Partia Demokratike akuzon Qeverinë se për shkak të asaj që demokratët e konsiderojnë si afera CEZ do të rritet cmimi i energjisë elektrike për shqiptarët. Në një konferencë për mediat Enno Bozdo theksoi se “afera CEZ” i ka kushtuar dhe do t`i kushtojë shumë Shqipërisë, në planin financiar, ekonomik dhe atë të imazhit ndërkombëtar!
“Siç edhe kemi paralajmëruar, kjo aferë do të sjellë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. E verteta është se shqiptarët e kanë paguar një herë këtë rritje çmimi, dhe nuk duhet të paguajnë përsëri.
Rritja e çmimit do të varfërojë më tej jo vetëm buxhetet e pakta familjare, por do të ulë aftësinë blerëse, do të shtrenjtojë koston e punës, e për rrjedhojë do të dëmtojë ekonominë shqiptare, tashmë e “zënë prej fyti” prej rritjes së vazhdueshme e taksave dhe frymës së pesimizmit që ka kaptuar gjithkënd;
500 milionë euro, borxhe të pranuara dhe të papaguara të kompanisë CEZ ndaj shtetit shqiptar, u shuajtën me një të rënë të lapsit, sikur të mos kishin ekzistuar më parë;
3 miliardë dollarë, dëmi që CEZ i ka shkaktuar SEL dhe ekonomisë shqiptare, edhe pse i certifikuar nga ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë, u “harrua” nga maxhoranca pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes;
E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, maxhoranca do t`i paguajë CEZ edhe 95 milionë euro të tjera, edhe pse CEZ shkeli kontratën me të dyja këmbët duke i shkaktuar vendit dëme të pallogaritshme.
Në qoftese këto 95 milionë euro do të investoheshin në sistemin e shpërndarjes, dhe nuk do të ngrohnin xhepat e thellë të CEZ, atehere nuk do te kishte nevojë të merrnim hua dhjetëra miliona dollarë nga kreditorët. Dhe kjo hua do të paguhet përsëri nga të gjithë shqiptarët”, tha Bozdo.
Por sipas tij, “afera CEZ” do t`i kushtojë shumë Shqipërisë dhe në planin e imazhit ndërkombëtar të vendit.
“Maxhoranca fshehu me qëllim raportet ndërkombëtare të kompanive të specializuara, të cilat ishin prova themelore e aferës CEZ. Shqiptarët nuk u njoftuan mbi çfarë faktonin këto raporte, ndërsa Kryeministri dhe ministrat e tij vazhdojnë të sillen sikur keto raporte nuk ekzistojnë. Maxhoranca u soll sikur të ishte avokate e CEZ dhe jo gardiane e interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.
Edhe ccmimi eshte bere me 2c si Enno me 2n
prap dolen legenat e pd se u vjen keq per rrotjen e energjise o te mjere po fatur prej vjedhjeve tuaja gropen qe e la qeverisja juaj une per veti jam dakort por nuk kam mundesi te paguaj se pune nuk ka vjedhes e kriminel smundem ta bej se nuk kam ndonje me detyre po na lat dritat mir po i ndalet dhe ma mire po detyrohem te dal e te shoh zhvillimin e qytetit e te fshatit diten
Po ky ENO me fal harrova nje n zv/kryetar bashkie cfare ka ky me cmimin e energjise apo eshte tellalli i Bashkise
Afera me cezin eshte krimi financiar me i madh qe ka ndodh ne Shqiper.Fajin kryesor e kabe ata qe firmosen privatizimin e kesaj ncermarrje shteterore,dhe nje nga ata eshte ky llapa qen ,qe ue habitem si njk merret ne ndjekje penale.Kishit dy vjet kohe qe nga prishja e kontrates ,dhe nuk e bete arbitrazhin.Aresyeja ishte e thjesht se CEZi do ta fitonte gjygjin per prishje me dhune te kontrates dhe do fitonte dhe 500 milion dollar si cdemtim .Qeveria e sotme po mbyll gropen e zeze qe hape ti dhe soji juaj ne cdo sektor te ekonomise.Zgjidhja nuk eshte rritja e cmimit te energjise,por ulja e humbjeve ne rrjet si dhe fillimi i pageses nga ata militant qe kane 23 vjet qe nuk paguajne.