drejtësisë, bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, transparencës, profesionalizmit dhe pavarësisë nga grupet e interesit, me ndërtimin e një administrate profesionale, jashtë ndikimeve politike dhe me luftën kundër krimit e korrupsionit.

Zyrtari amerikan Lee shprehu urimet për marrjen e statusit të vendit kandidat, përgëzoi Shqipërinë për rolin konstruktiv në rajon, dhe veçanërisht për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, duke  e siguruar Presidentin se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Neë York, u takua me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Presidenti dhe Emiri i Shtetit të Katarit vlerësuan frymën e miqësisë së ngushtë dhe dinamikën e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, duke nënvizuar se, në këtë frymë, duhet të pasurohet dhe forcohet më tej bashkëpunimi në fusha me interes të ndërsjellë.

Emiri i Shtetit të Katarit vuri në dukje gatishmërinë e biznesit kataras për të investuar në projekte konkrete dhe nënvizoi se fluturimi direkt në linjën Doha-Tiranë, duke filluar nga viti 2016, do të ndikojë shumë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, në mënyrë të veçantë në lëvizjen e biznesit dhe turistëve.

Gjithashtu Kreu i Shtetit zhvilloi takime me Presidentin sllovak Andrej Kiska dhe Presidentin hungarez János Áder.

Në këto takime u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, ndërsa theksi u vendos në shtimin e bashkëpunimit jo vetëm në nivelin politik, por edhe ekonomik.

Presidentët e Hungarisë dhe Sllovakisë shprehën mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit europian deri në anëtarësimin e plotë.

 

8 komente në “Nishani: Shqipëria e vendosur të qëndrojë në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”

    1. bledi says:

      E sa her duhet t akishte dhene doreheqjen ky president po nuk ka turp ky, mos i hidh linqet kot se e dim te gjithe sa ca ben nje loder, luan sic do i zoti, ja kshu dhe luli me berishen.

      1. genci says:

        Hahhaah se mdoli te basha ky, po a e pat ne opinion si nuk ja mbante ta mohonte berishen ne vendimarrje, i ra e i ra me stil sado qe ai tullaci tjeter e pyste drejt perdrejt, fliste per pergjegjsit pastaj, lolo fare.

  1. rita says:

    Takim i Presidentit tonë (që e paçim sa malet), me zv.ndihmës Sekretarin e një zyre në Ministrinë e Jashtme të SHBA-së…(???!!!) Çfarë “nderi”, nga “miqtë” tanë të mëdhenj…!!!!!!!!!!! Edhe drejtori i Komunales së Kavajës, të kishte vajtur zyrtarisht në SHBA, do të ishte pritur nga ndonjë zyrtar i rangut më të lartë…Ha,ha,ha,ha,ha………

  2. O nishano po kush te pjerdh ty se ti nuk njihesh as per njeri

  3. LULI HAJDUTI I 300 MILION EUROVE says:

    O BUJAR DO TE SHKONTE SHUME TE ISHE KRYETARI I ISIS ,,,,,
    PSE THEM SE DO ISHE KANDIDATI ME I RRALLE ,,,,, TI JE PRESIDENTI I ZGJEDHUR NGA KRYEKRIMINELI
    SALI BERISHA. ,,,ME MAFIEN ,,,,,DHE PAGUHESH NGA TAKSAGUESIT SHQIPETARE PER TE PUNUAR PER TA
    TE VESH BOMBA SISTEMIT TE DREJTESISE ,,,PA U DENUAR KRIMINELET NE KETE SHTET ,,,QE JU
    I MBRONI ATA ME FANATIZEM ,,,NUK MUND TE BEHESH I BESUESHEM PER USA DHE EURO
    VAZHDO PERRALLAT DERI SA TE KAPIN NJE DITE PREJUDICE BYTHE DHE TE COJNE PARA DREJTESISE
    BASHKE ME TA ,,,,NUK MUND TE IMAGJINOSH NJE PRESIDENT TE PENGOJE DERGIMIN PARA DREJTESISE
    KRIMINELEL ME TE RREZIKSHEM NGA ISIS ,,,,

  4. Toni T says:

    Ti je terrorist i vendit tende more gjytrym, more leter higjenike e SB

  5. pak doris says:

    Mjere shqiptaret per president qe kane,i paguajne edhe udhetimin e restaurantet e Nju Jorkut,bashke me ate cope mishi me dy sy te bankes se babit te Erikut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje