Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka zgjedhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të kërkuar ndjesë në humbjen e thellë që pësoi kjo partie në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, ndërsa ka theksuar se humbja ka ardhur për shkak se disa nga zyrtarët e kësaj partie fjetën mbi dafina.
Pa përmendur emra të vecantë si përgjegjës për humbjen e PD-së, Basha garantoi përkushtimin për korigjimin e mangësive dhe gabimeve që u shfaqën gjatë periudhës kur kjo forcë politike ishte në pushtet.
“Kur njerëzit trokisnin për halle disa prej nesh bënin sehir nga xhamat e zyrave dhe makinave. Këtu nuk është fjala vetëm për distancë fizike. Të zgjedhurit duhet të kuptojnë hallet e shoqërisë.
Performanca e dobët e disa zyrtarëve në rrethe e qarqe, kthimi i pronave dhe legalizimeve nuk ruajti formën e duhur, pati mitmarrje e korrupsion, larg kostumit tonë politik. Fushata ju foli masave më shumë se sa individëve, kandidatët tanë nuk dolën derë më derë. Për të gjitha këto dhe çdo mangësi unë ju kërkoj ndjesë nga kjo tribunë me përulje anëtarëve të PD, qytetarëve që janë ndjerë të braktisur. Ju garantoj vendosmëri dhe korrigjim në dritën e analizave të mangësive dhe gabimeve tona”, theksoi Basha.
Duke e cilësuar Kuvendin Kombëtar të PD-së si më demokratikun dhe më të madhin, Basha tha se ky është Kuvendi i bashkimit, ripërtëritjes dhe nisjes së re.
“Këtu jemi të gjithë aksionerë të barabartë. Në këtë shtëpi politike na mban të bashkuar dashuria për Shqipërinë dhe vlerat tona për BE”, tha Basha.
Sipas tij, sot demokratët janë sot më të bashkuar se kurrë dhe se PD-ja është ringritur nga humbja e një vitit më parë. Basha u shpreh i vendosur që të shkruajë bashkë me gjithë demokratët një histori suksesi në krye të PD.
“E mora stafetën në kohë të vështira por jam i vendosur që bashkë me ju të shkruajmë një histroi suksesi për të mirën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.
Objektivi ynë është të jemi parti e parë, parti fituese. U ringritëm nga humbja duke menduar, debatuar, diskutuar, duke vënë gishtin tek mangësitë duke u përballur me qeverinë më antidemokratike”, tha Basha.
Në fjalën e tij, kreu demokrat sulmoi ashpër Qeverinë Rama-Meta, ndërsa theksoi se në vitin e parë të qeverisjes me revanshin e paparë tentuan të eleminojnë opozitën politike, nuk mundëntë hapin 300 mijë vende pune, nuk mundën të vendosin rendin dhe sigurinë e premtuar, por instaluan pushtetin politik. Gjithashtu Basha akuzoi Qeverinë se po tenton të kapë sistemin e drejtësisë, duke shtuar se cifti Rama-Meta goditën cdo ligj konsensual, duke eleminuar në këtë mënyrë bashkëjetesën politike me opozitën.
“Mos prisni rritje ekonomik.Oligarkët dinë vetëm të zhvasin. Gëzofi i rilindjes nuk mund të ndryshojë. Këshut ka nisur e kështu do të marrë fund qeverisja e tyre.
Po shkatërrojnë biznesin, institucionet. Pasqyra më e saktë e mashtrimit është ekonomia në përkeqësim, rritja e papunësisë, falimentimi i spërmarrjeve. Shpresat për një jetë më të mirë po shuhet. Kthimi i pronave u kthye në teatër. Gënjeshtrës më të madhe legalizimi falas i doli boja. ”
Rama-Meta janë një regjim i një dysheje sundimtarësh Do na kenë përballë derisa të heqin dortë nga ëndrra e sundimit dhe restaurimit të etërve. Do kundërshtojmë ligjet antikushtetuese, do kthehen mbrapsht të gjitha.
Fati i oligarkisë është dështim i sigurtë humbja dhe shporrja Rama-Meta duan të qeverisin si pashallarë, por kjo është e pamundur pasi duhet të prishin demokracinë në themel për të realizuar ëndrrën e tyre. Këtë nuk mund ta bëjnë kurrë”, u shpreh Basha.
Referuar dhunës së përdorur ndaj opozitës në Kuvend, Basha theksoi se në shtëpinë tonë të lirisë nuk ka vend për të inkrimunuar.
“Ata që nuk do të pranohen kurrë janë ato të botës së krimit. Ata kanë gjetur një strehë tjetër diku por nuk do ti lëmë gjatë. Bashkë me qytetarët do marri inisiativa për pastrimin e tyre ”, theksoi ai
Kreu demokrat ripërsëriti qëndrimin e forcës më të madhe opozitare në vend për të mos pranuar ndarjen e re territoriale, e cila sipas tij eleminon 80 % të njësive vendore, pa marrë më parë mendimin e qytetarëve.
“Ne nuk do të lejojmë dhe pranojmë eleminimin e njësive vendore, pa u shprehur qytetarët”, theksoi Basha.
Basha tha se Partia Demokratike do vijojë të hapet dhe të mirëpresë në gjirin e saj çdo qytetar. Sipas tij, në PD do pranohen të gjithë përveç njerëzve të krimit. Sipas tij hierarkitë në këtë parti do ndërtohen me votë.
“Do zgjedhim ata që dinë të dëgjojnë dhe nuk i tjetërson suksesi. Ky do jetë modeli i lidershipit tonë politik për të ndryshuar vendin”, tha ai.
Kreu demokrat Basha celi punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, pas mesazhit të dhënë nga Joseph Daul.
Rreth 7500 delegatët e thirrur në këtë Kuvend, i cili mblidhet pas 5 vitesh, do të miratohen ndryshimet statutore si dhe do të plotësohen vendet vakante për Këshillin Kombëtar të PD.
“Petulla e helmatisur” në politikën shqiptare…!!!
edhe kur shikon ky shikon si skuth http://bit.do/Basha-skuth
Do t’ju tregoj një histori të vërtetë, se tani m’u kujtua: Kur u bë Kongresi i 6-të i PPSH-së, më 1986-ën, në mos gaboj, delegate ishte dhe një grua nga fshati ynë. Kur u kthye, e ftuan në një shkollë (siç ishte direktiva e Partisë), që t’u tregonte nxënësve se çfarë ishte bërë, çfarë ishte thënë dhe mbi direktivat e Kongresit…(?!) Dhe gruaja jonë delegate filloi të fliste: “Çfarë t’ju them moj motrani…! Na çuan në një pallat madhështor, plot me drita të panumërta… Na mirrnin me autobuza fringo të rinj e na çonin për të ngrënë dreka e darka shumë të mira… Atmosfera në Kongres, ishte e zjarrtë dhe madhështore… Nuk pushonin brohoritjet dhe duartrokitjet… etj. broçkulla si këto…(???!!!) Kështu do të tregojnë dhe delegatët në Kuvendin e PD-së…
Njeri cinik dhe I lig njelloj si Sali Krimineli.
CFARE FATI KE MER ED RAMA SA TE JETE KALIFI SALI SHEQERE BERISHA DHE LULZIM XHAFERR ISUFAJ TE GARANTOJ SE DEL NE PENSION KRYEMINISTER KESAJ I THONE CHE CULO
Po ku do ti mbaje salla gjithe keta delegate se salla mban 1500 veta. Genje genje se ritesh si gjithnje me genjeshtra dhe mashtrime e ke kaluar si babaji jote shpirteror.
HUMBET ZGJEDHJET SE VRATE DHE VODHET SHQIPETARET ,,,, KRIMINELET NGA PRESIDENTI DHE ME RADHE NUK PO ZHDUKEN NGA SYTE E SHQIPETAREVE ,,,,SE VETEM SHQIPETARET NUK I KANE VOTUAR
I KA VENDOS ATJE KRYEKRIMINELI SALI ME BANDEN E TIJE KRIMINALE,,,,,,
Sa;li Berisha , as varr mos tu gjette ty mor bastard i serbit.Edhe serb i kulluar te kishe qene , nuk kishe me i bo ma shume dem Shqiperise se sa i ke bo ti ne keto 23 vjet ne politike.Harram buka dhe ajri e uji i ketij vendi te bekuar qe te beri kaq sa je , jo per ta shkaterruar por per ta lulezuar.Mos tu gjindte fara kerkundi, fare muti, qe per fat te keq nuk i kane munguar Shqiperise se shkrete gjithmone ne vite.Ne hale vafte e gjithe fara e soji yt i te berit politike, o misherim i te keqes qe e ke konkuruar denjesisht atin tend shpirteror qe i ke mbajt qesen e shurres per shume vite.Zoti e degjofte fjalen time dhe mos e paç nje dite te bardhe nga te gjitha ato qe te kane mbetur.
Me cudit fakti qe gjithe ata njerez pa tru te mbledhur aty, si nuk u bene kembet te iknin, po rrinin e duartrokitnin brockullat qe jane degjuar per nje cerek shekulli. O zot, cfare kohe jetojme!
Ne bote ka fakir qe flejn me nga 1-2 muaj mbi ferra pa u ushqyer.Tashti ne mbledhjen e madhe te PD zbulohen fakire qe nuk flejne mbi ferra po mbi dafina.Kjo ban qe te harrojne dhe ropet e shtepise.Ropet,ne sensin politik anetare.
Te gjithe ata qe jane mbledhur atje jane cakej te pasurise publike qe po u bien jargjet si cakejte kur shohin gjahun.
Kjo parti nuk vjen kurre ne pushtet pasi ka vrare njerez te pafajshem. Duhet bere drejtesia me pare qe te hapet rruga per opoziten. Dhe kjo parti pikerisht ben ate qe e mban gjithmone ne opozite, mbyll rrugen e vete duke mbajtur peng Prokurorine dhe Gjykatat e politizuara.
Populli kerkon DREJTESI me pare se te JAPE VOTEN.
Filloni me 21 Janarin he ‘djema’ te PD-se.