Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dha sonte një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Gazetarja: Zoti President, përshëndetje!
Presidenti Nishani: Përshëndetje zonja Kostreci! Dëshiroj në radhë të parë që të falënderoj të gjithë gazetarët e ‘Zërit të Amerikës’, drejtuesit, punonjësit, por veçanërisht ata të ‘Seksionit Shqip’. Përshëndetje!
Gazetarja: Ju falënderojmë edhe ne që na dhatë mundësinë për këtë intervistë! Zoti President, mes të tjerash dje në fjalimin tuaj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ju përmendët pjesëmarrjen e Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar grupin e Shtetit Islamik. Përveç dërgimit të armëve për forcat irakiane, cili ka qenë kontributi i Shqipërisë dhe çfarë kontributi tjetër pritet më tej?
Presidenti Nishani: Së pari, Shqipëria i është bashkuar menjëherë thirrjes për këtë koalicion pasi jemi të bindur që liria, siguria dhe demokracia janë seriozisht të rrezikuara jo vetëm në Siri dhe në Irak, por tashmë në të gjithë botën. Ofrimi i gatishmërisë nga ana e qeverisë shqiptare që në çastet e para është tregues i sjelljes së vijueshme të Shqipërisë për të qenë gjithmonë në krah të aleancave të tilla, veçanërisht në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krah të botës demokratike dhe do të mbetet e tillë jo vetëm në dërgimin e ndihmave ushtarake me armatime që tashmë janë realizuar, por në çdo nevojë që do t’i adresohet qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë si vend.
Gazetarja: Zoti Nishani, le të kalojmë në disa çështje të ditës në Shqipëri. Së fundmi ju keni hapur një konkurs për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë. Ligji për Bankën e Shqipërisë thotë se Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë dhe Guvernatori është kryetar i Këshillit Mbikëqyrës. Me procedurat që ju keni filluar, si mund të zgjidhet një Guvernator duke mos qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës?
Presidenti Nishani: E ka zgjidhur qartësisht Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. E ka zgjidhur qartësisht ligji dhe natyrisht Guvernatori që zgjidhet është ‘ex officio’ anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Gazetarja: E qartë dhe është e vërtetë që Kushtetuta thotë që Guvernatori është pjesëtar i këtij Këshilli, por ligji përcakton se pesë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës caktohen nga Parlamenti, tre nga qeveria dhe një nga vetë Këshilli dhe që Guvernatori duhet të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Duket kështu se roli juaj për të propozuar Guvernatorin fillon ose ka lidhje vetëm me anëtarët e këtij Këshilli pasi ata janë përcaktuar?
Presidenti Nishani: Nëse do të ishte kështu Kushtetuta do ta kishte thënë qartësisht këtë gjë, por Kushtetuta e ka thënë mjaft qartë dhe secili prej nesh duhet të ndjekë dhe të respektojë Kushtetutën ashtu siç është e përcaktuar ajo, edhe ligjin përkatës natyrisht. Kështu që ligji thotë se Guvernatori është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe menjëherë sapo ai të zgjidhet, bëhet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Gazetarja: Pra, më falni po këmbëngul edhe pak, në thirrjen tuaj ku u keni bërë thirrje shqiptarëve brenda kufijve dhe jashtë që të aplikojnë, krijohet përshtypja se kjo thirrje është për këdo nga qytetarët e Shqipërisë, ndërkohë që numri kufizohet pikërisht nga ligji që ju përmendni?
Presidenti Nishani: Natyrisht për këdo që plotëson kriteret ligjore. Ajo është mjaft e qartë. Kushtetuta përcakton mënyrën e zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ligji përcakton kriteret për çdo shtetas shqiptar, i cili mund të zgjidhet në këtë pozicion. Kështu që gjithçka është e qartë. Është e përcaktuar në ligj dhe të gjitha institucionet duhet vetëm të respektojnë ligjin dhe natyrisht të ndjekin përcaktimet ligjore dhe kushtetuese. Dhe besojmë se shkojmë drejt realizimit të objektivit, të detyrave dhe përgjegjësive tona.
Gazetarja: Zoti President, një nga problemet e mëdha në Shqipëri është drejtësia, siç është edhe konsensusi i të gjithë faktorëve në vend. Dje u miratua ngritja e një komisioni hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin e Nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të një anëtari të tij. Cili është mendimi juaj për këtë çështje?
Presidenti Nishani: Unë e kam deklaruar mjaft hapur dhe publikisht edhe herën e kaluar, dhe ju falënderoj që më jepni edhe njëherë mundësinë që ta denoncoj këtë akt si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të politikës në një prej pushteteve më të rëndësishme të një demokracie siç është drejtësia, dhe veçanërisht tek gjyqësori. Nuk ka asnjë shkak, asnjë parashikim për të ndërmarrë një hap të tillë. Unë nuk do të merrja kohën e çmuar të kësaj interviste për të renditur një angazhim dhe kontribut të rëndësishëm gjatë dy viteve të fundit nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por ajo që më shqetëson dhe të cilën ia adresoj opinionit publik, por edhe të gjithë partnerëve të Shqipërisë ka të bëjë me faktin që ky akt është një ndërhyrje e hapur, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, për të pasur një kontroll dhe ndikim politik mbi sistemin e drejtësisë dhe kjo më shqetëson jashtëzakonisht shumë.
Gazetarja: Zoti President, besoj se ju e keni fjalën edhe për ankesën që ju vetë keni bërë në Gjykatën Kushtetuese që pritet të thotë fjalën e vet. Ndërkohë debatet për KLD-në kanë vazhduar. Sot Ministri i Drejtësisë e ka akuzuar KLD-në për shkelje ligji dhe në shtyp gjithashtu është botuar edhe përmbajtja e procesverbalit të mbledhjes së fundit ku dalin në pah debatet e shumta. Ju e pranoni që kjo është problematike. Cili është mendimi juaj? Si mund të reformohet ky organ?
Presidenti Nishani: Jo vetëm Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por në tërësi sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë për një reformë të thellë, të qenësishme, transparente dhe natyrisht me efiçencë në afate të gjata. Nuk ka asnjë dyshim për këtë dhe është pikërisht kjo arsyeja përse unë kam marrë një nismë së fundmi për të organizuar një tryezë mbi hartimin dhe orientimin e reformës në sistemin e drejtësisë më datën 6 tetor ku është ftuar qeveria shqiptare, aktorët ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mjaft grupe të tjera interesi, pasi me të vërtetë është një çështje për të cilën duhet një angazhim i madh, serioz dhe i thellë. Por kjo do të thotë që të gjithë aktorët, të cilët janë të interesuar për një reformë reale në sistemin e drejtësisë, duhet mbi të gjitha t’u referohen praktikave më të mira evropiane të kësaj reforme. Shqipëria besoj se e ka këtë mundësi për të marrë këtë përvojë, për t’i marrë këta shembuj dhe njëkohësisht për të realizuar një reformë në sistemin e drejtësisë, që do t’i shërbejë shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, shërbimit ndaj qytetarëve dhe jo vënies nën kontroll nga ana e politikës, cilado qoftë qeveria e radhës në fuqi, të këtij sistemi kaq të rëndësishëm dhe vital për demokracinë e çdo shteti.
Gazetarja: Zoti President, që këto praktika që ju përmendni të jenë të suksesshme, duhet të jetë edhe konteksti i duhur. Dhe në fakt, degët e qeverisjes kanë një mosbesim ndaj njëra-tjetrës dhe ekziston edhe mungesa e vullnetit të mirë mes dy palëve kryesore politike në këto ngërçe të krijuara. Sa penguese është kjo për reformat e nevojshme për vendin?
Presidenti Nishani: Padyshim që mungesa e besimit dhe e respektit reciprok pengon realizimin e reformave, të cilat do të kenë një impakt dhe qëndrueshmëri afatgjatë në kohë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pikërisht përse unë ndërmora nismën për të organizuar një tryezë të tillë debati për njërën nga reformat më të rëndësishme siç është ajo e drejtësisë, ku është ftuar qeveria, është ftuar opozita dhe aktorë të shoqërisë civile. Pra, ne e kemi mjaft të domosdoshme që të ofrojmë modelin dhe kulturën politike të rritjes së besimit, të respektit reciprok, të lejimit të hapësirës së gjithsecilit në mënyrë të tillë që të realizojmë rezultate që na vijnë nga reforma, që t’i rezistojnë kohës në mënyrë afatgjatë dhe më së shumti të shkojnë në shërbim të jetës së përditshme të qytetarëve, natyrisht seriozitetit dhe konsolidimit të funksionimit të institucioneve të një shteti demokratik.
Gazetarja: Zoti President, rastet janë të shumta për të pasqyruar mangësitë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, por po përmend një tillë, i cili mund të mos jetë më i rëndi, por që ngre disa pikëpyetje të rëndësishme edhe për shoqërinë. Fakti që ish-guvernatori Fullani u vendos në arrest shtëpie, ndërsa ish-inspektorja e Përgjithshme, Elivar Golemi mbeti në burg. Një vendim i tillë u komentua nën dritën e favorizimit të një personi më të fuqishëm, por edhe me disa nuanca gjinore, pra, për faktin se zonja Golemi është grua. Çfarë logjike ka pasur ky vendim sipas mendimit tuaj?
Presidenti Nishani: Unë nuk do të dëshiroja dhe nuk do të komentoj vendimet e gjykatës, të drejtësisë, përndryshe do të dilja nga konteksti kushtetues i Institucionit të Presidentit të Republikës. Por çështja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ende ka shumë pikëpyetje në tërësinë e saj. Ajo që unë pres të shoh së pari nga ana e një hetimi të plotë nga Prokuroria, dhe më pas nga sistemi gjyqësor, të shikojmë se si ka ndodhur në të vërtetë mekanizmi i vjedhjes së parave në Bankën e Shtetit shqiptar, si është realizuar ai, cilët kanë qenë të përfshirë në të. Dhe jam i bindur që në përfundim të një hetimi që së pari duhet të jetë mbi vjedhjen, mbi aktin më të rëndë, pra mbi aktin kriminal, jam i bindur që do të dalin dhe do të jetë më e qartë më pas hetimi i përgjegjësive, qofshin administrative apo penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë akt. Unë besoj që sistemi i drejtësisë do ta trajtojë shumë seriozisht këtë çështje, sepse kjo është një çështje që kërkon transparencë, profesionalizëm, kërkon tërësisht një qëndrim jashtë ndikimeve nga presionet që mund të vijnë nga politika apo nga grupe të tjera të interesit për të pasur një proces një të drejtë, kështu që çështja në tërësi e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë është një çështje ku po aq e rëndë sa ç’ishte vjedhja e saj, po aq e rëndësishme është zbardhja apo zbulimi deri në fund i saj dhe i përgjegjësve të kësaj çështje. Natyrisht që unë shpresoj që në çështjet e trajtimit nga ana e gjyqësorit të merren parasysh të gjitha rrethanat për çdo të akuzuar.
Gazetarja: Zoti President, me një pozicion mbi palët siç është ai i Presidentit mund të ndihmohet për të ndërmjetësuar në zbutjen e marrëveshjeve politike që karakterizojnë Shqipërinë në marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës. Por ju jeni akuzuar shpesh se mbani anën e opozitës. Si u përgjigjeni këtyre akuzave?
Presidenti Nishani: Këto kanë qenë akuza paksa naive në gjykimin tim, sepse një President, i cili nuk ka as edhe një rast të vetëm të identifikuar që është sjellë në mënyrë politike, që ka tentuar të pengojë punën e qeverisë, që ka tentuar të pengojë reformat, por përkundrazi, në gjykimin dhe në vlerësimin tim ka qenë gjithmonë një zë mbështetës i angazhimeve të drejta, i angazhimeve ligjore, i angazhimeve kushtetuese të qeverisë, i reformave të domosdoshme. Unë besoj që është përgjigjja dhe argumenti më i mirë për të dekurajuar çdo akuzë të karakterit politik që vjen ndaj Presidentit të Republikës. Unë besoj që shoqëria shqiptare, demokracia shqiptare nuk ka nevojë për një President, i cili të jetë një noter i paarsyeshëm dhe i paargumentuar i qeverisë, përkundrazi, Institucioni i Presidentit të Republikës megjithëse nuk ka ekzekutiv është një zë mjaft i rëndësishëm në promovimin e vlerave më të mira të shoqërisë, i mbështetjes së reformave të domosdoshme, por edhe i ruajtjes dhe i mbrojtjes së integritetit të institucioneve, të vetë vlerave të demokracisë. Ky ka qenë angazhimi im dhe kjo do të mbetet përsëri përgjegjësia dhe tërë kontributi që unë do të jap në të ardhmen .
Gazetarja: Zoti President, edhe një pyetje. Kohët e fundit ka pasur disa ceremoni publike ku kanë marrë pjesë disa persona, të cilët, mesa duket, janë nostalgjikë të kohës së kaluar duke paraqitur disa simbole të ish-diktatorit. Pyetja ime nuk ka lidhje me faktin, sepse personat janë të lirë të shprehin mendimet e tyre, por, desha t’ju pyes, a vihet re një farë moskuptimi midis grupeve të ndryshme në Shqipëri duke pasur parasysh sesa shumë njerëz kanë vuajtur nga ajo diktaturë dhe nga personat që e shkaktuan atë?
Presidenti Nishani: Jo, nuk do ta konsideroja si një moskuptim. Përkundrazi, unë do ta gjykoja dhe vlerësoja si një provokim që i bëhet jo vetëm shoqërisë shqiptare, një provokim i rëndë që i bëhet të shkuarës në Shqipëri. Mund të them që, çështja në tërësi e prezantimit apo e risjelljes në vëmendje të publikut të diktaturës apo të figurave të diktaturës është një çështje, e cila kërkon një reagim serioz të shoqërisë shqiptare, të shoqërisë civile dhe të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria ka nevojë vërtetë për të analizuar dhe për të shkuar drejt hetimit dhe dënimit real të krimeve të komunizmit. Shqipëria ka nevojë dhe veçanërisht politika shqiptare dhe aktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare për një proces lustracioni dhe jam i bindur që të gjithë do të jemi shumë më mirë dhe natyrisht do t’i pritet rruga çdo lloj provokimi të kësaj force dhe modeli që tenton të sillet në mënyrë shumë provokuese dhe shumë të padrejtë në opinionin publik shqiptar por edhe në ndjenjat e atyre që kanë vuajtur drejtpërdrejtë persekutimin e komunizmit në Shqipëri.
O burra o milet cohuni ne kembe se po shkelet kushtetuta , po iku Cefa kush e mbron gjin gjonin po iku gjin gjoni , kush e mbron bendon e gerdecit , sashenken e zgjedhjeve,kush e mbron, fullanin , tani qe iku fullani ka mundesi te iki odeta , edhe kur pa; sa ja gjetem vendin e pellumbave, ne mes 10 inxhiniereve ndertimi qe paska banka!.Cohuni se po prishet shteti, shikoni a nuk ju thashe po iku zhuka nga l.L.K.P.D do demtohet rende demokracia ….!Pika ne bythe per kete palo legen president qe kemi .!
E nxorri koken kryetari i KLD istave. po shkelet kushtetuta thote ky nishani. Turp te kete. Po qe po rrahin prokuroret te denuarit nuk shkelet kushtetuta. Ngaqe Gjyqtaret jane te korruptuar marrin zemer kriminelet dhe ju hakerrehen prokuroreve dhe policise te cilet ne rastin e fundit mbeten te zbuluar per palle krimit qe mbrohet nga KLD ja dhe ky bujar nishani.
Parlamenti duhet te shkarkoje bujar nishanin si njeriu qe merr ne mbrojtje shkeles te ligjit si cefa, gjoni e kompani qe hane e pime ne kurriz te qytetareve shqipetare.
Parlamenti te Hetoje te gjitha pasurite e anertareve te KLD se .
o sakat I kld po te doli me kamera dhe me ze a figure sulmi qe maloku I dragobise I beri ambasades gjermane dhe komploti per ambasaden e daj samit ne kohen e ambasadores qe u largua si e tmerruar.
po cfar pret mor sakat I mjere pse nuk fillon prokuroria hetimet per keto krime…
pse me kujton te madhin Charlie Chaplin ti mor mustaqe dhjer…
Nuk ka asgje antikushtetuese ne ate cka po ben Kuvendi. Dy anetaret qe Kuvendi zgjedh mund te hiqen nese ata kapen qe haptazi thyejne ligjet e shtetit. Kuvendi ka te drejte ti largoje ata kur te doje. Pra ata jane brenda Kushtetutes. Ju jeni antikushtetues ne ato qe thoni kur ju i kunderviheni Kuvendit te Shqiperise ne te drejten ligjore qe ata kane. Prandaj nuk e dime se kush eshte anti-kushtetuesi. Por sigurisht qe ju nuk beni gje tjeter por kundershtoni cdo ligj sikur te ishit Berisha vete. Vazhdoni politiken e konfliktit deri ne fund. Populli kerkon reformimin e sistemit te drejtesise qe eshte thellesisht i korruptuar dhe i kalbur. Ju jeni kryetar i kesaj drejtesie te felliqur. Ju jeni pergjegjes per kete gjendje dhe duhet te dorehiqeni dhe lini Kuvendin e popullit te beje punen ashtu sic e kerkuan votuesit e 23 qershorit. Shporruni te gjithe armiq dhe shkaterrues te ketij kombi.
O zoti President, kur antaret e Keshillit te Larte shkelin ligjet, sipas jush duhet te vazhdojne akoma me shume per shkaterrimin e vendit.
Me kete deglarate qe Ju beni, nuk ngelet gje tjeter por te beni dorheqje si njeri qe nuk i sherben shqiptareve.
Shko more ti tutkun sikur vetem ti e njihke kushtetuten, se le nam. Qelbesire. Ke mbledhur nje grusht me njerez te korruptuar dhe e ke shkaterruar drejtesine ne Shqiperi bashke me palacon Berisha dhe vazhdon te mbrosh kete sistem te kalbur. Po ngjall urrejtjen e njerezve qe do te dalin ne shesh te kerkojne largimin tend. Turp more zagar i Berishes qe vetem shkaterrim i dhate ketij vendi. Hajt more gjysmak ne trup dhe ne mendje. Nuk i thone kot latinet 9mens sana in corpore sana’ – mendja e shendoshe ne trup te shendoshe. Ti gjysmen e trupit e ke jofunksionale dhe keshtu e ke edhe mendjen. Faqezi!
Nishan mendon se eshte minister I Sali Berishes dhe vepron me urdher te tij .Largoheni kete njeri te klonuar nga Berisha si shume pd-iste te tjere dhe Bashe idiotin!
more i met nga trut dhe dorac,pjelle e pd-es kriminale si nuk ke piken e turpit qe del ne mbrojtje te hajdutve te kld-es,te atij gjyqesori te ndyre qe po vazhdon te thith gjakun e shqiptareve.ky palo president duhet shkakuar me njehere sepse eshte gjarperi i zi ne drejtesi.ky eshte nje me kriminelin berisha ,basha e zhozi.edi rama beje referendum ne popull dhe shkarkoj keta ndyresira.per krimet qe kane bere vendi i tyre eshte ne burg.kriminelet nuk largohen kurr me deshire.malsori.boston
Drejtesia duhet rreformuar ne themel pasi korrupsini dhe kriminalizimi i saj i kane zene frymen gjithe vendit.Demokracia buron nga drejtesia dhe zbatimi i ligjeve. Duhet te ushtrohet kontroll pasurie i gjithe trupes se drejtesise dhe te largohen nga ky istitucion te gjithe ata qe qe kane abuzuar e sipas rastit te kalojne drejtesise per ndjekje penale deri ne konfiskim te te mirave materiale te vena nga shperdorimi i detyres. Drejtesia dhe reformimi i saj jane sfida historike e kesaj Qeverie perndryshe jo vetem qe do e shohim Evropen me dylbi por edhe vendi do zhytet ne humnere.
Edhe ketu jo ?
Ketij sakatit te dyfishte i lëshosha mbi shpine “mbiemrin” tim!
Sapo lexova kroniken per “heroin e trishtuar zviceran”, i cili u perlesh me 26 vjecarin shqiptar, po nuk arriti dot t’ia shpetonte jeten gruas se kriminelit, dhe ajo shqiptare.
Ne, 3 MILIONE E CA SHQIPTARE TE TRISHTUAR e kemi para sysh perdite president kapeterrin-kambalen Nishani, e kemi “rrezuar” me 23 qershor 2013 dhe ai, sikur te kishte 100 shpirtra “i jep mend botes” ne OKB, kur vete mbush breket dhe eshte nje nga sherbetoret me te rralle qe mund te kete njohur njerezimi i te zotit, qe e nxori nga kamerierlleku, nga hiçi, nga zeroja zeron.
Sikter!
********************************************************************************************
Turp, turp …..
President i inkriminuar dhe lidhur me persona te korrupruar …
Z.Rama,
Kuvendi te shkarrkoje kete “kapter-mafioz” i Shkolles Bashkuar qe krimineli Sali Bisha po e perdor si shume te tjere per te mbrojtur krimet dhe bemat e tij me familje.
*******************************************************************************************
************************************************************************************************
Gjejeni kush e ka thene kete shprehje kaq vulgare nga arsyetimi …..
“Çdo qelizë e trupit tim vuan për fatin e shqiptarëve, edhe pse unë qesh”
*************************************************************************************************
Perse e ftojne kete cyryk ne OKB dhe ne Institucione te tjera nderkombetare ?
A nuk e shohin organizatoret, qe ky gjytrym kur afrohet prane podiumit ku duhet te lecise, ka rrezik te rrezohet nqse nuk e mbajne nja dy vete ?
Epo nga ti o zoti Nishani nuk presim gje te mire ne.
E mira jone dhe e jotja eshte te behet referendum per shkarkimin tend.Je me koti qe ka pare ky vend dhe ne cdo rang.
Fatkeqsisht te quajne edhe kryetar shteti?!?!Pika qe s’te bije o gjytyrym.
Vet pergjigjet qe i jep gazetares se zerit te Amerikes ,te japin pershtypjen qe Nishani nuk duhet te jete me president i Shqiperise.Hipokrizia arrin kulmin kur merr ne mbrojtje cefen dhe lelcajn ,duke e justifikuar se po shkelet kushtetuta dhe po kapet politikisht KLD.z.President ju pyesim ,po deri tani KLD eshte e pamvarur?Kush e zgjodhi dhe cefen dhe lelcajn?Nuk kuptoj pergjigjen kur pyetet se ju akuzojne per te njeanshem,dhe thote se une deri tani nuk jam noter i opozites po vec zbatoj kushtetuten.Rasti konkret kur ju mbrojtet Zana Xhuken dhe gjykata kushtetuese e quajti veprim te rregullt zevendesimin.Po per Fullanin pse nuk pergjigjesh kur per gjin gjonin i dole ne mbrojtje. Jo, ju nuk mund te jeni presidenti jone se ju merrni urdhera nga Shqupi dhe jo te veproni sipas kushtetutes.Ju po sabotoni reformat ne te gjitha fushat ,se ai eshte dhe misioni juaj kur ju vune ne ate post.Shqiptaret po shikojne si vepron dhe prandaj revoltohen me ju.Kushtetuta duhet te ndryshoj dhe presidenti qe te kete nje fuqi me te madhe per te zbatuar ligjin ,duhet te zgjidhet direkt nga populli.Me kete president ,zor se do te ndryshoje drejtesia.Kemi 23 vjet demokrature dhe drejtesia mbetet nje nga pushtetet qe jo vetem nuk jep drejtesi po eshte me e korruptuara dhe me pak e deshirueshmja per popullin.
PUSHOJENI gruan e nishanit nga banka dhe shikoni si do pushoje nishani,se perdite thote brockulla.
Per fat te keq ju nuk jeni president i shqiperise se ju ka zhjedh minoranca handikape, kurse jnga ana tjeter do ju keshilloja te kuroheni te veterinieri vucidolit si i semure qe jeni
as president per nevojtoret e komunes,-eshte me shkolle nate…ben te ditur,kushtetuta,kushtetuta….hahaha
Kushtetuten ky President e ka te shkelur me kater kemb,ajo eshte ber si leter hixhenike ku te gjithe abuzojne me te, dhe te gjithe bertasin per te sikur ju dhimbset Kushtetuta. Historikisht me Kushtetuten jane tallur te gjithe ,ajo ka qene gjithnje formale dhe ne interesin e pushtetareve,prandaj ajo nuk ka vlere morale ne popull.
Per fat kam dyshtetesi dhe kur lexoj e degjoj bemat e marrezite e Nishanit,…
nuk jam shqiptar ?
Gomari po gamar mbetet edhe kur mafia e ve president…
tallja me e madhe e ketij populli-eshte ky lloj presidenti,sala e vuri,per te mbajtur akoma sadopak,kliken mafioze,skandal! referendum…
Ky eshte thjesht idiot!